SHUKALB dhe SHUKOS Organizojnë Takimin e Përbashkët Vjetor të Trajnerëve 2023
5 Prill, 2023
SHUKALB dhe SHUKOS Organizojnë Takimin e Përbashkët Vjetor të Trajnerëve 2023
Pjesëmarrësit e Takimit e Përbashkët Vjetor Trajnerëve Foto nga SHUKALB
Siç është bërë traditë tashmë, SHUKALB dhe SHUKOS organizuan online më 3 mars 2023, Takimin e Përbashkët Vjetor të Trajnerëve. Në takim morën pjesë trajnerë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët përfaqësonin profesionistë nga shoqëritë ujësjellës kanalizime, akademinë dhe konsulentë të pavarur. Takimi u moderua nga Jonida Ahmeti, Menaxhere e Trajnimeve, SHUKALB dhe Nadire Vitija, Menaxhere e Trajnimeve, SHUKOS.
Takimi arriti të lehtësonte informacionin dhe shkëmbimin mes trajnerëve mbi programet e zhvillimit të kapaciteteve të ofruara nga SHUKALB dhe SHUKOS gjatë vitit 2022 dhe të planifikuar për vitin 2023. Takimi u përshëndet nga Elisabeta Poçi, Drejtore Ekzekutive e SHUKALB dhe Abdullah Derguti, Drejtor Ekzekutiv i SHUKOS.
Trajnerët u prezantuan me punën e përgjithshme të kryer nga shoqatat lidhur me programet e zhvillimit të kapaciteteve të organizuara gjatë vitit 2023, si dhe planet për vitin 2023. Trajnerët ishin shumë aktivë duke ndarë komentet dhe sugjerimet e tyre mbi nevojën për trajnime në fushat e dezinfektimit të ujit, përputhshmërisë me standartet ISO të arkivimitt dhe protokolleve, Siguria e Përgjithshme për Profesionistët e Ujit dhe Ujërave të Ndotura gjatë vitit 2023.
Trajnerët shkëmbyen ide mbi organizimin e shkëmbimeve mes kolegësh mbi praktikat më të mira midis dy vendeve dhe pasurimin e përvojës së trajnimit duke angazhuar ekspertë ndërkombëtarë që punojnë në projekte të ndryshme ujore për të ndarë ekspertizën e tyre. Për më tepër, u dhanë sugjerime në lidhje me vlerësimin e procedurave që kanë në zbatim shoqëritë e ujësjellësit në lidhje me fushat kyçe funksionale dhe përshtatjen e aktiviteteve të trajnimit. Trajnuesit vlerësuan takime të tilla shkëmbimi dhe shprehën nevojën për evente të mëtejshme në të ardhmen.