Shumë menaxherë të shoqërive ujësjellës kanalizime sot përballen me sfiden e reduktimit të ujit pa të ardhura, ndërkohë që duhet të rrisin nivelin e shërbimit, zgjerojnë rrjetin shpërndarës për t’u përgjigjur rritjes së popullsisë, të financojnë zëvendësimin dhe mirëmbajtjen në kohë të aseteve ekzistuese, si dhe të trajtojnë ujin e ndotur. Mënyra së si një shoqëri ujësjellës kanalizime menaxhon asetet përcakton suksesin në adresimin e këtyre sfidave.Një shoqëri mund të përmirësojë nivelin e shërbimit, të zvogëlojë humbjet e ujit, të reduktojë kostot si dhe të justifikojë tarifat nëse edi se çfarë asetesh zotëron dhe çfarë asetesh i nevojiten, kur dhe si t’i mirëmbajë ose zëvendësojë ato, dhe si mund t’i operojë ato.Ky kurs trajnimi trajton të gjithë elementët bazë për menaxhimin e aseteve me qëllim kryesor rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e menaxhimit të aktiveve.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e shoqërive ujësjellës kanalizime, kryeinxhinierët dhe inxhinierët, kryefinancierët dhe menaxherët.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Njihni konceptin e menaxhimit të aseteve dhe elementët kryesor të tij;
Kuptoni rëndësinë e menaxhimit të aseteve;
Hartoni inventarin e aseteve të shoqërisë suaj;
Përdorni sisteme të ndryshme renditje për të vlerësuar gjendjen e aseteve;
Njihni çfarë është një sistem i menaxhimit të aseteve dhe qëllimet e tij;
Përcaktoni nivelin e shërbimit që shoqëria duhet të sigurojë si dhe mënyrën më efikasë për ta ofruar atë;
Përcaktoni asetet kritike si dhe të identifikoni kostot e mundshme të dëmtimit të tyre;
Identifikoni procedurat e përshtatshme të operimit dhe mirëmbajtjes;
Njiheni me konceptet e menaxhimit të kostove përgjatë gjithë ciklit të jetës së aseteve;
Identifikoni burimet financiare për financimin e programit të menaxhimit të aseteve.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit
Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Menaxhimi i Aseteve”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 13,000 lekë për person
Jo-anëtarët: 16,000 lekë për person
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.