Trajtimi i llumi të gjeneruar nga impjantet e trajtimit, është po aq i rëndësishëm sa dhe trajtimi i ujit të ndotur, duke qenë se ai përmban të njëjtët mikroorganizma patogjen dhe lëndë ndotëse që ndodhen në ujin e ndotur. Procesi i trajtimit të llumit kalon në fazat e trashimit, stabilizimit dhe largimit të ujit, për realizimin e të cilave janë të disponueshme teknologji dhe metodata të shumëllojshme. Ky kurs trajton llojshmërinë e metodave dhe teknologjive të përdorura për trajtimin e llumit, duke adresuar problematikat kryesore për operimin, mirëmbajtjen dhe kontrollin e secilës prej tyre. Gjithashtu në këte kurs trajtohen dhe metodat e menaxhimit të llumit të trajtuar.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për inxhinierët, teknikët dhe specialistët që punojnë në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Kuptoni rëndësinë e trajtimit të llumit dhe shpjegoni metodat e trajtimit;
Shpjegoni parimin e trajtimit të metodave të trashimit të llumit tilla si, trashuesit me gravitet, trashuesit me flotim dhe trashuesit centrifugal;
Operoni metodat e trashimit të llumit dhe korrigjoni problemet që mund të hasen gjatë operimit të tyre;
Shpjegoni parimin e trajtimit të tretësve aerobik dhe anaerobik;
Vendosni në funksionim, operoni dhe mirëmbani tretësit aerobik dhe anaerobik;
Njihni faktorët që tregojnë se tretësit aerobik dhe anaerobik nuk po funksionon siç duhet, identifikoni burimet e problemit dhe ndërmerrni veprime korrigjuese;
Shpjegoni parimin e trajtimit të metodave të përdorura për largimin e ujit nga llumi të tilla si, shtretërit e tharjes, presat ngjeshëse, centrifugat, filtrat me presion dhe vakum;
Operoni metodat për largimin e ujit nga llumi dhe korrigjoni problemet që mund të hasen gjatë operimit;
Kuptoni metodat në dispozicion për largimin dhe ripërdorimin e llumit të trajtuar.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit
Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Metodat e Trajtimit dhe Menaxhimit të Llumit”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 22,000 lekë për person
Jo-anëtarët: 25,000 lekë për person
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.