LARGIMI I USHQYESVE – METODAT BIOLOGJIKE DHE KIMIKE
4 Tetor, 2022
LARGIMI I USHQYESVE – METODAT BIOLOGJIKE DHE KIMIKE
Përshkrimi i kursit
Përqëndrimet e larta të lëndëve ushqyese, azotit dhe fosforit, ndikojnë negativisht në ekosistemet ujore duke shkaktuar eutorfikimin ose siç njihet ndryshe plakjen e tyre. Ndaj të gjitha impjantet e trajtimit të ujërave të ndotura, të cilët e shkarkojnë ujin e trajtuar në trupa ujore të ndjeshme, duhet të reduktojnë nivelin e azotit dhe fosforit për të arritur normën e përcaktuar me ligj. Ky kurs trajnimi ka për qëllim të njohë pjesëmarrësit me metodat më të përdorura për largimin e ushqyesve nga ujërat e ndotur, si dhe të shpjegoj procedurat e operimit dhe mirëmbajtjes së tyre.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për teknikët dhe specialistët që punojnë në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura të cilët realizojnë largimin e azotin dhe fosforin.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Kuptoni nevojën për largimin e ushqyesve;
Identifikoni llojet e sistemeve të përdorura për largimin e azotit dhe fosforit;
Kuptoni parimin e trajtimit të metodave biologjike të largimit të fosforit;
Vendosni në funksionim, operoni dhe mirëmbani, metodat e përdorura për largimit të fosforit;
Kuptoni proceset e nitrifikimit dhe denitrifikimit;
Pershkruani ndryshimin midis nitrifikimit në proceset e trajtimit me kulturë fikse dhe atyre me llum aktiv;
Operoni metodat e nitrifikimit dhe denitrifikimit;
Kuptoni sesi largohet azoti duke përdorur proceset e tilla si, largimi i amonjakut, klorinimi dhe shkëmbimi i joneve.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit
Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Largimi i Ushqyesve – Metodat Biologjike dhe Kimike”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 13,000 lekë për person
Jo-anëtarët: 16,000 lekë për person
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.