Elisabeta Poçi, Drejtore Ekzekutive e SHUKALB dhe Zvonko Naumoski, Këshilltar për Zhvillimin e Kapaciteteve, GIZ ORF MMS, gjatë fjalës përshëndetëse në hapjen e ditës së parë të trajnimit
Foto nga SHUKALB
Më 22 dhe 23 shtator 2022, në Tiranë, SHUKALB zhvilloi me sukses trajnimin 2-ditor me temë “Aspekte Rregullatore dhe të Financimit për Ujërat e Ndotur”, në kuadër të Programit të Zhvillimit të Kapaciteteve “Hyrje në Sistemet e Kanalizimeve dhe Trajtimit të Ujërave të Ndotur për Menaxherët dhe Inxhinierët”, i cili pilotohet për herë të parë në kuadër të Projektit “Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve për Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve (RCDN)”.

Në trajnim morën pjesë përfaqësues nga Shoqëritë UK Vlorë, Shkodër, Lezhë, Kamëz, Fier dhe Himarë, si dhe Bashkitë Vlorë dhe Lezhë. Trajnimi u drejtua nga Prof. Enkelejda Gjinali, Lektore, Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Irisi Gjonaj, Përgjegjës i Sektorit të Regjistrimit dhe Raportimit të Aseteve, Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar, Bashkia Tiranë.
Në hapjen e ditës së parë të trajnimit pjesëmarrësit u përshëndetën nga Elisabeta Poçi, Drejtore Ekzekutive e SHUKALB dhe Zvonko Naumoski, Këshilltar për Zhvillimin e Kapaciteteve, GIZ ORF MMS.

Beside the presentation held by the trainers, participants engaged in several practical group exercises, and in interactive discussions regarding the topics presented.
Pjesëmarrësit tashmë do të jenë në gjendje:
- Të njohin rëndësinë e kuadrit të plotë ligjor për ujërat e ndotur në nivel ndërkombëtar, kombëtar dhe vendor.
- Të njohin rëndësinë e kuadrit të plotë institucional për ujërat e ndotur në nivel ndërkombëtar, kombëtar dhe vendor.
- Të interpretojnë kuadrin ligjor në nivel kombëtar dhe vendor.
- Të interpretojnë kuadrin institucional në nivel kombëtar dhe vendor.
- Të iniciojnë propozime për investime në infrastrukturën e kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotur.
- Të interpretojnë strukturën e kostove për ofrimin e shërbimet e kanalizimeve dhe të ujërave të ndotur.
- Të planifikojnë dhe zhvillojnë fushata për ndërgjegjësimin e klientëve për ujërat e ndotur, trajtimin e tyre dhe ripërdorimin pas trajtimit.
Ky trajnim 2-ditor ishte trajnimi i parë i programit “Hyrje në Sistemet e Kanalizimeve dhe Trajtimit të Ujërave të Ndotur për Menaxherët dhe Inxhinierët”. Programi do të vijojë më tej gjatë muajve Tetor-Nëntor, me zhvillimin e 2 trajnimeve me temë “Teknologjitë” dhe “Menaxhimi i Projekteve Infrastrukturore”, dhe shkëmbimit të eksperiencave mes kolegëve me temë “Menaxhimi i Projekteve Infrastrukturore”.



