Në Shqipëri, pjesa më e madhe e zonave urbane dhe të gjitha zonat rurale përdorin ujrat nëntokësor si burim kryesor për të siguruar furnizim me ujë të pijshëm. Prandaj ruajtja dhe mbrojtja e këtyre burimeve dhe zbatimi i praktikave për parandalimin e ndotjeve të mundshme ështe një domosdoshmëri. Shoqëritë UK duhet të zbatojnë kërkesat dhe rregulloret që kanë të bëjnë me vendndodhjen e puseve në lidhje me rreziqet sanitare. Punonjësit duhet të operojnë dhe mirëmbajnë puset në mënyrën e duhur dhe të vazhdueshme.Ky kurs trajnimi ofron njohuri mbi instalimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve përbërëse të pusit. Gjithashtu, testimi i performancës së puseve dhe llojet e testeve të pompimit do të trajtohen dhe diskutohen gjatë trajnimit.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinieret e prodhimit dhe inxhinierët e projektimit.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Identifikoni disa nga burimet e mundshme të ndotjes së ujrave nëntokësor;
Njihni legjislacionin lidhur me mbrojtjen e puseve;
Përcaktoni faktorët që duhet të merren parasysh ndërsa përcaktohet zona për ndërtimin e pusit;
Identifikoni llojet e puseve;
Identifikoni dhe njihni funksionin e pajisjeve dhe pjesëve përbërëse të një pusi;
Identifikoni faktorët që ndikojnë në mirëmbajtjen e një pusi;
Njihni procedurat për mbylljen e një pusi;
Identifikoni dhe njihni problemet që shkaktohen nga rëra;
Identifikoni metodat për zvogëlimin e prodhimit të rërës;
Aplikoni procedurat e kontrollit të operimit të pompave;
Shpjegoni rëndësinë e projektimit dhe instalimit në mënyrën e duhur të komponentëve të pusit;
Identifikoni llojet e analizave për puse specifike.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit
Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Operimin i Puseve”. Përpos kësaj, ju do të pajiseni me çertifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 22,000 lekë për person
Jo-anëtarët: 25,000 lekë për person
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe