PROJEKTET E SUKSESSHME TË INFRASTRUKTURËS SË KANALIZIMEVE DHE TRAJTIMIT TË UJIT TË NDOTUR
18 Nëntor, 2022
SHKËMBIMI I EKSPERIENCAVE MES KOLEGËVE PËR ‘’PROJEKTET E SUKSESSHME TË INFRASTRUKTURËS SË KANALIZIMEVE DHE TRAJTIMIT TË UJIT TË NDOTUR’’
ÇFARË DO TË MËSONI?
Temat kryesore të shkëmbimit të eksperiencave mes kolegëve:
Faza përgatitore e projekteve infrastrukturore (teknologjitë e mundshme për trajtimin e ujit të ndotur dhe kriteret e përzgjedhjes së tyre, kërkesat e institucioneve financiare ndërkombëtare për aprovimin e huave/projekteve të financueshme, studimi i fizibilitetit dhe plani i investimeve prioritare – rëndësia e përfshirjes aktive të shoqërive në proces, tenderimi, kontraktimi dhe kërkesat e institucioneve financiare, roli i njësisë për zbatimin e projektit, organizimi i fushatave të ndërgjegjësimit për projekte të shërbimit dhe infrastrukturës së kanalizimeve.
Faza e zbatimit të projekteve infrastrukturore (kërkesat kryesore për përzgjedhjen e konsulentit të përshtatshëm, dokumentacioni kryesor i projektit – projektimi paraprak, konceptual, përfshirë edhe dokumentet e nevojshme të tenderit, lejet – sfidat që lidhen veçanërisht me kohëzgjatjen e miratimit të lejeve, procedurat e tenderit dhe të kontraktimit librat FIDIC).
Faza e operimit dhe mirëmbajtjes së projekteve infrastrukturore (optimizimi i personelit, trajnimi i stafit, cilësia e ujit – laboratori, matjet e nevojshme, procedurat për zgjidhjen e problemeve, menaxhimi i llumit, optimizimi i elementëve të konsumit si energjia elektrike, kimikatet, pajtueshmëria me rregulloret, parandalimi i aksidenteve).
KË DO TË TAKONI?
Grupi i synuar: Vendimmarrësit bashkiakë: (1) Këshilltarët bashkiakë, anëtarët e këshillit të administrimit të shoqërive ujësjellës kanalizime; (2) Kryetarët e bashkive; (3) Sekretarët e përgjithshëm; (4) Drejtuesit e departamenteve të financës dhe shërbimeve vendore dhe investimeve; (5) Anëtarët e njësive të zbatimit të projektit/ Ekipet e zbatimit të projektit. Drejtuesit e shoqërive ujësjellës kanalizime: (1) Administratori; (2) Drejtori teknik; (3) Drejtori tregtar dhe i financës (4) Anëtarët e njësive të zbatimit të projektit/ Ekipet e zbatimit të projektit. (3) Stafi operacional i impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura
(ITUN) të shoqërive ujësjellës kanalizime.
METODOLOGJIA E SHKËMBIMIT TË EKSPERIENCAVE MES KOLEGËVE
Shkëmbimi i eksperiencave mes kolegëve përfshin: (1) Të dhëna të përshtatura, (2) Praktika të mira, (3) Shkëmbim zyrtar dhe të strukturuar ndërmjet kolegësh (4) Vizitë në terren në një impiant për trajtimin e ujërave të ndotura (ITUN), (5) Diskutime për reagimet pas vizitës në terren dhe zhvillimi i planit të veprimit.
KOHËZGJATJA E SHKËMBIMIT TË EKSPERIENCAVE MES KOLEGËVE
Një ditë (event kombëtar)
Dy ditë (event rajonal)
CILAT JANË PËRFITIMET TUAJA?
Njohuri të përmirësuar të pjesëmarrësve për përgatitjen, zbatimin e projekteve të infrastrukturës së kanalizimeve dhe trajtimit të ujit të ndotur si dhe operimin dhe mirëmbajtjen e tyre.
Mbledhja e informacionit dhe shkëmbimi i eksperiencave mbi projektet e infrastrukturës së kanalizimeve dhe trajtimit të ujit të ndotur me kolegët nga vendi dhe rajoni.
Njohuri të zgjeruara të projekteve, rasteve studimore në fushën e kanalizimeve dhe trajtimit të ujit të ndotur.
ÇFARË OFROJMË?
RCDN ofron:
Produkte të zhvillimit të kapaciteteve me cilësi të lartë që i përgjigjen nevojave dhe kërkesës së palëve kryesore të interesit në sektorin ujësjellës kanalizime në Evropën Jug-Lindore.
Trajnerë të shkëlqyeshëm kombëtarë dhe rajonalë dhe ekspertë të fushës me aftësi të përgjithshme si dhe njohuri dhe përvojë specifike.
Module trajnimi të zhvilluara mbi një vlerësim paraprak dhe analizë të hollësishme.
Shkëmbime të eksperiencave mes kolegëve që mundësojnë mësimin nga njëri-tjetri në kontekste të ndryshme.
Materiale trajnimi të punuara mirë dhe sesione interaktive
Oferta RCDN-së përfshin:
KUSH JEMI NE?
RCDN synon të rrisë efikasitetin dhe efiçencën e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime në Evropën Juglindore, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve më të mira për një numër më të madh të grupeve të popullsisë, të kenë akses në shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizime,
dhe në përputhje me Acquis Communautaire mjedisor të BE-së.
Për të arritur këtë, RCDN fokusohet kryesisht në tre fusha kyçe: 1) Zhvillimi i shoqatës, 2) Oferta për zhvillimin e kapaciteteve dhe dhënia e saj, dhe 3) Partneriteti dhe mundësimi i mjedisit për zhvillimin e kapaciteteve.
RCDN është partner i 16 shoqatave kombëtare (Shoqatat e Bashkive dhe Shoqatat e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime) në 6 vende të rajonit (Shqipëri, Bosnje-Herzegovinë, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mal i Zi dhe Serbi). Përfituesit final janë menaxherët kryesorë dhe të mesëm nga bashkitë dhe shoqëritë ujësjellës kanalizime në rajon dhe zyrtarët përgjegjës në institucionet qëndrore. Projekti i cili mbështet Rrjetin menaxhohet nga GIZ, në emër të SECO në Zvicër dhe BMZ në Gjermani dhe zbatohet nga një Ekip i Implementimit të Projektit që përbëhet nga tre rrjeterajonale IAWD, Rrjeti AQUASAN në Bosnje-Herzegovinë dhe NALAS.
Si të aplikoni?
Nëse dëshironi të jeni pjesë e shkëmbimit të eksperiencave, ju lutemi na kontaktoni me e-mail ose telefon: Person Kontakti: Jonida Ahmeti, jonida.ahmeti@shukalb.al; 04 2245 101. Për më shumë informacione, vizitoni faqen web: www.shukalb.al