Njihuni me znj. Elona Hodaj, Drejtoresha e sapoemëruar e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë
2 Nëntor, 2021
Znj. Elona Hodaj është Drejtoresha e re e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë (UK Vlorë), nga shtatori 2021.
Zonja Hodaj ka mbajtur më parë poste të rëndësishme në disa institucione publike të qytetit të Vlorës, ku ka dhënë kontributin e saj të çmuar.
Karriera e saj në institucionet publike ka nisur herët. Znj. Hodaj ka punuar më parë si zëdhënëse e Kryetarit të Bashkisë Vlorë, gjatë viteve 2007-2013, si dhe shefe kabineti në Bashkinë e Vlorës gjatë periudhës 2013-2016. Më pas ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësor në Vlorë.
Në çdo detyrë që ka mbajtur, zonja Hodaj është shquar për korrektësinë e saj, marrëdhëniet shumë të mira të punës së grup, si dhe për stilin e saj profesional dhe bashkëkohor të menaxhimit.
Si drejtoreshë e UK Vlorë, zonja Hodaj do të vendosë të gjitha energjitë e saj, duke i dhënë prioritet maksimal përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Angazhimi maksimal edhe për riparimin në një kohë të shkurtër të avarive në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve, duke ju përgjigur klientëve familjarë dhe privatë, pastrimi i rrjetit të kanalizimeve për përballimin e situatave që mund të krijohen nga sezoni i dimrit, rritja e nivelit të arkëtimeve dhe përmirësimin e standardit të marrëdhënieve me klientët, lobimi për të thithur sa më shumë investime, do të jenë prioritetet kryesore të zonjës Hodaj si drejtuese e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë.