Nxitoni të regjistroheni në kurset e ardhshme të trajnimit!
SHUKALB ju fton të merrni pjesë në kurset e ardhshme të trajnimit që organizohen përgjatë vitit 2023. Gjeni më shumë detaje në lidhje me regjistrimet për secilin trajnim, në Kalendarin më poshtë.
PASQYRAT FINANCIARE NË KONTEKSTIN E RAJONALIZIMIT TË SHOQËRIVE UK
27-28 Prill 2023, Tiranë

Raportimi financiar është thelbësor për procesin e vendimmarjes. Raportimi fiananciar është gjithashtu një element i rëndësishëm i besueshmërisë së investitorëve dhe palëve të tjera të interesuara gjatë procesit të vendimmarrjes në lidhje me njësinë ekonomike.
Kursi i trajnimit do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me setin e plotë të pasqyrave financiare dhe informacionin që mbart secila prej tyre, rregullat për zbatimin e politikave kontabël, llogaritë e arkëtueshme, borxhin e keq, tatimin e shtyrë, provizionet, aktivet e kushtëzuara dhe koston e kapitalit. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të ushtruar me kompetencë funksionet e tyre në procesin e hartimit dhe interpretimit të raporteve financiare, me qëllim përmirësimin e performancës së shoqësisë duke lehtësuar procesin e vendimmarrjes për nivelet e larta të menaxhimit.
PËR KËTË TRAJNIM REGJISTROHUNI KËTU!
SHËRBIMI I KLIENTIT DHE MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN
4-5 Maj 2023, Tiranë (Data mund të ndryshojë)
Shërbimi i klientit është një nga funksionet kyç të çdo shoqërie ujësjellës kanalizime. Ky kurs trajnimi thekson rolin e shërbimit të klientit dhe marrëdhënieve me publikun në suksesin e Shoqërive UK. Kursi do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me parimet e shërbimit të klientit, ndikimin e organizimit dhe personelit të shërbimit të klientit në performancën tregtare të shoqërisë, manaxhimin e bazës së të dhënave të klientit, manaxhimin e përshtypjeve dhe ankesave të klientit, manaxhimin e leximit të matësave, faturimit dhe arkëtimit. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e përditshme të këtij shërbimi si dhe për të përmirësuar shërbimin e klientit dhe marrëdhëniet me publikun në shoqëritë e tyre.
Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për përgjegjësit, specialistët, operatorët dhe azhornuesit e shërbimit të klientit, specialistët e marrëdhënieve me shtypin dhe publikun, përgjegjësit dhe specialistët e sektorit të shërbimit të matësave, si dhe përgjegjësit dhe specialistët e sektorit të leximi.
PËR KËTË TRAJNIM REGJISTROHUNI KËTU!
MENAXHIMI FINANCIAR PËR MENAXHERËT JO-FINANCIERË
25-26 Maj 2023, Tiranë (Data mund të ndryshojë)

Menaxhimi financiar është jetik për menaxhimin e përgjithshëm të shoqërive ujësjellës kanalizime. Vendimet të cilat merren pa kuptuar mirë pasojat financiare mund të cënojnë performancën e shoqërisë. Ky kurs trajnimi ka si qëllim ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve për rolin e menaxhimit financiar.
Kursi do të trajtojë çështje të cilat kanë të bëjnë me ciklin, rolet dhe mjetet e menaxhimit financiar, kontabilitetin, kostot e shërbimit, vendosjen e tarifave si dhe planifikimin e kapitalit. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përdorur informacionin financiar për të marrë vendime më të mira afatshkurtëra dhe afatgjata.
Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për menaxherët, drejtorët e drejtorive si dhe për çdo punojës të interesuar për të marrë njohuri thelbësore financiare.
PËR KËTË TRAJNIM REGJISTROHUNI KËTU!
MENAXHIMI
7-8 Qershor 2023, Tiranë (Data mund të ndryshojë)
Ky kurs trajnimi është hartuar me qëllim që të theksojë rolin e menaxhimit në ofrimin e një shërbimi më cilësor për konsumatorët. Kursi do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e përditshme të menaxherëve si komunikimi, krijimi dhe menaxhimi i ekipeve, zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e përditshme dhe për të përmirësuar performancën e shoqërive që drejtojnë.
Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e përgjithshëm të shoqërive ujësjellës kanalizime, drejtorët teknik dhe menaxherët.
PËR KËTË TRAJNIM REGJISTROHUNI KËTU!
