Efiçenca e Energjisë në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime
FITOJNË përvojë praktike në rritjen e efiçencës së energjisë
MËSOJNË nga praktikuesit e tjerë në sektor rreth tendencave më të fundit në sektor
PËRFITOJNË nga përvojat rajonale dhe globale nga shoqëritë e tjera ujësjellës kanalizime
PËRFITOJNË nga përvojat rajonale dhe globale nga shoqëritë e tjera ujësjellës kanalizime
Përshkrimi i programit dhe temat e trajtuara
Kostot e larta të energjisë shpesh kontribuojnë në shpenzime operimi të paqëndrueshme që ndikojnë drejtpërdrejtë shëndetin financiar të shoqërive ujësjellës kanalizime dhe përballueshmërinë e shërbimeve të tyre. Ky Program mbështet shoqëritë pjesëmarrëse në grumbullimin, auditimin dhe analizimin e të dhënave në lidhje me përdorimin e energjisë dhe zhvillimin e programeve të investimit bazuar në ato të dhëna, për të mbështetur reduktimin e kostove të energjisë dhe rritjen e efiçencës së energjisë. Programi gjithashtu ndihmon në sigurimin e burimeve financiare për të plotësuar nevojat e investimeve për efiçencën e energjisë.Programi është zhvilluar në nivel rajonal në bashkëpunim me Partnerin Teknik Econoler dhe do të jepet nga HUB- et kombëtare ose rajonale në gjuhën lokale. Ndërsa zhvillohet në mjediset e punës, programi është tepër praktik dhe ndërlidh perspektivën e operatorëve të pompave dhe menaxherëve të shoqërive ujësjellës kanalizime. Ai krijon mjete dhe teknika për shoqërinë ujësjellës kanalizime por edhe për nivelin qeverisës dhe siguron mbështetje afatgjatë për shoqëritë ujësjellës kanalizime nëpërmjet ekspertizës, programeve kompiuterike dhe pajisjeve.
Instalimi i programit
Ky program është projektuar mbi bazën e parimit ‘mëso përmes praktikës’. Përfshin një kombinim trajnimeve ballë-për-ballë, ku ofrohen mjete dhe teknika për adresi- min e sfidave që hasen dhe aplikimin e tyre në praktikë, pasuar nga trajnimi në vendin e punës, ku shoqëritë që marrin pjesë i zbatojnë këto mjete dhe teknika në situatat e tyre specifike dhe krijojnë produkte konkrete (diagnostikë, plane veprimi, etj.). Ndiqen parimet e të mësuarit të kombinuar, që do të thotë trajnimi ballë-për- ballë shoqëruar me materiale mësimore ofruar brenda Akademisë D-LeaP.
Për më shumë informacion mbi konceptimin dhe pro- jektimin e këtij programi, vizitoni www.d-leap.org!
Objektivat
Si të kryejmë një auditim të energjisë?
Si të zhvillojmë një plan investimi për të adresuar çësht- jet e energjisë?
Si të gjejmë burimet e nevojshme për të kryer investime të efiçiencës së energjisë?