Nxitoni të regjistroheni në kurset e trajnimit që do të zhvillohen gjatë muajit Nëntor 2021!
2 Nëntor, 2021
SHUKALB ju fton të merrni pjesë në dy kurse të shkëlqyeshëm trajnimi që organizohen përgjatë muajit Nëntor. Më shumë detaje në lidhje me regjistrimet do t’i gjeni më poshtë.
Ky kurs trajnimi thekson rolin e mbikëqyrësit në përmbushjen e misionit dhe objektivave të shoqërive ujësjellës kanalizime. Kursi fokusohet tek aftësitë dhe njohuritë që duhet të ketë një mbikëqyrës mbi planifikimin, koordinimin dhe motivimin e punonjësve me qëllim që çdokush të punojë me efektivitet për përmbushjen e objektivave.
Qëllimi kryesor i këtij kursi është që t’i pajisë pjësëmarrësit me njohuri dhe teknika të vlefshme mbikëqyrje për të përmirësuar performancën e shoqërive ujësjëllës kanalizime.
Ky kurs është veçanërisht i vlefshëm për drejtuesit e departamentit të burimeve njerëzore, drejtuesit e departamentit të marrëdhënieve me publikun si dhe përgjegjësit e departamenteve.
Ndotja e ujit të pijshëm, çarje dhe bllokim i rrjetit të kanalizimeve si dhe vërshimi i ujërave të ndotura në sipërfaqe, janë disa nga sfidat me të cilat shoqëritë UK përballen çdo ditë, si pasojë e sistemit të vjetër dhe të dëmtuar të kanalizimeve.
Me qëllim adresimin e këtyre problematikave, në këtë kurs trajnimi trajtohen hapat dhe procedurat që duhen ndjekur për rehabilitimit e sistemit të kanalizimeve, duke filluar me studimin e gjendjes aktuale të rrjetit, vlerësimit të nevojës për rehabilitim, përzgjedhjen e metodës më të përshtatshme dhe ekonomike deri tek zbatimi i punës rehabilituese.
Përveç zbatimit dhe përdorimit të metodave klasike të riparimit dhe rehabilitimit të linjave të kanalizimeve dhe pusetave, në këtë kurs trajtohen edhe teknikat më të fundit rehabilituese.
Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për inxhinierët e zbatimit dhe të mirëmbajtjes së sektorit të kanalizimeve.