Objektivi kryesor i programit është aftësimi i pjesëmarrësve të marrin një rol aktiv gjatë planifikimit dhe zbatimit të infrastrukturës së ujërave të ndotur, të shpjegojnë sisteme të ndryshme të grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotur, duke u fokusuar te aspektet teknike dhe të përcaktojnë rëndësinë e tyre. Gjithashtu, pjesëmarrësit do të aftësohen të kujtojnë funksionimin efektiv të grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotur dhe të përshkruajnë ndërveprimin midis departamenteve të ndryshme nga NJQV-të dhe shoqërive UK. Kohëzgjatja e përgjithshme e programit është fleksibël, gjithsej 8 ditë gjatë një periudhe 3 mujore. Programi përbëhet nga aktivitetet e mëposhtme:
Trajnimi 1: Aspekte Rregullatore dhe të Financimit për Ujërat e Ndotur (2 ditor)
Trajnim 2: Teknologjitë (3 ditë)
Trajnimi 3: Menaxhimi i Projekteve Infrastrukturore (2 ditë)
Shkëmbimi i Eksperiencave mes Kolegëve 4: Projektet e Sukseshme Infrastrukturore (1 ditë)
Grupi i synuar:
Menaxherët dhe stafi teknik i shoqërive UK, duke zbatuar ose drejtuar sistemet KUN: Menaxher Teknik; (2) Anëtarët e NJZP-ve; (3) Stafi teknik; Sekondarë: (4) Stafi i Laboratorëve (5) Departamenti për Marrëdhëniet me Klientët.
Stafi i bashkisë: Departamenti i Çështjeve Vendore, (2) Departamenti i Investimeve, (3) Zyra e Kryetarit.
Tarifa e pjesëmarrjes
Ky program ka mbështetje financiare nga projekti RCDN+ i cili mbulon kostot e trajnerëve dhe kosto të tjera direkte të programit. Programi është i kufizuar në një numër të kufizuar prej 15 pjesëmarrësish nga shoqerite UK. Tarifa e reduktuar e pjesëmarrjes për këtë program është:
Anëtarët e SHUKALB-it janë 39,900 Lek/personi + TVSH, dhe për
Jo Anëtarë 44,900 Lek/personi + TVSH.
Ju lutemi, regjistrohuni online ose konfirmoni pjesëmarrjen tuaj përmes e-mailit training@shukalb.al brenda datës 14 prill 2025.