SHUKALB merr pjesë në Konferencën e Ujit të Danubit 2021
2 Nëntor, 2021
Elisabeta Poçi, Drejtore Ekzekutive dhe Gustavo Saltiel, Specialist Kryesor për Ujin dhe Kanalizimet, Banka Botërore, SHBA, gjatë sesionit “Më pyesni çdo gjë: Gjithçka që dëshironi të dini për ujin” Foto nga SHUKALB
Konferenca e Ujit të Danubit 2021 u mbajt në datat 19-20 tetor 2021, organizuar nga Programi i Ujit të Danubit (Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Furnizimit me Ujë të Basenit të Lumit Danub (IAWD) dhe Banka Botërore) e financuar Qeveria Austriake. Konferenca u organizua e gjitha virtualisht përmes platformës Swapcardon.
Tema e Konferencës për këtë vit ishte “Ndërtimi i një rajoni të Danubit elastik dhe me ujë të sigurt”. Konferenca mblodhi së bashku më shumë se 250 ekspertë të sektorit të ujit nga e gjithë bota, të mbledhur në hapësirën virtuale për të hedhur një vështrim të gjatë mbi kërcënimet dhe rreziqet e ardhshme, duke diskutuar se si të inovojnë, investojnë, ndërtojnë dhe komunikojnë sektorin e tyre nga pengesat.
SHUKALB u përfaqësua në programin e Konferencës nga Elisabeta Poçi, Drejtore Ekzekutive, e cila ishte përzgjedhur si Kryetare e sesionit “Më pyesni çdo gjë: Gjithçka që dëshironi të dini për ujin”, së bashku me z. Gustavo Saltiel, Specialist Kryesor për Ujin dhe Kanalizimet, Banka Botërore, SHBA; dhe si Folëse në sesionin “Bashkëpunimi si çelës për shërbime të qëndrueshme të ujit”, ku ndau, së bashku me znj. Lindita Sotiri, Drejtore e Programeve të Zhvillimit të Ujësjellës Kanalizimeve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përvojën e SHUKALB duke punuar në partneritet me MIE për zhvillimin e Programit Kombëtar të Trajnimit dhe Certifikimit Bazuar në Testim për shoqëritë ujësjellës kanalizime në Shqipëri.
Në Konferencë morën pjesë disa përfaqësues të aktorëve nga Shqipëria, që përfaqësonin disa shoqëri ujësjellës kanalizime, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve dhe Entin Rregullator të Ujit.
Folës të tjerë shqiptarë, pjesë e programit të konferencës ishin znj. Frosela Filo, Drejtoreshë e Departamentit të Financës dhe Kontabilitetit, Ujësjellës Kanalizime Korçë, e cila ishte folëse në Tryezën e Rrumbullakët: Si ju mbështet trajnimi për menaxhimin e shoqërive UK për t’u bërë një shoqëri e së ardhmes.