CILËSIA E UJIT NË SISTEMIN SHPËRNDARËS
13-14 Qershor 2023, Tiranë (Data mund të ndryshojë)
Misioni dhe përgjegjësia kryesore e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime është furnizimi me ujë të pijshëm të sigurt dhe në përpudhje me standartet dhe rregulloret ekzistuese. Një sistem furnizimi me ujë të pijshëm konsiderohet cilësor kur nuk përmban organizma patogjene që shkaktojnë sëmundje. Gjithashtu, kur nuk përmban kimikate toksike, kur është i mirë në shije dhe në dukje, duke u bërë kështu i pranueshëm për konsumatorët familjarë. Ky kurs trajnimi do t’ju shërbejë personave që punojnë në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të njohin transformimet kimike, fizike dhe biologjike të ujit, kur futet dhe qarkullon në rrjetin shpërndarës. Gjithashut, do të shpjegojë dhe prezantoj programet për monitorimin dhe mbikqyrjen e rrjetit. Procesi i dezinfektimit dhe pikat e aplikimit te klorit do te trajtohen gjithashtu ne menyre te zgjeruar, gjate ketij kursi.
Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes, teknikët e bilancit, si dhe menaxherët e faturimit dhe arkëtimit. Kursi është me interes dhe për inxhinerë konsulentë, inxhinerë projektues, zyrtarë të shëndetit publik, apo institucione të tjera rregullatore dhe të ngjashme.
PËR KËTË TRAJNIM REGJISTROHUNI KËTU!
MENAXHIMI I HUMBJEVE TË UJIT
5-6-7 Korrik 2023, Tiranë (Data mund të ndryshojë)
Volumi vjetor i humbjeve të ujit (uji pa të ardhura) është një tregues i rëndësishëm si për efiçencën e shpëndarjes së ujit, ashtu dhe për proçedurat administrative të shoqërive ujësjellës kanalizime (UK). Humbjet e ujit janë shkaku kryesor i furnizimit me ujë me ndërprerje dhe nën presionin. Mungesa e një furnizimi të vazhdueshëm, pa ndërprerje, e kombinuar me amortizimin e rrjetit, kontribojnë në ndotjen e ujit të pijshëm. Kontrolli i humbjeve të ujit, qoftë teknike ashtu dhe ato administrative, përbën një nga sfidat më të mëdha të Shoqërive UK. Menaxhimi i humbjeve përmirëson cilësinë e shërbimit të furnizimit me ujë, dhe ndikon pozitivisht në qëndrueshmërinë financiare të shoqërisë. Ky kurs do t’ju ofrojë pjesëmarrësve, njohuritë bazë të nevojshme për monitorimin dhe menaxhimin e humbjeve të ujit. Metodat mbi auditin e ujit, menaxhimin e zonave të matura të shërbimit (DMA) dhe menaxhimin e presionit, do të jenë disa nga temat kryesore që do të trajtohen gjatë dy ditëve të trajnimit.
Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes, teknikët e bilancit, si dhe menaxherët e faturimit dhe arkëtimit. Kursi është me interes dhe për inxhinerë konsulentë, inxhinerë projektues, zyrtarë të shëndetit publik, apo institucione të tjera rregullatore dhe të ngjashme.
PËR KËTË TRAJNIM REGJISTROHUNI KËTU!
RIPARIMI DHE REHABILITIMI I SISTEMIT TË KANALIZIMEVE
7-8 Shtator 2023, Tiranë (Data mund të ndryshojë)
Ndotja e ujit të pijshëm, çarje dhe bllokim i rrjetit të kanalizimeve si dhe vërshimi i ujërave të ndotura në sipërfaqe, janë disa nga sfidat me të cilat shoqëritë UK përballen çdo ditë, si pasojë e sistemit të vjetër dhe të dëmtuar të kanalizimeve. Me qëllim adresimin e këtyre problematikave, në këtë kurs trajnimi trajtohen hapat dhe procedurat që duhen ndjekur për rehabilitimit e sistemit të kanalizimeve, duke filluar me studimin e gjendjes aktuale të rrjetit, vlerësimit të nevojës për rehabilitim, përzgjedhjen e metodës më të përshtatshme dhe ekonomike deri tek zbatimi i punës rehabilituese. Përveç zbatimit dhe përdorimit të metodave klasike të riparimit dhe rehabilitimit të linjave të kanalizimeve dhe pusetave, në këtë kurs trajtohen edhe teknikat më të fundit rehabilituese.
Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për inxhinierët e zbatimit dhe të mirëmbajtjes së sektorit të kanalizimeve.
PËR KËTË TRAJNIM REGJISTROHUNI KËTU!
