Përmirësimi i Menaxhimit të Ujit të Pafaturuar në Shoqëritë e Ujësjellësave
FITONI përvojën praktike në reduktimin e ujit të pafaturuar
MËSONI nga praktikuesit e tjerë në sektor
INFORMOHUNI VAZHDIMISHT rreth tendencave të fundit në sektor
PËRFITONI nga përvojat e shoqërive dhe ekspertëve të tjerë rajonal dhe globa
Përshkrimi i programit dhe temat e mbuluara
Ky Program zhvillon kapacitetet dhe siguron mbështetje teknike për shërbimet e ujësjellësit për menaxhimin efektiv të ujit të pafaturuar (UPF) për të përmirësuar performancën e tyre dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve të ujit. Krijimi i rregullave efikase të menaxhimit të UPF-së ndihmon shërbimet komunale për të reduktuar kostot e prodhimit dhe të shpërndarjes së ujit, për të përmirësuar performancën financiare dhe operacionale dhe për të krijuar kushte për të aplikuar për burimet financiare të nevojshme për projektet e investimeve kapitale. Përmes prezantimeve teorike dhe ushtrimeve praktike, Programi zgjeron njohuritë mbi aspektet teknike të menaxhimit të UPF-së dhe forcon kapacitetet e tyre individuale, organizative dhe institucionale për të aplikuar aftësitë e zhvilluara në punën e tyre të përditshme. Përveç kësaj, Programi kontribuon në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në shoqëritë e ujësjellësave dhe në këtë mënyrë përfshin një komponent të fortë të rrjetëzimit. Programi është zhvilluar në nivel rajonal në bashkëpunim me Partnerin Teknik Una Consulting, i cili siguron që Programi të jetë teknikisht i kompletuar dhe zhvillon udhëzime, mjete, materiale trajnimi dhe manuale si dhe ofron Trajnimin e Trajnerëve. Programi ofrohet nëpërmjet Hub-ve Kombëtare ose Rajonale në gjuhën lokale. Shërbimet pjesëmarrëse paguajnë një tarifë regjistrimi, e cila është transmetuar nga Hub-i.
Organizimi i Programit
Programi është i dizajnuar bazuar në parimet e të mësuarit duke bërë. Ai përfshin një përzierje të punëtorive trajnuese ballë për ballë që ofrojnë mjete dhe teknika për të adresuar sfidat e hasura dhe t’i shohin ato në praktikë, e ndjekur nga trajnimi i punës, në të cilin shoqëritë pjesëmarrëse aplikojnë mjetet dhe teknikat në situatën e tyre të veçantë dhe zhvillojnë produkte konkrete (diagnostifikimi, planet e veprimit etj.). Zbatohen parimet e të mësuarit të përzier, p.sh. trajnimi ballë-për-ballë shoqërohet me material të mësimit elektronik të ofruar në kuadër të Akademisë D-LeaP.
Për më shumë informacione rreth konceptit dhe organizimit të Programit ju lutem vizitoni faqen www.d-leap.org!
Qëllimet e të mësuarit
Si të zhvillohet dhe vlerësohet bilanci i ujit IWA?
Si të krijohen DMA-të dhe të zbatohen procedurat e punës në to?
Si të zbatpni detektimin aktivë të rrjedhës në shoqërinë tuaj?
Si të zhvillohet një planë i thjesht menaxhimi mbi Ujin e pafaturuar me fokus në prioritet kryesore dhe veprimin e menjëhershëm?