Fshati Hoçisht në Devoll, tashmë me një shërbim të përmirësuar të furnizimit me ujë
6 Shtator, 2023
Fshati Hoçisht në Devoll, tashmë me një shërbim të përmirësuar të furnizimit me ujë
Gjatë punimeve për rrjetin e ri të furnizimimit me ujë në fashtin Hicisht, Devoll Foto nga UK Rajoni Korçë
Si rezultat i reformës kombëtare të agregimit të sektorit të ujit, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Korçë (UK Rajoni Korçë) ka tashmë nën administrimin e saj ish ndërmarrjet ujësjellës kanalizime të Devoll, Korçë, Pustec, Maliq dhe Kolonjë. Investimet e kryera nga UK Rajoni Korçë janë ndarë nëpër 5 ujësjellësat e marrë nën administrim. Investimet po kryhen kryesisht në zonat më problematike që kanë nevojë për përmirësim të infrastrukturës së ujësjellësit.
Njëra prej këtyre zonave, është paraqitur fshati Hoçisht në Bashkinë Devoll. Sistemi i mëparshëm i furnizimit me ujë të pijshëm, i cili përfshinte kaptazhin, linjën kryesore nga kaptazhi në depo dhe rrjetin e brendshëm shpërndarës, ishte i degraduar dhe nuk siguronte furnizimin normal në sasi dhe cilësi të shërbimit.
Si pasojë, u pa e arsyeshme ndërhyrja në të gjithë sistemin. Bashkia Devoll kreu të gjithë investimin përsa i përket kaptazhit, rrjetit të jashtëm, rrjetit të brendshëm si dhe rikonstruksionit të depos, ndërsa UK Rajoni Korcë pajisi të gjithë zonën me ujëmatësa, për të bërë të mundur matjen e rregullt të sasisë së ujit të konsumuar prej banorëve.
Falë këtij investimi, tashmë 370 familje kanë përfituar një shërbim më të mirë dhe cilësor të furnizimit me ujë.