Ka filluar numërimi mbrapsht për Konferencën dhe Ekspozitën e 9-të të Përbashkët Ballkanike, Vlera e Ujit
2 Nëntor, 2021
Konferenca dhe Ekspozita e 9-të e Përbashkët Ballkanike 2021, “Vlera e Ujit”, që do të organizohet si një aktivitet virtual në datat 3-5 nëntor 2021, është vetëm disa orë larg. Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt online për pjesëmarrësit përmes platformës Zoom.
Komiteti Organizativ dhe i Programit kanë kënaqësinë të ndajnë disa nga pikat kryesore të eventit.
Vendimarrës të nivelit të lartë dhe Profesionistë
SH.T. Z Albin Kurti, Kryeministër, Qeveria e Republikës së Kosovës, do të mbajë një fjalim përshëndetës gjatë Ceremonisë së Hapjes së Konferencës më 3 nëntor 2021.
Liburn Aliu, Ministër, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Kosovë, do të mbajë një fjalim përshëndetës gjatë hapjes së sesioneve te Konferencës më 5 nëntor 2021.
Mentor Arifaj, Zëvendësministër, Ministria e Ekonomisë, Kosovë, do të mbajë një fjalim përshëndetës gjatë hapjes së sesioneve te Konferencës më 4 nëntor 2021.
Folës të shquar
Oliver Loebel, Sekretar i Përgjithshëm, Federata Evropiane e Shoqatave Kombëtare për Shërbimet e Ujit, Belgjikë, do të mbajë një fjalim kryesor gjatë hapjes së sesioneve të Konferencës më 3 nëntor 2021.
Camilo Lombana Cordoba, Specialist i Lartë për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizimet, Banka Botërore, do të mbajë një fjalim kryesor gjatë hapjes së sesioneve të Konferencës më 3 nëntor 2021.
Programi i Konferencës
Folësit gjatë një Sesioni Plenar në Konferencën dhe Ekspozitën e Përbashkët Ballkanike 2020
Programi i Konferencës do të kombinojë sesione plenare, si dhe sesione teknike, duke mbuluar një numër të gjerë dhe shumëdimensional të temave nga politike në teknike, si dhe çështje të menaxhimit të sektorit të ujit.
Dita e parë e Programit Teknik do të fillojë duke trajtuar temën kryesore të Konferencës, “Vlera e Ujit”. Sesioni Plenar 1. Vlera e Ujit: Një Vështrim i Përgjithshëm, synon të sjellë një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi vlerën e ujit dhe se si kjo kuptohet nga brenda dhe komunikohet më tej me publikun, nga aktorë të ndryshëm të sektorit.
Dy Sesionet e tjera Plenare do të trajtojnë tema si:
Ndërtimi i Shoqërive Ujësjellës Kanalizime të së Ardhmes: Të kuptojmë Udhëtimin Përpara
Menaxhimi i Infrastrukturës Ujësjellës Kanalizime në Kontekstin e Integrimit në BE
Sesionet teknike do të sjellin një diskutim të gjerë dhe shumë dimensional të temave, që mbulojnë çështjet politike, si dhe problemet e menaxhimit të sektorit të ujit. Ju mund të gjeni Programin final të Konferencës në këtë link.
Ekspozita Teknike
Ekspozita është organizuar përmes një platforme virtuale ku kompanitë ekspozuese do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre përmes videove, imazheve, broshurave dhe informacioneve të tjera të rëndësishme. Platforma e ekspozitës është e aksesueshme në faqen e internetit të Konferencës dhe do të promovohet tek të gjithë pjesëmarrësit online gjatë gjithë kohëzgjatjes së Konferencës.
Për më tepër, kompanitë ekspozuese dhe pjesëmarrësit e konferencës do të kenë mundësinë të ndërveprojnë dhe të bisedojnë drejtpërdrejt me njëri-tjetrin.