Programi D-LeaP Plani i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimi i Krizave
18 Nëntor, 2022
PROGRAMI D-LEAP PLANI I SIGURISË SË UJIT DHE MENAXHIMI I KRIZAVE
Workshopi i I: 29 tetor 2025
Periudha: tetor – nëntor 2025 në Tiranë dhe ne secilen shoqeri UK pjesemarrese ne program.
REGJISTROHUNI TANI
Mungesa e mekanizmave përgjegjës për rritjen e ndotjes dhe rritjes frekuente të katastrofave natyrore sikurse përmbytjet dhe thatësirat pengojnë aftësinë e shërbimeve të furnizimit me ujë për të ofruar shërbimet e tyre në mënyrë të qëndrueshme, duke paraqitur kështu rrezik për shëndetin publik kombëtar. Përmes këtij programi, shoqëritë rajonale ujësjellës kanalizime mësojnë se si të identifikojnë operacionet e dëmshme, si të planifikojnë, të përgatiten, dhe tu përgjigjen këtyre incidenteve shpejt, dhe si të marrin veten në rast të krizave dhe të katastrofave. Programi kombinon trajnime dhe vizita tek shoqëritë mbi këto tematika specifike:
Zhvillimi i Flow-chart dhe Organigramës (1 ditë).
Rolet në Menaxhimin e Krizave dhe Hartimi i Planeve (1 ditë).
Plani i Përmirësimit dhe Monitorimit dhe Vizita në terren në Pika Kritike të Sistemeve të furnizimit me ujë (1 ditë).
Menaxheri i Krizës dhe Plani i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimit të Krizave (1 ditë).
Grupi i synuar
Programi është veçanërisht i vlefshëm për menaxhimin e lartë dhe të mesëm në shoqëritë ujësjellës dhe kanalizime: Administratori / zv.administratori i shoqërive UK, drejtori teknik, inxhinierët.
Tarifa e pjesëmarrjes
Anëtarët e SHUKALB është 30,000 Lekë/person + TVSH, dhe për
Jo-Anëtarët 35,000 Lekë/person + TVSH.
Jeni të lutur të bëni regjistrimimin tuaj online ose konfirmoni pjesëmarrjen tuaj nëpërmjet e-mailit training@shukalb.al deri në datën 24 tetor 2025.