Nxitoni, regjistrohuni tani për programet tona të ardhshme të trajnimit dhe zhvillimit të kapaciteteve!
6 Shtator, 2023
Nxitoni, regjistrohuni tani për programet tona të ardhshme të trajnimit dhe zhvillimit të kapaciteteve!
SHUKALB ju fton të regjistroheni për programet e ardhshme të zhvillimit të kapaciteteve që do të organizohen gjatë periudhës Dhjetor 2023 – Janar 2024. SHUKALB ka siguruar mbështetje financiare në kuadrin e projekteve dhe programeve rajonale si D-LeaP dhe RCDN+, dhe tarifa e pjesëmarrjes falë këtyre partneriteteve është e reduktuar
Gjeni më shumë detaje në lidhje me regjistrimet për secilin program në Kalendarin më poshtë:
TRAJNIM “PROJEKTET E INVESTIMEVE KAPITALE NË INFRASTRUKTURËN E FURNIZIMIT ME UJË” (3 Ditë)
SHKËMBIM EKSPERIENCASH MES KOLEGËVE “PROJEKT I SUKSESSHËM I INVESTIMEVE KAPITALE NË INFRASTRUKTURËN E FURNIZIMIT ME UJË” (1 Ditë) 18,19, 20,dhe 21 Dhjetor 2023, Prishtinë, Kosovë
Qëllimi i trajnimit është të aftësojë pjesëmarrësit të kryejnë projekte komplekse investimesh në infrastrukturë. Trajnimi do t’u sigurojë pjesëmarrësve kornizën e nevojshme, njohuritë dhe aftësitë e përgjithshme për të kryer përgatitjet e nevojshme për zbatimin e projekteve për investime në infrastrukturë, zhvillimin e të gjithë elementëve të projekteve të ardhshme të investimeve dhe implementimin e të gjitha fazave të një projekti investimesh. Trajnimi 3-ditor është i kombinuar me një shkëmbim të eksperiencave mes kolegëve 1-ditor në Prishtinë, me qëllim rritjen e njohurive të pjesëmarrësve mbi projekte të suksesshme të infrastrukturës së furnizimit me ujë të përgatitura dhe zbatuara nga Shoqëria Rajonale e Ujësjellësit të Prishtinës dhe shkëmbimin mes kolegëve mbi sfidat dhe mësimet e marra.
Këto aktivitete trajnimi janë veçanërisht të vlefshme për:
Menaxhimin e mesëm në Shoqëritë UK: Drejtuesit e sektorëve / njësive përkatëse; teknike, ligjore, financiare;
Stafin e njësisë për implementimin e projekteve të përfshirë në zbatimin dhe monitorimin e aspekteve teknike, ligjore dhe financiare të projekteve të investimeve kapitale në infrastrukturë.
Menaxhimin e mesëm në Bashki: Drejtuesit e departamenteve të shërbimeve bashkiake, stafi përgjegjës për aspektet kryesore të zbatimit të projekteve.
Drejtuesit dhe specialistët e sektorëve përkatës nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve të cilët janë pjesë e këshillave mbikqyrës të shoqërive UK dhe Enti Rregullator i Ujit.
Tarifa e Pjesëmarrjes
Këto aktivitete kanë mbështetje financiare nga projekti i RCDN + i cili mbulon kostot direkte të zhvillimit të aktivitetit, kostot e trajnerëve dhe kostot e lidhura me transportin dhe akomodimin. Programi është i kufizuar në një numër të reduktuar pjesëmarrësish vetëm për 15 persona. Tarifa e reduktuar e pjesëmarrjes në këto aktivitete është:
Anëtarët e SHUKALB është 29,000 Lekë/person + TVSH, dhe për
PLANI I SIGURISË SË UJIT DHE MENAXHIMI I KRIZAVE Dhjetor 2023 – Mars 2024, trajnime në Tiranë dhe vizitë në zyrat e secilës Shoqëri UK
Mungesa e mekanizmave përgjegjës për rritjen e ndotjes dhe rritjes frekuente të katastrofave natyrore sikurse përmbytjet dhe thatësirat pengojnë aftësinë e shërbimeve të furnizimit me ujë për të ofruar shërbimet e tyre në mënyrë të qëndrueshme, duke paraqitur kështu rrezik për shëndetin publik kombëtar. Nëpërmes këtij programi, shoqëritë rajonale ujësjellës kanalizime mësojnë se si të identifikojnë operacionet e dëmshme, si të planifikojnë, të përgatiten, dhe tu përgjigjen këtyre incidenteve shpejt, dhe si të marrin veten në rast të krizave dhe të katastrofave. Programi kombinon trajnime dhe vizita tek shoqëritë mbi këto tematika specifike:
Zhvillimi i Flow-chart dhe Organigramës (1 ditë).
Rolet në Menaxhimin e Krizave dhe Hartimi i Planeve (1 ditë).
Plani i Përmirësimit dhe Monitorimit dhe Vizita në terren në Pika Kritike të Sistemeve të furnizimit me ujë (1 ditë).
Menaxheri i Krizës dhe Plani i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimit të Krizave (1 ditë).
Programi është veçanërisht i vlefshëm për menaxhimin e lartë dhe të mesëm në shoqëritë ujësjellës dhe kanalizime: Administratorët, menaxherët e funksionit tregtar dhe teknik, si dhe drejtuesit e njësive operative nën shoqëritë rajonale UK.
Tarifa e pjesëmarrjes
Ky program ka mbështetje financiare nga programi i D-LeaP dhe projektit RCDN + i cili mbulon kostot e kostot e trajnerëve dhe qiranë e ambjentit. Programi është i kufizuar në një numër të kufizuar prej 5 shoqërish nga 3 pjesëmarrës. Tarifa e reduktuar e pjesëmarrjes në këtë program është:
Anëtarët e SHUKALB është 20,000 Lekë/person + TVSH, dhe për
Nëse keni pyetje në lidhje me programet tona të trajnimit dhe zhvillimit të kapaciteteve, mund të kontaktoni Jonida Ahmeti, Menaxhere e Trajnimeve dhe Zhvillimit Profesional, në kontaktet e mëposhtme: