Forumi i Ujit të Danubit 2022: Hidhini një sy agjendës!
7 Qershor, 2022
28 – 29 Qershor 2022, Tiranë, Shqipëri: Pas dy vitesh shumë të gjata takimesh virtuale, familja Danube Water do të mblidhet sërish bashkë. Tema është e nxehtë, grupi i folësve është mbresëlënës, regjistrimi është i hapur dhe agjenda tashmë është e disponueshme.
Më në fund, të gjithë do të mblidhemi përsëri: Të gjithë që kanë një interes apo janë të përfshirë në sektorin e ujit të rajonit të Danubit janë të ftuar përzemërsisht të marrin pjesë në Forumin e Ujit të Danubit 2022, organizuar nga IAWD dhe Banka Botërore në kuadër të Programit të Ujit të Danubit dhe në bashkëpunim me SHUKALB.
Për shumë vite, Programi i Ujit të Danubit ka krijuar një rrjet ndërkombëtar të institucioneve dhe ekspertëve të sektorit të ujit, të përkushtuar ndaj ndërtimit të kapaciteteve, ndarjes së njohurive, shërbimeve analitike dhe këshillimore.
Konferenca e Ujit të Danubit (DWC) dhe Forumi i Ujit të Danubit (DWF) qe orgaizohen çdo dy vjet, janë janë evente identifikuese për Programin dhe rajonin e Danubit. Ato rrotullohen në baza vjetore, me DWC që organizohet në Vjenë, Austri dhe Forumin e Ujit të Danubit të organizuar në qytetet e rajonit në bashkëpunim me partnerët rajonalë, duke u ofruar profesionistëve të sektorit nga rajoni i Danubit dhe më gjerë një takim vjetor dhe platformë për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në sektorin e ujit të rajonit të Danubit.
Fokusimi në Energji
Tema e forumit të këtij viti është ” Energjizimi i Sektorit të Ujit në Rajonin e Danubit” dhe rritja e shpejtë e fundit e çmimeve të energjisë i shton urgjencën kësaj teme. Për shumicën e shoqërive ujësjellës kanalizime, investimet në efiçencën e energjisë premtojnë kthime spektakolare nga investimi. Në shumë pjesë të rajonit, kostot e energjisë elektrike për prodhimin, shpërndarjen dhe trajtimin e ujit kontribuojnë nga rreth 30% deri në 80% të kostove operative jo të punës të shoqërive UK. Shumica e shoqërive mund të reduktojnë konsumin e tyre të energjisë me rreth 20-50%, duke premtuar një kthim të plotë të investimit në 1-5 vjet.
Forumi i Ujit të Danubit 2022 do të fokusohet në lidhjen midis energjisë dhe ujit, me sesione që eksplorojnë zhvillimin e tregut të energjisë dhe efektet e tij në shoqëritë UK në rajon, teknologjitë inovative, financimin dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për modernizimin dhe reformën.
Një listë mbresëlënëse Folësish
Programi i Forumit është i pasur me pika kryesore: Sesioni i hapjes në Ditën 1 do të sjellë një fjalim kryesor hyrës mbi Shfrytëzimin e Lidhjes Ujë-Energji nga Loïc Charpentier, Menaxher i Politikave të Inovacionit Ujor i platformës Water Europe, i ndjekur nga një pritje mirëseardhjeje dhe koktej që gjithashtu feston nisjen e Programit Kombëtar të Modernizimit të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve të Shqipërisë.
Sesioni i mëngjesit në ditën e dytë do të fokusohet në goditjet e çmimeve të energjisë në rajonin e Danubit dhe hapësirën e madhe për përmirësim në efiçencën e energjisë të shumë shoqërive UK, me fjalime kryesore nga ekonomistja e lartë e energjisë në Bankën Botërore Katharina Gassner dhe CEO i Wadata Radoslav Russev, ndjekur nga raste studimore mbi prodhimin e energjisë së rinovueshme, një vështrim në teknologjinë e menaxhimit të energjisë për industrinë e ujit dhe ujërat e ndotura, të prezantuara nga përfaqësuesi i Siemens, Steffen Haendler.
Pas pushimit të drekës, pasditja do t’i kushtohet çështjes së financimit të masave të lidhura me energjinë në këtë sektor, me prezantime të mbajtura nga Konsulentja Eksperte e Bankës Botërore, Dilip R. Limaye, Inxhinieri i Lartë i Ujit në Bankën Evropiane të Investimeve, Juan Bofill Maestre dhe Drejtori i Partneriteteve Strategjike dhe Projekteve te Sofia Water, Lyubomir Filipov.
Gjithashtu i planifikuar për pasditen e ditës 2 të Forumit është një sesion mbi Ngritjen e Kapaciteteve, Politikat dhe Rregulloret: Specialisti i Lartë i Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve të Bankës Botërore, Dambudzo Josephine Muzenda do të mbajë një fjalim mbi përafrimin e politikave, institucioneve dhe rregulloreve për ofrimin efikas të shërbimeve të ujit. Klevis Jahaj, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve do të prezantojë Programin Shqiptar të Modernizimit të Sektorit të Ujit dhe Kryetarja e Këshillit të Partneritetit të Danubit Vesna Muslic do të hedhë dritë mbi ndërtimin e kapaciteteve rajonale.
Sesioni përmbyllës në ditën e 3-të do të shqyrtojë të gjitha çështjet e konferencës, të moderuar nga Z. Winston Yu.
Hidhini një sy agjendës së detajuar në linkun e mëposhtëm!
Programi i plotë
I skeduluar krah për krah me Forumin e Ujit të Danubit është Konferenca, vetëm me ftesë, mbi “Lidhja e Benchmarking dhe Menaxhimit të Aseteve – Mjetet kryesore për rregullatorët dhe vendimmarrësit ” më 30 qershor dhe një seri takimesh biznesi më 28 qershor, duke përfshirë mbledhjen e Bordit të IAWD dhe Asambleja e Përgjithshme, Mbledhja e Këshillit të Komitetit të D-LeaP dhe Takimi i Rregullatorëve.
Prandaj, është një supozim i sigurt që të gjithë që kanë një interes në sektorin e ujit të rajonit të Danubit do të jenë të pranishëm atje. Ejani gjithashtu dhe ju atje: Ndiqni linkun në faqen e regjistrimit të Forumit dhe të gjitha informacionet e dobishme të udhëtimit dhe akomodimit.
Mirësevini në Forumin e Ujit të Danubit. Na keni munguar prej shumë kohësh.
Shënim: Artikulli i mësipërm është marrë nga Voice of the Danube, faqja e internetit e Shoqatës Ndërkombëtare të Kompanive të Furnizimit me Ujë të Basenit të lumit Danub.