Ujërat e ndotura si një burim – Koha për të integruar Parimet e Ekonomisë Qarkulluese
6 Tetor, 2022
Ujërat e ndotura si një burim – Koha për të integruar Parimet e Ekonomisë Qarkulluese
Në një botë ku kërkesa për ujë është vazhdimisht në rritje dhe ku burimet e kufizuara ujore në dispozicion po bëhen gjithnjë e më të rrezikuara nga nxjerrja e tepërt, ndotja dhe ndryshimet klimatike, ujërat e ndotura paraqesin mundësi për rikuperimin e suksesshëm të burimeve duke kontribuar në ekonominë qarkulluese dhe duke mundësuar një zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë. . Raporti i publikuar nga Banka Evropiane e Investimeve në maj 2022, ofron një pasqyrë të detajuar të këtyre mundësive.
Në korrik 2022, SHUKALB dhe Global Water Partnership-Mediterranean (GWP-Med) organizuan me sukses një workshop inovativ, i pari në llojin e tij, për palët e interesit të sektorit të ujit në Shqipëri me temë “Menaxhimi i Ujërave të Ndotur në Kontekstin e Ekonomisë Qarkulluese”. Workshopi u ofroi pjesëmarrësve një pamje 360° mbi përfitimet dhe mundësitë për sinergji midis sektorëve në menaxhimin e duhur të Ujërave të Ndotura.
Artikulli i plotë mbi workshopin, të gjitha prezantimet dhe materialet mund të gjenden në këtë LINK.
Pjesëmarrësit në mbyllje te workshopit “Menaxhimi i Ujërave të Ndotur në Kontekstin e Ekonomisë Qarkulluese” Foto nga SHUKALB