Ky kurs trajnimi do të ofrojë njohuritë e nevojshme mbi matësit e ujit, valvulat dhe hidratët e zjarrit dhe do të shfaq rëndësinë e tyre në sistemin e furnizimit me ujë. Pjesëmarrësit do të kuptojnë sesa i rëndësishëm është funksionimi i rregullt i tyre, përkatësisht, në matjen e saktë të konsumit të ujit, shpërndarjen e tij me presionin e duhur si dhe me një cilësi të mirë.Përftimet e shumta të matjes, ndërlidhjen e saj me humbjet e ujit, operimi dhe mirëmbajtja e valvulave, si dhe përdorimet e hidrantëve të zjarrit në sistemin shpërndarës, do të trajtohen gjerë gjatë këtij kursi trajnimi.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për hidraulikët dhe inxhinirët e operimit, mirëmbajtjes dhe shfrytëzimit në sistemin e furnizimit me ujë.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Identifikoni dhe të testoni lloje të ndryshëm matësish;
Identifikoni llojet e matësve elektronike;
Njihni llojet e valvulave dhe numrin e vendosjes së tyre në një kryqëzim tubacionesh;
Përcaktoni vendndodhjen e instalimit të valvulave dhe procedurat e nevojshme;
Identifikoni tipet e hidrantëve dhe përdorimin e tyre brenda sistemit shpërndarës;
Njihni problemet që shkaktohen nga hidrantët.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, kompani private që prodhojnë dhe ofrojnë produkte të trajnimit përkatës, do të kryejnë demostrime të tyre në klasë dhe në terren.
Materialet e kursit të trajnimit
Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Matësat e Ujit, Valvulat dhe Hidrantët”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 13,000 lekë për person
Jo-anëtarët: 16,000 lekë për person
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.