Aftësia për të kryer llogaritje matematikore është domosdoshmëri për operimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të furnizimit me ujë dhe kanalizime. Ky kurs përmbledh njohuritë themelore matematikore që duhet të zotërohen nga operatorët dhe teknikët që punojnë në sektorin e ujit, për të realizuar në mënyrë efektive punën e tyre të përditshme.Veprimet bazë aritmetike, konvertimi i njësive, zgjidhja e ekuacioneve, gjetja e vlerës së panjohur, përllogaritja e perimetrit, sipërfaqes, vëllimit, shpejtësisë, prurjes, presionit të ujit, si dhe koncepti i balances së masës, janë disa nga tematikat kryesore që trajtohen në këtë kurs trajnimi.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për brigadierët, hidraulikët dhe operatorët e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizime.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Përdorni gjuhën, simbolet dhe nocionet matematikore;
Konvertoni njësitë matëse;
Zhvilloni strategji për zgjidhjen e problemave;
Zgjidhni problemat dhe gjeni ndryshoret e panjohura brenda formulës
Llogaritni perimetrin, sipërfaqen dhe vëllimin e objekteve;
Konvertoni presionin nga bar në lartësi vertikale të ujit në metra;
Llogaritni fuqinë dhe efiçencën e pompave;
Llogaritni shpejtësinë dhe prurjen e ujit;
Llogaritni dozat e kimikateve;
Kryeni llogaritjet e mostrave të përbëra;
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në PowerPoint, të ndërthurura me diskutime. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit
Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Matematika e Përgjithshme për Profesionistët e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 13,000 lekë për person
Jo-anëtarët: 16,000 lekë për person
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.