Praktikat më të mira për programin e riparimit dhe zëvendësimit të tubacioneve
4 Nëntor, 2022
Bashko, Riparo, Shtrëngo dhe Rregullo me HYMAX Foto: Mueller International Holdings Ltd
Për nga natyra që kanë, çarjet e tubacioneve të ujit janë defekte që nuk parashikohen dot. Ekipet e punës hidhen në veprim dhe e zgjidhin problemin sa më shpejt që të jetë e mundur për të zbutur dëmet. Si në çdo emergjencë, shpejtësia e zgjidhjes është shpesh më e rëndësishme se kostoja. Ndërmarrjet janë të gatshme që t’i heqin punonjësit nga punët e tjera që u janë ngarkuar, të paguajnë qira për pajisje të shtrenjta, të paguajnë tarifa të larta për ata që ua sjellin ato pajisje e kështu me radhë. Nga ana tjetër, zëvendësimi i infrastrukturës së vjetër shpesh të shpërblehet duke të të dhënë më shumë kohë, kohë që ndërmarrjet mund ta shfrytëzojnë për të punësuar ekspertë që mund të bëjnë një vlerësim të situatës, për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe për t’u dhënë së pari prioritet nevojave më të rëndësishme.
Megjithëse mund të mos e dish saktësisht se kur dhe ku do të shpërthejë tubacioni i radhës, ti prapëseprapë mundesh të bësh një planifikim për këto raste dhe të gjitha përpjekjet që do të bësh për këtë qëllim do të të shpërblehen duke zbatuar projektet më të mira për zëvendësimin e tubacioneve aty ku duhet. Më poshtë janë disa nga praktikat më të mira që përdorin ndërmarrjet për trajtimin e problemeve historike që po konsumojnë buxhetet sot.
Menaxhimi i inventarit
Me sifonët fleksibël HYMAX mund të lidhen dhe të shtrëngohen dy tuba në çdo kënd nga 0° deri në 90° Foto: Mueller International Holdings Ltd
Asnjëherë më shumë sesa tani që zinxhiri global i furnizimit është në vështirësi nuk ka qenë më e rëndësishme që ta kesh gati inventarin që të duhet. Është e pamundur të kesh çdo artikull që të nevojitet dhe kostoja e blerjes së pjesëve të kushtueshme në rast avarie është më shumë luks sesa nevojë. Kombinimi i njohjes së infrastrukturës, si lloji, madhësia dhe mosha e tubave, me përvojën e ekipeve të punës është thelbësor për mbajtjen e një inventari të përballueshëm ekonomikisht dhe me shumë ndryshime.
Shqyrtoni me kujdes kërkesën për pjesë që nevojiten për riparime dhe kur përdoren ato më shpesh duke analizuar porositë e bëra gjatë tre ose katër viteve të fundit për të parë se si janë tendencat. Shihni nëse ka periudha kur kërkesa për fasheta ose për manikota është e lartë dhe periudha të tjera kur kjo kërkesë është e ulët. Kjo do ju ndihmojë të dini se kur duhet të merrni më shumë furnizime për produkte caktuara dhe kur mund t’i keni më të vogla këto furnizime.
Ka edhe produkte që janë të dizajnuara për t’iu përshtatur një game të gjerë llojesh dhe diametrash tubash. Dizajni i produktit mund të jetë shumë i rëndësishëm për gamën dhe qëllimin e riparimeve. Për shembull, ka disa produkte, si p.sh. HYMAX Versa® Wrap-Around Coupling, që janë lehtësisht të përshtatshme për bashkime ose riparime tubacionesh, duke ofruar një shkallë të lartë fleksibiliteti sipas nevojës. Këto lloj kapësesh dhe lidhësesh mund të zëvendësojnë deri në tre produkte tradicionale, nga ato të gatshmet ose nga ato që porositen.
Edhe moti mund të luajë një rol kyç në përcaktimin se me çfarë do të duhet të furnizoheni, cilat produkte janë me të kërkuarat dhe sa shpejt mund t’i siguroni. Riparimet shpesh nevojiten kur toka zhvendoset gjatë shkrirjes së borës në pranverë dhe në periudha të tjera të vitit kur moti është ekstrem. Kini parasysh se në vende të caktuara, porositë mund të vonohen kur goditen nga moti i ashpër.