METODAT E TRAJTIMIT DHE MENAXHIMIT TË LLUMIT
Shtator 2023, Tiranë (Data mund të ndryshojë)
Trajtimi i llumi të gjeneruar nga impjantet e trajtimit, është po aq i rëndësishëm sa dhe trajtimi i ujit të ndotur, duke qenë se ai përmban të njëjtët mikroorganizma patogjen dhe lëndë ndotëse që ndodhen në ujin e ndotur. Procesi i trajtimit të llumit kalon në fazat e trashimit, stabilizimit dhe largimit të ujit, për realizimin e të cilave janë të disponueshme teknologji dhe metodata të shumëllojshme. Ky kurs trajton llojshmërinë e metodave dhe teknologjive të përdorura për trajtimin e llumit, duke adresuar problematikat kryesore për operimin, mirëmbajtjen dhe kontrollin e secilës prej tyre. Gjithashtu në këte kurs trajtohen dhe metodat e menaxhimit të llumit të trajtuar.
Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për inxhinierët, teknikët dhe specialistët që punojnë në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura.
Për më shumë informacion rreth këtij trajnimi, lexoni KËTU.
EFEKTIVITETI I ENERGJISË NË SHOQËRITË UJËSJELLËS KANALIZIME
21-22 Shtator 2023, Tiranë (Data mund të ndryshojë)
Shumë shoqëri ujësjellës kanalizime kanë kosto energjie që përbëjnë 30-40% të kostove direkte operative. Ky kurs trajnimi ofron një metodologji të përgjithshme për t’u përdorur nga shoqëritë ujësjellës kanalizime për vetëvlerësimin e efektivitetit të energjisë të secilit komponent të sistemeve dhe impianteve të tyre të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve. Kursi do të trajtojë zbatimin e një programi auditimi të energjisë nëpërmjet disa fazave si përcaktimi se ku dhe sa energji përdoret në sistem, nivelin e efektivitetit, masa të veçanta që duhen zbatuar për të ulur konsumin dhe koston, analizën e normës fitim-kosto ose leverdinë ekonomike të këtyre veprimeve, si dhe metodat për vlerësimin dhe monitorimin e rezultateve. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të realizuar auditimin e energjisë së komponentëve të impianteve të tyre.
Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për menaxherët dhe stafin teknik përgjegjës të operimit dhe mirëmbajtjes së impianteve të trajtimit të ujit të pijshëm dhe të ndotur si dhe të stacioneve të pompave.
PËR KËTË TRAJNIM REGJISTROHUNI KËTU!
SIGURIA NË PUNË PËR PROFESIONISTËT E UJIT
5-6 Tetor 2023, Tiranë (Data mund të ndryshojë)
Për një Shoqëri UK, siguria në punë duhet të jetë një përgjegjësi e përbashkët, duke filluar që nga drejtuesit e deri tek punonjësi më i thjeshtë. Shumë prej detyrave të përditshme të punonjësve mund të sjellin situata të rrezikshme. Si rezulat, ata duhet të kenë njohuritë bazë të sigurisë personale dhe të zhvillojnë dhe zbatojnë programin për sigurinë dhe shëndetin në punës. Ky kurs trajnimi do të identifikoj rreziqet e mundshme gjatë punës dhe masat parandaluese që duhet të ndërmerren me qëllim shmangien e aksidenteve. Gjithashtu, kursi do të theksojë rëndësinë e krijimit të programeve të sigurisë.
Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për punonjesit e departamentit teknik, duke përfshirë kryeinxhinierët, inxhinierët, teknikët dhe laborantët.
PËR KËTË TRAJNIM REGJISTROHUNI KËTU!
VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI SISTEMET SCADA PËR PROFESIONISTËT E UJËSJELLËS KANALIZIME
19-20 Tetor 2023, Tiranë (Data mund të ndryshojë)
Sistemet e automatizuara të matjes dhe të kontrollit janë thelbësore për funksionimin efektiv të çdo impianti trajtimit të ujit të pijshëm apo ujërave të ndotura. Këto sisteme lejojnë më shumë fleksibilitet dhe kontroll më të madh të impiantit si dhe sigurojnë të dhëna të plota dhe në kohë, duke ndihmuar në marrjen e vendimeve dhe zgjidhjen e avarive në sistem.Ky kurs trajnimi ka për qëllim të njohë pjesëmarrësit me bazat e sistemeve të automatizuara të matjes, sensorëve dhe programeve kompjuterike të përdorura për operimin e duhur dhe kontrollin e impianteve të trajtimit të uji të pijshëm dhe ujërave të ndotura.
Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për inxhinieret, teknikët dhe specialist që punojnë në impiantet e trajtimit të ujit të pijshëm dhe ujit të ndotur dhe janë përgjegjës për operimin e sistemeve SCADA.
PËR KËTË TRAJNIM REGJISTROHUNI KËTU!
