SHUKALB organizon workshop validimi për vlerësimin e nevojave për trajnime për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime
5 Prill, 2023
SHUKALB organizon workshopvalidimi për vlerësimin e nevojave për trajnime për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime
Pjesëmarrësit e workshopit të validimit për vlerësimin e nevojave për trajnim Foto nga SHUKALB
Si një praktikë e rregullt vjetore, me qëllim ofrimin e trajnimeve dhe programeve për vitin 2023, SHUKALB zhvilloi Anketimin për Vlerësimin e Nevojave për Trajnim (VNT) e shpërndarë në të gjitha shoqëritë ujësjellës kanalizime në Shqipëri. Rezultatet e anketimit u analizuan dhe u zhvilluan takime virtuale me personat përgjegjës në shoqëritë UK për të diskutuar dhe verifikuar informacionin e dhënë.
Në përfundim të këtij procesi, më 7 mars, SHUKALB organizoi një workshop online me përfaqësues nga shoqëritë UK për të vërtetuar rezultatet e VNT.
Qëllimi i workshopit ishte informimi i përfaqësuesve të shoqërive UK dhe anëtarëve të Këshillave Mbikëqyrës mbi rezultatet e procesit të VNT për stafin e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe validimi i ofertës së zhvillimit të kapaciteteve përgjatë 2023.
Rezultatet e procesit të vlerësimit u përdorën për përgatitjen e kalendarit të trajnimeve dhe programeve të zhvillimit të kapaciteteve për vitin 2023. Këto rezultate do t’u shpërndahen edhe institucioneve përgjegjëse si AKUM, ERRU, MIE si dhe organizatave donatore për t’i informuar dhe marrë komentet dhe sugjerimet e tyre.