Përdorimi i mjeteve të duhura
Ky instalim HYMAX® Versa në Atlanta mund të përdorët në nyje të ndryshme ose në riparime tubacionesh, duke ofruar një shkallë të lartë fleksibiliteti Foto: Mueller International Holdings Ltd
Kur riparimi nuk bëhet si duhet, kjo ndodh shpesh për shkak se aplikimit të praktikave të gabuara. Për shembull, mënyra më e zakonshme për shtrëngimin e tubacioneve është përdorimi i disa blloqeve me fllanxha. Inxhinierët bëjnë përpjekje të mëdha për të dizenjuar blloqet e duhura bazuar në nevojat e projektit. Thasët me përzierje betoni dhe me vrima dhe kovat me ujë që u derdhen përsipër nuk janë blloqe me fllanxha, as postet 4×4. Këto lloj sajesash dikur dështojnë pashmangshmërisht, kështu që i gjithë shpenzimi i riparimit duhet të bëhet prapë nga e para. Megjithatë, në shumë rrethana, produktet e kufizimit mekanik, si HYMAX Grip® Restraint Coupling që përdor një mekanizëm për shtrëngimin e tubave, mund të përdoret për kufizimin e tubacioneve; duke kursyer kohën e riparimit dhe koston e blloqeve me fllanxha të projektuara nga inxhinerët posaçërisht për këtë qëllim.
Nëse lidhni dy tuba, përdorni fasheta, jo kapëse. Fashetat riparuese janë të projektuara për të riparuar vrimat ose çarjet. Ato nuk janë projektuar për të bashkuar tubacionet pasi nuk ofrojnë kapacitet devijimi ose frenimi, gjë që mund të rezultojë në avari.
E rëndësishme është edhe zgjedhja e produkteve të riparimit në përmasat e duhura për të bërë riparime funksionale dhe e vetmja mënyrë për të ditur me siguri madhësinë e tubave është përmes përdorimit të një shiriti matës me diametër të jashtëm (OD). Jo rrallë, njerëzit krijojnë metodat e tyre për matjen e diametrit të jashtëm të tubit dhe gabojnë. Kjo është gjëja e parë që duhet ta kontrolloni dy herë kur rrjedh një instalim i ri me fasheta – a keni kapësen me madhësinë e duhur? Disa marka produktesh si HYMAX ofrojnë një gamë të gjerë të diametrash të jashtëm, që do të thotë se produktet funksionojnë në një shumëllojshmëri më të gjerë, kështu që ka edhe njëfarë marzhi gabimi.
Si rregull, sigurohuni që të keni mjetet e mëposhtme për projektin tuaj:
Informimi i vazhdueshëm për zgjidhjet e reja dhe madje edhe rifreskimi i aftësive që përdoren çdo ditë është i rëndësishëm. Nuk është e pazakontë që punonjësit të mësohen me praktika të gabuara ose të përdorin metoda të vjetra që kërkojnë më shumë kohë për të përfunduar punën. Praktikat e gabuara mund të ndikojnë në sigurinë e punëtorëve dhe madje edhe t’u mësohen punonjësve më të rinj.
Si Shoqata Amerikane e Ujësjellësve, ashtu edhe Shoqata Kombëtare e Ujësjellësve Ruralë organizojnë një sërë seminaresh edukative me prodhues të ndryshëm, shumë prej të cilëve janë të akredituar. Nëse preferoni të eksploroni produktet tuaja të preferuara të riparimit, mund të telefononi drejtpërdrejt prodhuesin dhe të shihni se çfarë kursesh ofrojnë. Megjithëse idealja është që të përftosh përvojë praktike, për shkak të pandemisë globale, gjithmonë e më shumë prodhues po bëjnë trajnime online duke i bërë ato më të aksesueshme se kurrë më parë.
Më mirë të kontraktosh apo tesh punonjësit e tu të brendshëm
Nëse buxheti ju lejon të kontraktoni ofrues shërbimesh të specializuar për riparimet, ky është një opsion i shkëlqyer pasi nuk është edhe aq e nevojshme që të keni në pronësi pajisje të shtrenjta apo t’u jepni punonjësve tuaj trajnimet më të fundit të specializuara. Nëse nuk të duhet të përballosh kosto kaq të larta për punëtorëve të tillë kaq të kualifikuar gjatë kohës që nuk ndodh asgjë, e keni një justifikim të pranueshëm për të përballuar kosto më të larta kur ju nevojiten vërtet. Kujdesuni që të bëni një rishikim vjetor të kontraktorëve të miratuar për të qenë të përditësuar, për të ditur se cilët prej tyre janë të gatshëm kur ju duhen pajisje të reja dhe çfarë pajisjesh mund të kenë blerë ata dhe nëse janë të gatshëm t’ju ofrojnë çmime preferenciale për shkak të numrit të herëve që i keni thirrur vitin e kaluar.
