SHUKALB hap thirrjen për sponsorizim për programin e tij më të njohur të edukimit dhe ndërgjegjësimit “Miqtë e Ujit”
6 Shkurt, 2023
SHUKALB hap thirrjen për sponsorizim për programin e tij më të njohur të edukimit dhe ndërgjegjësimit “Miqtë e Ujit”
Fëmijët gjatë Ekspozitës Kombëtare të Programit “Miqtë e Ujit” në vitin 2019 Foto nga SHUKALB
SHUKALB po përgatitet të nisë implementimin e programit të tij më të njohur dhe fitues të çmimit të Shoqatës Ndërkombëtare të Ujit (IWA), “Miqtë e Ujit”, i zbatuar që nga viti 2007, në bazë të një marrëveshjeje dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë. Që prej fillimit e deri më sot, Programi ka përfshirë mbi 35,000 fëmijë të klasës së tretë nga e gjithë Shqipëria.
Objektivi i përgjithshëm i programit Miqtë e Ujit është të rrisë ndërgjegjësimin e nxënësve të klasave të treta në lidhje me çështjet e ujit përmes një programi shumë interesant dhe interaktiv që kombinon udhëzimet mbi parimet kryesore të të mësuarit në lidhje me ujin, me aktivitete pune që angazhojnë nxënësit dhe përforcojnë parimet e të mësuarit.
SHUKALB ka angazhuar burime dhe kohë për të zhvilluar këtë program për të mirën e përbashkët të gjithë Shqipërisë. Megjithatë, programi ka nevoja financiare që Shoqata nuk është në gjendje t’i përmbushë. SHUKALB po kërkon mbështetje financiare nga subjektet kryesore tregtare apo agjenci të tjera donatore që mund të identifikohen me rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së ujërave tona natyrore dhe mënyrën se si ne i përdorim ato.
Sponsorëve të programit do t’u ofrohen një sërë mundësish, gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit, për t’u identifikuar si një biznes përgjegjës në mbështetje të Programit të Edukimit të Fëmijëve për Ujin, si më poshtë:
Logo e shfaqur në të gjitha materialet mësimore dhe librat e punës për fëmijë.
Logo e shfaqur në të gjitha fletët zyrtare të vizatimit për t’u përdorur nga fëmijët pjesëmarrës për të përgatitur vizatimin e tyre rreth çështjeve të ujit.
Pjesëmarrës i ftuar në “Ekspozitën e Artit” të vizatimeve më të mira nga e gjithë Shqipëria, që do të mbahet në Nëntor 2024 në Konferencën dhe Ekspozitën e Përbashkët Ballkanike, me shfaqjen e logove të sponsorëve.
Shfaqja e logos në të gjithë kalendarët e printuar për vitin 2025.
Të gjithë sponsorët, në fund të vitit 2024, do të pajisen me të dhëna të plota të llogarjes së vlerës totale të sponsorizimeve të marra dhe një kontabilizim të detajuar të përdorimit të fondeve për zbatimin e programit.
Të gjithë sponsorët, në fund të vitit 2023, do të pajisen me të dhëna të plota të llogarjes së vlerës totale të sponsorizimeve të marra dhe një kontabilizim të detajuar të përdorimit të fondeve për zbatimin e programit.
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të kontaktojnë menaxheren tonë të programeve, Olta Alla, në adresën e emailit: program@shukalb.al.