Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike – 10 Vjetori i një Bashkëpunimi të Suksesshëm!
6 Dhjetor, 2022
Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike – 10 Vjetori i një Bashkëpunimi të Suksesshëm!
SH.T.Z Albin Kurti, Kryeministër, Qeveria e Republikës së Kosovës, gjatë fjalimit të tij përshëndetës në Hapjen e Konferencës më 8 nëntor 2022. Foto nga Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike (K&EPB)
Më 8, 9, 10 Nëntor 2022, SHUKALB në bashkëpunim me SHUKOS (Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës) organizuan Konferencën dhe Ekspozitën e 10-të të Përbashkët Ballkanike me temë “Ujërat nëntokësorë – Të bëjmë të padukshmen të dukshme”, në Hotel Emerald, në Prishtinë, Kosovë. Konferenca tërhoqi mbi 400 profesionistë të ujit që përfaqësonin shoqëritë ujësjellës kanalizime, komunitetin e donatorëve, kompani private, institucione akademike si dhe institucione të tjera të qeverisjes qendrore dhe vendore nga 16 vende të ndryshme.
Petrit Tare, President i SHUKALB, gjatë Ceremonisë së Hapjes Foto nga K&EPB
Si zakonisht, Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike ofroi një platformë për diskutim, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të ndanin njohuritë dhe përvojën e tyre në trajtimin e çështjeve të sektorit të ujit dhe krijimin e mundësive të rrjetëzimit midis profesionistëve të sektorit të ujit në Rajonin e Ballkanit.
Para fillimit të Ceremonisë së Hapjes, më 8 Nëntor, u organizuan disa evente para-konferencë duke përfshirë Forumin e Grupimit të Profesionistëve të Rinj të Ujit nga Kosova dhe Shqipëria; Workshopi Rajonal i Programit të Benchmarking për HUB-in Kosovë dhe Shqipëri, Takimi i Përbashkët me Palët e Interesit mbi “Zhvillimin e Kapaciteteve në Sektorin e Ujit dhe Advokimin e Shoqatave për Krijimin e një Mjedisi Mbështetës”, dhe Workshopi i Grupit DHI me temë “Analiza Hidraulike e Sistemit të Furnizimit me Ujë ose Binjakëve Dixhitalë për Menaxhimin e Ujit Pa të Ardhura dhe të Energjisë së Shoqërive Ujësjellës Kanalizime”.
Ceremonia e Hapjes në mbrëmjen e 8 nëntorit filloi me fjalën e mirëseardhjes të kryetarit nga Presidenti i SHUKOS, Zenel Zenelaj dhe Presidentit të SHUKALB, Petrit Tare, të cilët përshëndetën të pranishmit dhe i ftuan të ndjekin programin e konferencës gjatë dy ditëve të ardhshme, si dhe të vizitonin ekspozitën teknike të sektorit privat që organizohet paralelisht me konferencën.
Ceremonia e Hapjes vazhdoi me fjalët përshëndetëse të SH.T. Albin Kurti, Kryeministër, Republika Kosovës. Në fjalën e tij, ndër të tjera, SH.T. Albin Kurti tha: “Konferenca e përbashkët ballkanike është ngjarja më e rëndësishme për profesionistët e fushës së ujërave të Shqipërisë, Kosovës, të Maqedonisë së Veriut e të Malit të Zi, mban në vëmendje rëndësinë jetike që ka furnizimi me ujë dhe shërbimet e kanalizimit, si dhe promovon shkëmbimin e përvojave teknologjike dhe ofron një perspektivë për profesionistët e rinj të sektorit”.
Dr. Gabriele Lames, Menaxhere Programi, GIZ, gjatë marrjes së çmimit të Bordit të Drejtorëve të SHUKALB nga Petrit Tare, President i SHUKALB. Foto nga K&EPB
Personalitete të tjera të cilët mbajtën fjalime përshëndetëse ishin SH.T. Thomas Kolly, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë, Ambasada Zviceriane, Kosovë, SH.T. Matthias Conrad, Zëvendës Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë, Ambasada Gjermane, Kosovë, dhe Gábor Brandstätter, Drejtor i Zhvillimit të Biznesit Ndërkombëtar, Kompania e Ujit të Budapestit, Hungari.
