Dëshiroj t’i uroj të gjithë anëtarëve, mbështetësve dhe miqve tanë një vit të gëzuar, të lumtur dhe plot shëndet në vitin 2016. Suksesi i vazhdueshëm i Shoqatës sonë gjatë vitit të shkuar nuk do të mund të arrihej pa mbështetjen, inkurajimin dhe pjesëmarrjen, si dhe “mirëkuptimin”, e një game të gjerë aktorësh në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor.
Mirëkuptim kanë treguar në mënyrë të veçantë anëtarët tanë besnikë, të cilët mund të mendojnë se SHUKALB nuk ka bërë shumë gjatë vitit 2015. Ne kemi bërë gjërat e zakonshme: Konferencën e Përbashkët Ballkanike në Prishtinë; Konferencën Rajonale të Menaxhimit të Shoqërive UK në Tiranë; Programin Miqtë e Ujit për nxënësit e klasave të 3-ta; Dita Botërore e Ujit në mbështetje të anëtarëve tanë; përveç aktiviteteve të tjera.
Sidoqoftë, arritja më e madhe që SHUKALB ka bërë në vitin 2015 ishte nisja e implementimit të grantit të madh të USAID-it për zhvillimin e 40 kurseve të trajnimit në gjuhën shqipe dhe bashkëpunimi me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës për krijimin e një programi certifikimi bazuar në testim për menaxherët operacional në sektorin ujësjellës kanalizime të Shqipërisë. Kjo është e ngjashme me ndërtimin e një godine, themelet nuk shihen lehtë, por godina nuk mund të qëndrojë në këmbë pa themelet. Viti 2015 ishte periudha e ndërtimit të themeleve për trajnimin dhe certifikimin. Në vitin 2016, ju do të shihni që ndërtesa do të ngrihet nga toka si një pjesë shumë domethënëse dhe e rëndësishme e reformës në sektorin e ujit në Shqipëri.
SHUKALB e fitoi grantin e dhënë nga USAID dhe Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës hyri në partneritet me SHUKALB-in për të institucionalizuar certifikimin bazuar në testim, sepse të dy bashkë e shohin SHUKALB-in si organizata më serioze, më profesionale dhe më të përkushtuar në sektorin e ujit të Shqipërisë. U deshën 15 vjet për të arritur në këtë pikë në zhvillimin e SHUKALB.
Për ata anëtarë, të cilët kanë qenë me ne që nga fillimi, borxhi ndaj jush nuk mund të shlyhet kurrë nga SHUKALB.
Për ata anëtarë që na janë bashkuar gjatë udhëtimit tonë, ju e keni shtuar shumë reputacionin e SHUKALB.
Për ata që nuk janë angazhuar për t’u bërë anëtarë deri më sot, SHUKALB ju pret krahëhapur dhe ju mirëpret.
Në këtë Vitit të Ri, ne ju mirëpresim me Burimin e Ri, si një përpjekje për të përmirësuar shërbimet kundrejt anëtarëve tanë dhe për të forcuar kontaktet me aktorët e tjerë të sektorit. Ju mund të mësoni më shumë rreth Burimit të Ri duke lexuar artikullin e dedikuar më poshtë, si dhe duke eksploruar veçoritë që ofron ky mjet komunikimi.
Mbetet akoma shumë për të bërë, por duke marrë parasysh 15 vitet e fundit; SHUKALB ka provuar se ne mund t’ia dalim mbanë.