Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Korçë: Investime të reja në zonat rurale
8 Tetor, 2021
Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Korçë (UK Korçë) ka nisur në fillim të këtij viti zbatimin e projektit për investimet në sistemin e furnizimit me ujë në Njësitë Administrative të Bashkisë Korçë. Projekti financohet nga Qeveria Shqiptare dhe konsiston kryesisht në ndërtimin e depove të ujit, ndërtimin e stacioneve të pompimit, shtrimi e linjave të transmetimit, zëvendësimin e rrjetit të amortizuar dhe ndërtimin e dhomave të klorinimit. Në total, projekti përfshin punime në 11 fshatra, me kohëzgjatje prej rreth 9 muajsh.
Ndërtim linjë transmetimi 10 kV dhe ndërtim kabinë elektrike me transformator 100 kVA
Foto nga UK Korçë
Përpara projektit, fshati Porodinë vuante nga furnizimi me ujë të përhershëm për shkak të mungesës së një linje transmetimi elektrike për stacionin e pompimit.
Ndërtimi i linjës elektrike për furnizimin me energji elektrike të stacionit të pompimit, si dhe ndërtimi i kabinës elektrike përkatëse, do të garantojë sasinë e përshtatshme të furnizimit me ujë për këtë fshat.
Ndërtim i rrjetit të ri shpërndarës në fshatin Pulahë, ndërtim dhomë klorinimi tek depoja ekzistuese dhe devijim i linjës së Vithkuqit (pjesa tek rezervuari)
Foto nga UK Korçë
Në fshatin Pulahë, rrjeti shpërndarës ekzistues ishte i amortizuar. Tek depoja ekzistuese mungonte dhoma e klorinimit. Pjesa e linjës së Vithuqit që kalon në afërsi të rezervuarit pranë këtij fshati ka pasur disa defekte në gjatësinë e saj dhe prezenca e ujit në rezervuar e bënte të vështirë riparimin e tyre.
Për këto arsye lind nevoja e ndërtimit të një rrjeti të ri shpërndarës si dhe një dhome klorinimi pranë depos ekzistuese. Linja e Vithkuqit mund të devijohet duke u zhvendosur nga gjurma ekzsituese e cila kalon në rezervuar. Në këtë mënyrë zëvendësohet ajo pjesë e linjës që ka defekte dhe garantohet aksesi në linjë në të ardhmen.
Ndërtim i rrjetit të ri shpërndarës në fshatin Barç dhe linjë transmetimi nga stacioni i pompave deri në depo
Foto nga UK Korçë
Në fshatin Barç, rrjeti shpërndarës ekzistues ishte i amortizuar. Burimet që furnizojnë depon e këtij fshati jane relativisht të paqëndrueshme dhe në disa raste nuk e garantojne sasinë e kërkuar të ujit.
Për këto arsye lindi nevoja e ndërtimit të një rrjeti të ri shpërndarës si dhe ndërtimin e një linje transmetimi së bashku me një stacion pompimi dhe tanker e cila do të bëjë të mundur lidhjen e depos ekzistuese të fshatit me rrjetin e qyetit. Kështu, në rastet kur burimet ujore të fshatit nuk garantojnë sasinë e kërkuar të ujit, stacioni do të vihet në punë.
Ndërtim i rrjetit të ri shpërndarës në fshatin Voskop, ndërtim dhoma klorinimi për secilën depo dhe linja transmetimi nga stacioni i pompave deri në depo
Foto nga UK Korçë
Në fshatin Voskop, rrjeti shpërndarës ekzistues ishte i amortizuar. Burimet që furnizojnë depot e këtij fshati jane relativisht të qëndrueshme, por në disa periudha të shkurtra të vitit nuk e garantonin sasinë e kërkuar të ujit. Mungonin dhomat e klorinimit në secilën depo dhe rrethimet përkatëse, te cilat pritet të ndërtohen në vazhdim.
Për këto arsye lindi nevoja e ndërtimit të një rrjeti të ri shpërndarës, ndërtimit të dhomave të klorinimit së bashku me rrethimet e tyre dhe depove ekzistuese si dhe ndërtimin e një linje transmetimi, e cila do të lidhë burimin e Toplecit me depot e fshatit. Ndërtesa ekzistuese e stacionit të pompimit pranë këtij burimi u rindërtua së bashku me ndërtesën e kaptazhit e cila ishte e amortizuar.
Ndërtim linjë transmetimi nga stacioni i pompave deri në depo në fshatin Mborje
Foto nga UK Korçë
Në fshatin Mborje, burimet që furnizojnë depot janë relativisht të paqëndrueshme dhe në disa raste nuk e garantojnë sasinë e kërkuar të ujit.
Për këtë arsye lindi nevoja e ndërtimit të një linje transmetimi së bashku me një stacion pompimi dhe tanker, e cila do të bëjë të mundur lidhjen e depove ekzistuese të fshatit me rrjetin e qyetit.
Zëvendësim i një pjese të rrjetit shpërndarës në fshatin Moravë
Në fshatin Moravë një segment ekzistues i rrjetit shpërndarës ishte me tubacion xingato dhe në gjendje të amortizuar duke shfaqur shpesh defekte. Lindi nevoja e zëvendësimit të kësaj linje duke ndërtuar në gjurmën e saj një linjë të re, e cila garanton furnizimin me ujë të kësaj pjese të fshatit pa shfaqur defekte.