SH.T. Thomas Kolly, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë, Ambasada Zviceriane, Kosovë duke mbajtur fjalën përshëndetëse gjatë ceremonisë së hapjes Foto nga K&EPB
Ceremonia e Hapjes vazhdoi me ceremoninë tradicionale të ndarjes së çmimeve për njohjen e përpjekjeve të individëve që kanë pasur ndikim në punën e tyre dhe në përmirësimin e sektorit të ujit. Bordi i Drejtorëve të SHUKALB nderoi me çmim Dr. Gabriele Lames, Menaxhere Programi, GIZ, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për kontributin e saj në sektorin e ujit në Shqipëri dhe mbështetjen e jashtëzakonshme për misionin e SHUKALB, veçanërisht për programet e Zhvillimit të Kapaciteteve për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime dhe programet e Edukimit dhe Ndërgjegjësimit të brezave të rinj”. Çmimi “Një Jetë në Sektorin e Ujit” iu dha Elia Pendavinji, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Korçë; Ing. Piro Ndreu, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Fier, Ing. Albert Tavanxhiu, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Pogradec dhe Kujtim Luli, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Shkodër.
Ceremonia e Hapjes përfundoi me hapjen zyrtare të ekspozitës.
Elisabeta Poçi, Drejtor Ekzekutiv i SHUKALB në hapjen e ditës së parë të Konferencës Foto nga K&EPB
Programi Teknik i Konferencës konsistoi në 16 sesione me tematika të ndryshme të organizuara në 12 sesione të ndryshme paralele dhe 4 Sesione Plenare, të cilat adresuan mbi 44 prezantime, duke mbuluar një gamë të gjerë temash të shumëanshme.
Linda Çavdarbasha, Zv. Ministër, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Kosovë Foto nga K&EPB
Programi Teknik i Konferencës filloi në mëngjesin datës 9 nëntor, me fjalën e mirëseardhjes nga Elisabeta Poçi, Drejtore Ekzekutive e SHUKALB, e cila dha një pasqyrë të aktiviteteve para-konferencë që u zhvilluan një ditë më parë dhe programit për ditën e parë të Konferencës. . Ajo vlerësoi edhe kontributin e sponsorëve që mbështetën organizimin e eventit.
Pjesëmarrësit në Konferencë u përshëndetën nga fjalimet e Sh.S. Linda Çavdarbasha, Zv. Ministre, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Kosovë dhe Sh.S. Enkelejda Muçaj, Zv. Ministre, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shqipëri.
Enkelejda Muçaj, Zëvendës Ministër, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shqipëri duke mbajtur fjalimin përshëndetës online. Foto nga K&EPB
Konferenca vijoi me fjalimin e parë kryesor nga Aude Farnault, Ekonomiste dhe Analiste Politikash, Ekipi i Ujit, Drejtoria e Mjedisit, OECD, Francë e cili deklaroi se: “Ujërat nëntokësore përdoren gjithnjë e më shumë dhe përdorimi intensiv i ujërave nëntokësore çon në sfida të mëdha. Pompimi intensiv i ujërave nëntokësore mund të çojë në: Shterim afatgjatë të akuiferëve dhe eksternalitete të rëndësishme negative mjedisore, duke përfshirë: Shterimin e rrjedhave; Kripësimin dhe infiltrimin e ujërave të ndotura dhe ngjeshja e Akuiferit dhe fundosja e tokës”.
