Trajtimi i ujit të ndotur duke përdorur si fazë sekondare trajtimi, pondet, lagunat ose shtretërit me filtër dhe bimësi, ka gjetur përdorim të gjerë në Shqipëri, duke qenë se ofron cilësi të lartë trajtimi me kosto relativisht të ulët ndërtimi dhe operimi. Ky kurs trajnimi trajnimi synon pajisjen e pjesëmarrësve me njohuri të mjaftueshme për të përzgjedhur dhe përdorur praktikat më të mira të operimit të këtyre njësive trajtimi bazuar në kushtet specifike të impjantit të tyre.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për inxhinierët, teknikët dhe specialistët që punojnë në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura, të cilët përdorin si metodë trajtimi pondet, lagunat ose shtretërit me filtër dhe bimësi.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Përshkruani metodat alternative të trajtimit të ujërave të ndotur për sistemt e vogla;
Identifikoni llojet e ndryshme të pondeve dhe lagunave, si dhe shpjegoni parimin e funksionimit të tyre;
Shpjegoni komponentët përbërës dhe parimin e trajtimi të shtretërve me filtër dhe bimësi;
Kuptoni procedurat e vendosjes në punë, operimit dhe mirëmbajtjes së pondeve të trajtimit;
Merrni mostra të ujit, interpretoni rezultatet e analizave laboratorike dhe bëni rregullimet e duhura në procesin e operimit të pondeve;
Njihni faktorët që tregojnë se pondi ose laguna nuk po funksionon siç duhet, identifikoni burimet e problemit dhe ndërmerrni veprime korrigjuese;
Hartoni një strategji për operimin e pondeve dhe lagunave;
Përllogaritni ngarkesën organike dhe hidraulike të pondeve dhe lagunave;
Vendosni në punë, operoni dhe mirëmbani shtretërit me filtër dhe bimësi;
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit
Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Trajtimi Sekondar i Ujërave të Ndotura – Pondet Lagunat dhe Shtretërit me Filtër dhe Bimësi ”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 13,000 lekë për person
Jo-anëtarët: 16,000 lekë për person
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.