Për një Shoqëri UK, siguria në punë duhet të jetë një përgjegjësi e përbashkët, duke filluar që nga drejtuesit e deri tek punonjësi më i thjeshtë. Shumë prej detyrave të përditshme të punonjësve mund të sjellin situata të rrezikshme. Si rezulat, ata duhet të kenë njohuritë bazë të sigurisë personale dhe të zhvillojnë dhe zbatojnë programin për sigurinë dhe shëndetin në punës. Ky kurs trajnimi do të identifikoj rreziqet e mundshme gjatë punës dhe masat parandaluese që duhet të ndërmerren me qëllim shmangien e aksidenteve. Gjithashtu, kursi do të theksojë rëndësinë e krijimit të programeve të sigurisë.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për punonjesit e departamentit teknik, duke përfshirë kryeinxhinierët, inxhinierët, teknikët dhe laborantët.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Mendoni për sigurinë në punë;
Shpjegoni se çfarë është një program për sigurinë në punë;
Identifikoni rolin e drejtuesve dhe të punonjësve të tjerë në programin e sigurisë;
Identifikoni disa prej veprimevetë pasigurta dhe lëndët kimike të rrezikshme gjatë punës;
Njihni veshjet mbrojtëse të duhura gjatë punës;
Evitoni dëmtimet fizike gjatë punës;
Njihni infeksionet e mundshme dhe sëmundjet infektive;
Zbatoni hapat e rekomanduar për hyrjen në hapësirat e mbyllura që shfaqin rrezik gjatë punës;
Njihni rreziqet nga rrymat elektrike dhe të zbatoni masat e sigurisë të nevojshme për funksionimin e pajisjeve elektrike;
Operoni dhe mirëmbani pompat;
Punoni të sigurt në trafik.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit
Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Siguria në Punë për Profesionistët e Ujit”. Përpos kësaj, ju do të pajiseni me çertifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS:23,000 lekë për person + TVSH.
Jo-anëtarët:28,000 lekë për person + TVSH.
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe