SHUKALB zhvillon me sukses dy kurse trajnimi gjatë muajit Korrik 2021
3 Gusht, 2021
Prof. Dr. Enkelejda Gjinali, Lektore pranë Departamentit të Inxhinierisë së Mjedisit, Universitetit Politeknik të Tiranës (në fund në këmbë) dhe pjesëmarrësit gjatë trajnimit “Trajtimi Paraprak dhe Primar i Ujërave të Ndotura” Foto nga SHUKALB
Gjatë korrikut 2021, SHUKALB dha me sukses dy kurse të tjera trajnimi “Trajtimi Paraprak dhe Primar i Ujërave të Ndotura” dhe “Menaxhimi“.
Kursi i trajnimit “Trajtimi Paraprak dhe Primar i Ujërave të Ndotura ” u zhvillua më 14 korrik në Grand Hotel Tirana. Kjo ishte hera e parë që ky kurs trajnimi zhvillohej në kuadër të Programit të Trajnimit të SHUKALB.
Në trajnim morën pjesë 12 inxhinierë të shoqërive ujësjellës kanalizime Tiranë, Korçë Sarandë, dhe u drejtua nga Prof. Dr. Enkelejda Gjinali, Lektore pranë Departamentit të Inxhinierisë së Mjedisit, Universitetit Politeknik të Tiranës.
Pjesëmarrësit morën njohuri të mjaftueshme mbi temat kyçe të trajtimit të ujit të ndotur si trajtimi paraprak, trajtimi primar dhe gropat septike. Trajnimi u vlerësua shumë i vlefshëm nga të gjithë pjesëmarrësit, si për njohuritë e ndara ashtu dhe per diskutimet.
Trajneri Arian Gjorga, Konsulent dhe dhe Ekspert në Menaxhim (në këmbë majtas) dhe pjesëmarrësit gjatë prezantimit të një ushtrimi të punës në grup gjatë kursit të trajnimit “Menaxhimi” Foto nga SHUKALB
Kursi i trajnimit “Menaxhimi” u zhvillua më 22-23 Korrik 2021, me pjesëmarrjen e drejtuesve dhe specialistëve të departamenteve të shitjes, inxhinierik dhe drejtorisë së burimeve njerëzore pranë Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Trajnimi u ofrua nga Arian Gjorga, Konsulent dhe Ekspert në Menaxhim.
Pjesëmarrësit e kursit të trajnimit “Menaxhimi” gjatë një ushtrimi në grup Foto nga SHUKALB
Kjo ishte hera e dytë që SHUKALB zhvilloi këtë kurs trajnimi gjatë këtij viti. Trajnimi i parë u zhvillua online përmes Zoom në 23-24 Mars 2021.
Pjesëmarrësit morën njohuri dhe aftësi të nevojshme për tu përballur me sfidat dhe përgjegjësitë e tyre të përditshme në fushat si komunikimi, menaxhimi i ekipeve, kultura organizative, zgjidhja e problemeve, marrja e vendimeve dhe menaxhimi financiar. Trajnimi u vlerësua shumë i vlefshëm nga të gjithë pjesëmarrësit.