Aude Farnault, Ekonomiste dhe Analiste Politikash, Ekipi i Ujit, Drejtoria e Mjedisit, OECD, Francë duke mbajtur fjalimin e saj kryesor në hapjen e ditës së parë të Konferencës Foto nga K&EPB
Sesioni i parë plenar i programit iu dedikua temes së përgjithshme të konferencës “Ujërat nëntokësorë – Të bëjmë të padukshmen të dukshme”. Sesioni u moderua nga Elisabeta Poçi, SHUKALB, dhe panelistët që iu bashkuan diskutimeve ishin Fidaim Sahiti, Program për Zhvillim të Agjencisë së Mjedisit në Kosovë, Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar, Kosovë; Ylber Mirta, Shef i Departamentit për Ujërat, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Maqedonia e Veriut; Petrit Tare, Administrator, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Korçë dhe Dr. Arben Gjata, Lektor, Universiteti Fan S. Noli, Korçë.
Sesioni i parë plenar i programit “Ujërat nëntokësorë – Të bëjmë të padukshmen të dukshme”
Pas sesionit të parë plenare, programi vazhdoi me katër (4) sesione paralele “Menaxhimi i Burimeve Ujore”; “Menaxhimi Teknik i Shoqërive UK”; “Sfidat rregullatore” dhe “Menaxhimi i ujit pa të ardhura”.
Sesioni i 2-te plenar “Rajonalizimi i Shërbimeve Ujësjellës Kanalizime: Sfidat dhe Mundësitë”
Sesioni i dytë plenare “Rajonalizimi i Shërbimeve Ujësjellës Kanalizime: Sfidat dhe Mundësitë” u moderua nga Baton Begolli, Këshilli Ndërministror për Ujëra, Zyra e Kryeministrit, Kosovë. Paneli diskutues përbëhej nga Klevis Jahaj, Drejtor i Përgjithshëm, Agjencia Kombëtare Ujësjellës – Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, Shqipëri; Ndriçim Shani, Kryetar i Komisionit Kombëtar Rregullator, Enti Rregullator i Ujit, Shqipëri; Afrim Lajçi, Këshilltar, Këshilli Ndërministror për Ujëra, Zyra e Kryeministrit, Kosovë; Camilo Lombana Cordoba, Specialist i Lartë për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizimet, Banka Botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës; Hajrie Morina, Drejtoreshë, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, Kosovë dhe Elisabeta Poçi, Drejtore Ekzekutive, SHUKALB.
SH.T Getoar Mjeku, Zëvendës Ministër, Ministria e Ekonomisë, Kosovë gjatë fjalimit të tij.
“Menaxhimi Organizativ dhe Strukturor” dhe “Menaxhimi i Integruar i Aseteve” ishin sesionet e fundit të trajtuara gjatë ditës së parë të Konferencës.
Dita e dytë e Konferencës, 10 nëntor, u hap me fjalën e mirëseardhjes nga Abdullah Derguti, Drejtor Ekzekutiv i SHUKOS i cili pas një përmbledhje të shpejtë të ditës së mëparshme dhe pasi u uroi pjesëmarrësve mirëseardhjen në ditën e fundit të konferencës ftoi SH.T Getoar Mjeku, Zëvendës Ministër, Ministria e Ekonomisë, Kosovë për të mbajtur një fjalim përshëndetës.
Konferenca vazhdoi me dy fjalime kryesore, Prof. Hamanth Kasan, CEO, Jyoti Human Development, Anëtar i Nderuar, Shoqata Ndërkombëtare e Ujit, Afrika e Jugut me temën “Shërbimet Ujësjellës Kanalizime në Kohë të Pasigurta: Përballja me Krizën Globale ” dhe Moritz Remé, Drejtor i Zyrës së KfW në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Banka Gjermane për Zhvillim KfW, Kosovë, me temë “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë së Sektorit të Ujit në Kosovë – Një Qasje e Integruar”.
Moritz Remé, Drejtor i Zyrës së KfW në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Banka Gjermane për Zhvillim KfW, Kosovë duke mbajtur fjalimin kryesor.
