Regjistrimi në Konferencën dhe Ekspozitën e 9-të të Përbashkët Ballkanike është ende i hapur!
8 Tetor, 2021
Jemi më pak se një muaj larg nga Konferenca dhe Ekspozita e 9-të e Përbashkët Ballkanike, “Vlera e Ujit“, që do të mbahet si një aktivitet virtual në datat 3-5 nëntor 2021.
Regjistrimi në Konferencë dhe Ekspozitë është ende i hapur!
Regjistrimi në Konferencë mundësohet përmes dy mënyrave:
Në vazhdim,ne mirëpresim kompanitë nga e gjithë bota për të ekspozuar produktet dhe shërbimet e tyre dhe t’i bashkohen diskutimit mbi çështjet aktuale në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.
Ambjenti i ekspozitës është i organizuar përmes një platforme virtuale duke i dhënë çdo ekspozuesi mundësinë për të prezantuar produktet dhe kompaninë e tyre përmes videove, imazheve dhe informacioneve të tjera të rëndësishme. Platforma e ekspozitës është e aksesueshme në faqen e internetit të eventit nën seksionin Platforma Virtuale e Ekspozitës dhe do të promovohet tek të gjithë pjesëmarrësit virtualë gjatë gjithë kohëzgjatjes së Konferencës. Për më tepër, kompanitë ekspozuese do të kenë mundësinë të ndërveprojnë dhe të bisedojnë drejtpërdrejt me pjesëmarrësit e Konferencës.