Ana negative e kontraktorëve është se ata nuk janë gjithmonë të disponueshëm dhe kur ndodhin ngjarje të mëdha të motit, për ta ka shumë kërkesë, kështu që disponueshmëria dhe çmimi mund të jenë problem. Nëse pjesa më e madhe e punimeve tuaja riparuese bëhet nga kontraktorët, duhet të merrni masa që stafi juaj të jetë i përditësuar për trajnimet në rast se ata janë opsioni i vetëm që keni në një kohë krize të rëndë. Me këtë qasje kontraktimi, inxhinierët shpesh vendosin se kur dhe si t’i bëjnë riparimet, por menaxherët e shërbimeve duhet të jenë pjesë e procesit të planifikimit. Pasi të përfundojë një sistem tubacionesh, u takon atyre të sigurohen se sistemi funksionon siç duhet.
Punonjësit e brendshëm të ndërmarrjeve kanë avantazhet e veta. Ata e njohin më mirë sistemin dhe zakonisht i kuptojnë më gjerësisht edhe të gjithë faktorët që luajnë rol në riparim, gjë që mund të ndikojë në rezultatin afatgjatë. Punonjësit e brendshëm të ndërmarrjeve priren ta kuptojnë në mënyrë gjithëpërfshirës gjithë sistemin, gjë që është më e dobishme për menaxhimin e inventarit dhe për planifikimin afatgjatë të programeve të zëvendësimit të tubave. Grupet e vetë ndërmarrjeve që janë në terren mund t’i bëjnë riparimet dhe të vendosin se cilat tuba duhet të ketë përparësi në planin e zëvendësimit, duke pasur parasysh gjendjen.
Meqenëse avantazhe kanë që të dyja këto qasje, ajo që mund të funksionojë shumë mirë është qasja hibride. Në disa raste, mund të jetë thjesht domosdoshmëri nëse një ndërmarrje nuk i ka pajisjet e mëdha që nevojiten për riparime. Pra, pavarësisht nga qasja juaj, e rëndësishme është që ju t’i keni gati këto marrëdhënie, para se t’ju nevojiten në rast urgjence.
Zgjedhja e materialeve të duhura ka rëndësi
Jo të gjitha materialet janë njësoj dhe ai që përcakton nëse blejmë një material apo një tjetër është çmimi. Nëse kur merrni vendime të reja për blerjen e tubave merrni parasysh nevojën për riparime dhe zëvendësime, blerja e produkteve me cilësi më të lartë ia vlen në planin afatgjatë.
Fashetat dhe manikotat që instalohen lehtë mund të ndihmojnë për riparime më efikase, mund t’ju kursejnë kohë dhe t’ju ndihmojnë në eliminimin e gabimeve të instalimit. Ka një sërë fashetash dhe manikotash që instalohen shpejt dhe lehtë. Për shembull, bashkimi HYMAX 2 ka bulona nga sipër, që shtrëngohen lehtë dhe që shkurtojnë në mënyrë drastike kohën e riparimit të instaluesve. Edhe produktet që nuk kanë nevojë të çmontohen mund të bëjnë një ndryshim të madh në kryerjen e instalimeve të shpejta.
Shmangni blerjen e produkteve me cilësi të ulët që prishen shpejt dhe që çojnë në nevojën për riparime të tjera. Ia vlen të përdorni produkte me cilësi të lartë që janë jashtëzakonisht të qëndrueshme në kushte të vështira dhe të dizajnuara për të parandaluar dëmtimin e tubave në të ardhmen.
Optimizimi i sistemit tuaj të shpërndarjes është mbrojtja juaj më e mirë
Ka shumë faktorë dhe tregues që çojnë në çarje të tubave. Megjithëse këto praktika më të mira ju ndihmojnë në përmirësimin e aftësive tuaja për të reaguar dhe për të korrigjuar probleme urgjente, optimizimi i sistemit tuaj të shpërndarjes është praktika më e mirë themelore për riparimin dhe zëvendësimin e tubave. Monitorimi dhe menaxhimi i presionit të ujit në sistem ju ndihmon shumë në parandalimin e çarjeve të tubave dhe investimi në këtë teknologji do të zvogëlojë numrin e çarjeve. Monitorimi i ecurisë dhe shkallës së rrjedhjeve i ndihmon ekipet e punës edhe për t’u dhënë prioritet riparimeve përpara se çarjet të jenë të pashmangshme. Monitorimi 24-orësh i rrjedhjeve mund të jetë po aq i lehtë sa shtimi i një sensori monitorimi për rrjedhjet në një hidrant ekzistues që transmeton të dhëna dhe që i informon ndërmarrjet për probleme të mundshme.
Të gjitha shërbimet janë në një pikë transformimi dixhital dhe kjo rrugë zhvillimi nuk është aspak lineare. Nëse një ndërmarrje lufton me një numër shumë të madh çarjesh të tubave ose me probleme infrastrukturës së vjetruar që duhet të zëvendësohet urgjentisht, kjo është një pikënisje e shkëlqyer për futjen e sensorëve dhe të mekanizmave të kontrollit për të monitoruar rrjedhjet dhe për të menaxhuar presionin.