Njohja e procesit të trajtimit paraprak është e rëndësishme sepse parandalon dëmtimin e pajisjeve dhe rrit jetëgjatësinë e funksionimit të pajisjeve të tjera në impiant. Për më tepër, nëpermjet kontrollit të shijes dhe erës, operatorët e shoqërive UK mund të shmangin ankesat nga konsumatorët lidhur me cilësinë e ujit. Ky kurs fokusohet në rëndësinë e trajtimit paraprak dhe zgjerohet në tre proceset që ndodhin brenda tij. Gjithashtu shpjegon në mënyrë të qartë rëndësinë e kontrollit të shijes dhe të erërave, si dhe identifikon shkaqet dhe burimet e tyre.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky trajnim është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për inxhinierët dhe specialist që punojnë në impiantet e trajtimit të ujit të pijshëm.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Identifikoni tre proceset e trajtimit paraprak;
Rendisni procedurat e inspektimit dhe pastrimit që nevojiten për mirëmbajtjen e grilave;
Identifikoni llojet e sistemeve të parasedimentimit dhe t’i shpjegoni ato;
Operoni dhe mirëmbani sistemin e para-sedimentimit;
Identifikoni qëllimin e procesit të mikrofiltrimit dhe të njihni elementët e tij;
Rendisni avantazhet dhe disavantazhet e mikrofiltrimit;
Shpjegoni rëndësinë e kontrollit për shijen dhe erën;
Identifikoni shkaqet e shijes dhe të erës;
Parandaloni zhvillimin e shijeve dhe të erërave me anë të programeve të monitorimit.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit
Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Paratrajtimi & Kontrolli i Shijes dhe i Erës”. Përpos kësaj, ju do të pajiseni me çertifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 22,000 lekë për person
Jo-anëtarët: 25,000 lekë për person
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.