Tubacionet e rrjetit shpërndarës dhe rezervuarët e ujit janë komponent shumë të rëndësishëm të sistemit të furnizimit me ujë. Instalimi i duhur i tyre zgjat jetën e shërbimit dhe zvogëlon problemet me mirëmbajtjen në vazhdimësi, duke ofruar kështu ujë të pijshëm të sigurt dhe duke ulur kostot e panevojshme për Shoqërinë. Gjatë këtij kursi trajnimi, pjesëmarrësit do të njihen me llojet e tubacioneve më të përdorshme, si dhe karakteristikat e tyre. Do të mësojnë hapat e nevojshme për instalimin e tubacioneve dhe do të njihen me lloje të ndryshme të rezervuareve si dhe me procedurat e operimit dhe mirëmbajtjes së tyre.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, kryeinxhinierët, dhe inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit dhe inxhinieret e prodhimit.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Njihni skemat e systemit shpërndarës të ujit;
Identifikoni llojet e tubacioneve;
Identifikoni llojet e rakorderive në tubacione;
Njihni procedurat e mbrojtjes së tubacioneve;
Identifikoni procedurat e inspektimit gjatë transportit të tubacioneve;
Zbatoni hapat për shkarkimin, grumbullimin dhe sistemimn e tubacioneve gjatë punimeve;
Përshkruani dhe zbatoni procesin e gërmimit;
Njihni hapat për instalimin e tubacioneve;
Zbatoni procedurat e kontrollit të rrjedhjeve në tubacione;
Njihni dhe zbatoni porcesin e shpërlajres, pastrimit dhe dezinfektimit të tubacioneve;
Operoni dhe mirëmbani tubacionet dhe rakoderitë;
Identifikoni lloje të ndryshme të rezervuarëve të ujit;
Njihni procedurat e mirëmbajtjes së rezervuarëve të ujit.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit
Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Tubacionet Kryesore dhe Rezervuarët e Ujit”. Përpos kësaj, ju do të pajiseni me çertifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 13,000 lekë për person
Jo-anëtarët: 16,000 lekë për person.
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.