PROJEKTET E INVESTIMEVE KAPITALE INFRASTRUKTURORE NË SEKTORIN UJËSJELLËS KANALIZIME
5-6-7 Dhjetor 2023, Tiranë (Data mund të ndryshojë)
Temat kryesore të trajnimit:
• Aksesi në financim për projektet e investimeve kapitale infrastrukturore në sektorin ujësjellës kanalizime dhe përgatitja e suksesshme e projektit nga perspektiva e vendimmarrësve.
• Konceptet themelore të Menaxhimit të Ciklit të Projektit (MCP) për kryetarët e bashkive dhe menaxherët e shoqërive ujësjellës kanalizime.
• Marrëveshjet ligjore dhe institucionale për zbatimin e investimeve komplekse në infrastrukturë
Grupi i synuar
• Menaxhimi i mesëm në bashki: Drejtuesit e departamenteve të shërbimeve bashkiake, stafi përgjegjës për aspektet kryesore të zbatimit të projekteve.
• Menaxhimi i mesëm në shoqëritë ujësjellës kanalizime: Drejtuesit e sektorëve/njësive përkatëse; teknike, ligjore, financiare.
• Stafi i njësisë për implementimin e projekteve: Stafi i përfshirë në zbatimin dhe monitorimin e aspekteve teknike, ligjore dhe financiare të projekteve të investimeve kapitale në infrastrukturë.
• Zyrtarët përgjegjës në institucionet qëndrore: Drejtues dhe specialistë nga sektorët përkatës nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve dhe Enti Rregullator i Ujit.
Për më shumë informacion rreth këtij trajnimi, lexoni KËTU.
PROGRAMI I KRAHASIMIT TË STANDARDIZUAR
Fillon në 31 Mars 2023
Programi i Krahasimit të Standardizuar (Benchmarking) është një nga Programet e Fondacionit në kuadër të Partneritetit e të Mësuarit të Danubit. Ky program ndih- mon ndërmarrjet dhe stafin pjesëmarrës për të krijuar diagnostikimin e tyre të çështjeve që kanë ndikim të lartë në performancën e shërbimeve të kompanive të tyre duke krahasuar performancën e shërbimeve me kompanitë e tjera të ngjashme dhe standartet ndërkombëtare dhe duke lehtësuar dialogun midis praktikuesve në praktikat e mira.
Për më shumë informacion rreth këtij programi, lexoni KËTU.
PËR KËTË PROGRAM REGJISTROHUNI KËTU!
SHËRBIME KËSHILLUESE PËR MENAXHIMIN E ASETEVE PËR SHOQËRITË E UJËSJELLËSIT NË EVROPËN JUGLINDORE
Fillon në Maj 2023
Kompanitë e ujësjellësit janë më shumë se kurrë nën presion për të përmirësuar performancën e tyre të përgjithshme dhe efiçencën e kostos, ndërkohë që përballen me nevojën për të ruajtur ose modernizuar asetet e tyre pa akses në financim në të njëjtën kohë. Sistemi i vjetërsimit e bën gjithnjë e më të vështirë për shoqëritë e ujësjellësit ofrimin e shërbimeve të dëshiruara nga njësitë e qeverisjes vendore dhe të kërkuara nga qytetarët dhe bizneset vendore. Ndërsa kostot operative dhe të shërbimit rriten me moshën e aktiveve fikse, kapaciteti më i dobët i shërbimit shkon paralelisht me kostot operative në mënyrë disproporcionale të larta.
Për më shumë informacion rreth këtij programi, lexoni KËTU.
Plani i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimi i Krizave: Domosdoshmëria e Vazhdimësisë së Biznesit për Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë
Fillon në Qershor 2023
Mungesa e mekanizmave përgjegjës për rritjen e ndotjes dhe rritjes frekuente të katastrofave natyrore sikurse përmbytjet dhe thatësirat pengojnë aftësinë e shërbimeve të furnizimit me ujë për të ofruar shërbimet e tyre në mënyrë të qëndrueshme, duke paraqitur kështu rrezik për shëndetin publik kombëtar. Nëpërmes këtij programi, kompanitë mësojnë se si të i identifikojnë operacionet e dëmshme, si të i planifikojnë, të përgatiten, dhe të u përgjigjen këtyre incidenteve shpejt, dhe si të marrin veten në rast të krizave dhe të katastrofave.
Për më shumë informacion rreth këtij programi, lexoni KËTU.
Nëse keni pyetje në lidhje me programet tona të trajnimit dhe zhvillimit të kapaciteteve, mund të kontaktoni Jonida Ahmeti, Menaxhere e Trajnimeve dhe Zhvillimit Profesional, në kontaktet e mëposhtme:
Tel: +355 42 24 5101
Mob: +355 69 70 66 222
E-mail: training@shukalb.al; jonida.ahmeti@shukalb.al

