Për operimin dhe mirëmbajtjen e duhur të impjanteve të trajtimi të ujërave të ndotura, nevojitet zotërimi dhe performimi i përllogaritjeve të ndryshme matematikore.Ky kurs trajnimi ofron njohuri për llogaritjen parametrave kyç, të domosdoshëm për operimin effektiv të proceseve të ndryshme të trajtimit, si grilat, rrerembledhësit, dekantuesit primar dhe sekondar, filtrat me pikim, basenet e ajrimit, ponded, lagunat dhe njësitë e trajtimit të llumit.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për inxhinieret, teknikët dhe operatorët që punojnë në impjantet e trajtimit të ujërave të ndotura.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Llogaritni sasinë e mbetjeve të ngurta dhe rërës së larguar nga njësitë e trajtimit paraprak;
Llogaritni parametrat operacional të dekantuesve primar;
Vlerësoni nivelin e reduktimit të kërkesës biokimike për oksigjen dhe lëndëve në gjendje pezull në trajtimin paraprak;
Kuptoni dhe llogaritni parametrat e kontrollit të trajtimit sekondar, kur përdoren metodat e filtrit me pikim, llum aktiv, pondeve dhe lagunave;
Vlerësoni nivelin e reduktimit të kërkesës biokimike për oksigjen dhe lëndëve në gjendje pezull në trajtimin sekondar;
Llogaritni sasinë e llumit të prodhuar nga njësitë e trajtimit primar dhe sekondar;
Llogaritni përqendrimin e grimcave në llumit të prodhuar;
Llogaritni normën dhe kohën e pompimit të llumit;
Llogaritni parametrat e kontrollit të pajisjeve të trashjes dhe të tharjes së llumit;
Kryeni llogaritjet e nevojshme për funksionimin e shtretërve të tharjes së llumit;
Kontrolloni tretësit aerobikdhe anaerobik të trajtimit të llumit;
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit
Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Matematika për Profesionistët e Trajtimit të Ujërave të Ndotura”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 13,000 lekë për person
Jo-anëtarët: 16,000 lekë për person
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.