Volumi vjetor i humbjeve të ujit (uji pa të ardhura) është një tregues i rëndësishëm si për efiçencën e shpëndarjes së ujit, ashtu dhe për proçedurat administrative të shoqërive ujësjellës kanalizime (UK). Humbjet e ujit janë shkaku kryesor i furnizimit me ujë me ndërprerje dhe nën presionin. Mungesa e një furnizimi të vazhdueshëm, pa ndërprerje, e kombinuar me amortizimin e rrjetit, kontribojnë në ndotjen e ujit të pijshëm. Kontrolli i humbjeve të ujit, qoftë teknike ashtu dhe ato administrative, përbën një nga sfidat më të mëdha të Shoqërive UK. Menaxhimi i humbjeve përmirëson cilësinë e shërbimit të furnizimit me ujë, dhe ndikon pozitivisht në qëndrueshmërinë financiare të shoqërisë. Ky kurs do t’ju ofrojë pjesëmarrësve, njohuritë bazë të nevojshme për monitorimin dhe menaxhimin e humbjeve të ujit. Metodat mbi auditin e ujit, menaxhimin e zonave të matura të shërbimit (DMA) dhe menaxhimin e presionit, do të jenë disa nga temat kryesore që do të trajtohen gjatë dy ditëve të trajnimit.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes, teknikët e bilancit, si dhe menaxherët e faturimit dhe arkëtimit. Kursi është me interes dhe për inxhinerë konsulentë, inxhinerë projektues, zyrtarë të shëndetit publik, apo institucione të tjera rregullatore dhe të ngjashme.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Identifikoni përfitimet e menaxhimit të humbjeve të ujit;
Njihni metodat e proçesit të auditimit;
Shpjegoni elementët kryesorë të humbjeve administrative;
Njihni strategjitë e menaxhimit të rrjedhjeve;
Kuptoni rëndësinë e zonave të matura të shërbimit dhe të interpretoni rezultatet e tyre;
Identifikoni treguesit e perfomancës për humbjet teknike dhe administrative;
Identifikoni llojet e menaxhimit të presionit;
Shpjegoni zbatimin e programit të monitorimit të presionit.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore.Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë raste konkrete duke u angazhuar në zhvillimin e ushtrimeve që përfshijnë përdorimin e të dhënave të shoqërisë së tyre.
Materialet e kursit të trajnimit
Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Menaxhimi i Humbjeve të Ujit I”.Përpos kësaj, ju do të pajiseni me çertifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB: 22,000 lekë për person + TVSH
Jo-anëtarët: 25,000 lekë për person + TVSH
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.