Impjantet e trajtimit të ujërave të ndotura janë sisteme komplekse, të përbëra nga njësi dhe procese të ndryshme, të cilat janë të ndërlidhura dhe kanë ndikim në funksionimin e njëra-tjetrës. Ndaj, për operimin efektiv të proceseve të veçanta, është i domosdoshëm zotërimi i njohurive të përgjithshme rreth funksionit dhe ndërtimit të impjantit të trajtimit në tërësi.Ky kurs trajnimi ka për qëllim të njohë pjesëmarrësit me karakteristikat e ujit të ndotur, konceptet themelore të trajtimit të tij, si dhe kompleksitetin e llojshmërinë e metodave të trajtimit.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për teknikët dhe specialistët që punojnë në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura si dhe të gjithë specialistët e sektorit të kanalizimeve të cilët aspirojnë të punojnë në një impiant trajtimi.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Identifikoni llojet e ndryshme të shkarkimeve të ujërave të ndotura;
Shpjegoni rëndësinë e trajtimit të ujërave të ndotura dhe ndikimin që ka shkarkimi i tyre i patrajtuar tek njerëzit, mjedisi dhe ujërat pritëse;
Kuptoni përbërjen e ujërave të ndotura dhe përshkruani karakteristikat biologjike, fizike dhe kimike të tyre;
Përshkruani proceset e trajtimit të ujërave të ndotura;
Kuptoni skemen tipike të impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura;
Përshkruani llojet e ndryshme të proceseve që përdoren për trajtimin paraprak, primar dhe dytësor, si dhe shpjegoni se si këto procese arrijnë nivelin e synuar të trajtimit;
Dalloni midis trajtimit mekanik dhe biologjik;
Shpjegoni llojet e ndryshme të njësive që përdoren për trajtimin e llumit;
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, do të realizohet edhe një vizite studimore në një impjant trajtimi.
Materialet e kursit të trajnimit
Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Hyrje në Trajtimin e Ujërave të Ndotura”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 13,000 lekë për person
Jo-anëtarët: 16,000 lekë për person
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.