Sesioni i tretë Plenar, “Shërbimet Ujësjellës Kanalizime në Kohë të Pasigurta: Përballja me Krizën Globale” u moderua nga Premtim Islami, Zyra KfW, Kosovë. Për të diskutuar rreth kësaj teme, panelistët e ftuar ishin Klevis Jahaj, Drejtor i Përgjithshëm, Agjencia Kombëtare Ujësjellës – Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, Shqipëri; Adem Ahmetaj, Njësia për Politika dhe Monitorim për Ndërmarrjet Publike, Ministria e Ekonomisë, Kosovë; Dr. Evis Gjebrea, Zv. Drejtoreshë e Përgjithshme, Shoqëria UK Tiranë, Shqipëri; Gábor Brandstätter, Drejtor për Zhvillimin e Biznesit Ndërkombëtar, Kompania e Ujit të Budapestit, Hungari dhe Dr. Katerina Schilling, Drejtore e Sekretariatit, Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Ujit të Basenit të Lumit Danub, Austri.
Abdullah Derguti, Drejtor Ekzekutiv i SHUKOS
Programi vazhdoi me sesionet paralele kushtuar “Kriza Energjitike: Sfidat dhe Masat Lehtësuese”; “Menaxhimi i Ujit të ndotur I” dhe “Menaxhimi i Shoqërive UK I” dhe “Menaxhimi i i Ujit të ndotur II”.
Sesioni Plenar final “Ekonomia Qarkulluese në Kontekstin e Ujërave të Ndotur” u moderua nga Prof. Asoc. Dr. Enkelejda Gjinali, Universiteti Politeknik i Tiranës, Shqipëri. Për të diskutuar rreth kësaj teme, panelistët e ftuar ishin Petrit Tare, Administrator, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Korçë, Shqipëri; Leonat Muskollari, Këshilltar për Ujë dhe Kanalizime, Programi i Ujit, GIZ Shqipëri; Arbana Kola, Menaxhere Projekti, SHUKALB dhe Lorik Dervishaj, Inxhinier, Strabag AG, Kosovë.
Sesioni i tretë Plenar, “Shërbimet Ujësjellës Kanalizime në Kohë të Pasigurta: Përballja me Krizën Globale”
Programi i Konferencës përfundoi me dy sesionet e fundit paralele me temën “Menaxhimi i Shoqërive UK II” dhe “Cilësia e Ujit të Pijshëm”.
Sesioni i 4-t Plenar “Ekonomia Qarkulluese në Kontekstin e Ujërave të Ndotur”
Ekspozita Teknike
Pjesëmarrësit në Konferencë patën mundësinë të vizitonin Ekspozitën Teknike e cila u hap zyrtarisht më 8 nëntor, pas pritjes Gala dhe vazhdoi për dy ditë paralelisht me Programin Teknik në datat 9 dhe 10 nëntor. Ekspozita tërhoqi 23 kompani private nga 10 vende të ndryshme nga rajoni i Ballkanit, Evropa, si dhe Izraeli, të cilat shfaqën produktet e tyre më të fundit, nga tubat, pompat, matësat, softuerët deri te shërbimet inxhinierike dhe menaxhuese.
Si tradicionalisht në Ekspozitë, SHUKALB dhe SHUKOS organizuan një stendë të përbashkët, e vendosur pranë hyrjes së sallës së ekspozitës, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të informoheshin mbi aktivitetet përkatëse të secilës shoqatë, si dhe për nismat e përbashkëta. .
SHUKALB dhe SHUKOS dëshirojnë të falënderojnë organizatat dhe kompanitë që mbështetën organizimin e Konferencës dhe Ekspozitës së 10-të të Përbashkët Ballkanike, në veçanti Budapest Water Works dhe Hotel Emerald.
Dëshirojmë të ndajmë me ju prezantimet e mbajtura gjatë ditëve të konferencës, si dhe disa foto nga eventi. Ju lutemi klikoni në linqet e mëposhtme për të parë materialet: