Trajnimi 1-ditor “Hyrje në Menaxhimin e Integruar të Aseteve” është hartuar kryesisht për grupet e mëposhtme të synuara:
Vendimmarrësit e bashkive: Kryetarët e bashkive, këshilltarët, sekretarët e përgjithshëm, anëtarët e këshillit të administrimit të shoqërive ujësjellës kanalizime, stafi i departamenteve përgjegjëse për shërbimet ujësjellës kanalizime.
Menaxherët e lartë dhe të mesëm të shoqërive ujësjellës kanalizime: Administratorët, drejtorët teknik, tregtar dhe financiarë.
Zyrtarët përgjegjës në institucionet qëndrore: Përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, dhe Enti Rregullator i Ujit.
ÇFARË DO TË MËSONI?
Aspektet e Përgjithshme të Menaxhimit të Integruar të Aseteve (MIA):
Çfarë është menaxhimi i integruar i aseteve?
Objektivat e menaxhimit të integruar të aseteve.
Përfitimet e menaxhimit të integruar të aseteve.
Fillimi i planifikimit të menaxhimit të integruar të aseteve dhe ndryshimi në kulturën e biznesit.
Aspektet Institucionale të Menaxhimit të Integruar të Aseteve (MIA):
Organizimi i menaxhimit të integruar të aseteve në nivelin e njësive të qeverisjes vendore (NJQV) dhe shoqërive ujësjellës kanalizime,
Rolet dhe përgjegjësitë në administrimin e aseteve në nivelin e njësive të qeverisjes vendore dhe shoqërive ujësjellës kanalizime,
Procedurat e menaxhimit të integruar të aseteve në nivelin e njësive të qeverisjes vendore dhe shoqërive ujësjellës kanalizime,
Regjistri i aseteve dhe kontabilizimi i aseteve,
Nevojat për rivlerësimin e aseteve,
Menaxhimi i integruar i aseteve drejt politikës/strukturës tarifore,
Komunikimi dhe koordinimi i aktiviteteve të menaxhimit të integruar të aseteve ndërmjet njësive të qeverisjes vendore dhe shoqërive ujësjellës kanalizime.
PËRFITIMET KRYESORE
Pjesëmarrësit do të njihen me konceptin e menaxhimit të integruar të aseteve rëndësinë, objektivat, përfitimet dhe zbatimin e parimeve të saj në vendet e tyre të punës.
Pjesëmarrësit do të familjarizohen me kuadrin ligjor dhe institucional të menaxhimit të integruar të aseteve dhe të kuptojnë rolet dhe përgjegjësitë e tyre ndaj saj.
Qasja bashkëpunuese ndaj menaxhimit të integruar të aseteve në nivelin e njësive të qeverisjes vendore mbështetet përmes zhvillimit të kapaciteteve të përbashkëta të bashkisë dhe shoqërisë ujësjellës kanalizime.
METODOLOGJIA E TRAJNIMIT
Trajnimi është interaktiv dhe përfshin:
(1) Prezantime
(2) Diskutime,
(3) Ushtrime praktike përmes punës në grup,
(4) Raste studimore.
ÇFARË OFROJMË?
RCDN ofron:
Produkte të zhvillimit të kapaciteteve me cilësi të lartë që i përgjigjen nevojave dhe kërkesës së palëve kryesore të interesit në sektorin ujësjellës kanalizime në Evropën Jug-Lindore.
Trajnerë të shkëlqyeshëm kombëtarë dhe rajonalë dhe ekspertë të fushës me aftësi të përgjithshme si dhe njohuri dhe përvojë specifike.
Module trajnimi të zhvilluara mbi një vlerësim paraprak dhe analizë të hollësishme.
Shkëmbime të eksperiencave mes kolegëve që mundësojnë mësimin nga njëri-tjetri në kontekste të ndryshme.
Materiale trajnimi të punuara mirë dhe sesione interaktive.
KUSH JEMI NE?
RCDN synon të rrisë efikasitetin dhe efiçencën e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime në Evropën Juglindore, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve më të mira për një numër më të madh të grupeve të popullsisë, të kenë akses në shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizime,dhe në përputhje me Acquis Communautaire mjedisor të BE-së.
Për të arritur këtë, RCDN fokusohet kryesisht në tre fusha kyçe: 1) Zhvillimi i shoqatës, 2) Oferta për zhvillimin e kapaciteteve dhe dhënia e saj, dhe 3) Partneriteti dhe mundësimi i mjedisit për zhvillimin e kapaciteteve.
RCDN është partner i 16 shoqatave kombëtare (Shoqatat e Bashkive dhe Shoqatat e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime) në 6 vende të rajonit (Shqipëri, Bosnje-Herzegovinë, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mal i Zi dhe Serbi). Përfituesit final janë menaxherët kryesorë dhe të mesëm nga bashkitë dhe shoqëritë ujësjellës kanalizime në rajon dhe zyrtarët përgjegjës në institucionet qëndrore.
Projekti i cili mbështet Rrjetin menaxhohet nga GIZ, në emër të SECO në Zvicër dhe BMZ në Gjermani dhe zbatohet nga një Ekip i Implementimit të Projektit që përbëhet nga tre rrjete rajonale IAWD, Rrjeti AQUASAN në Bosnje-Herzegovinë dhe NALAS.
Si të aplikoni?
Nëse dëshironi të jeni pjesë e këtij trajnimi, ju lutemi na kontaktoni me e-mail ose telefon: Person Kontakti: Jonida Ahmeti, jonida.ahmeti@shukalb.al; 04 2245 101. Për më shumë informacione, vizitoni faqen web: www.shukalb.al