Komiteti Organizativ dhe i Programit kanë kënaqësinë të ndajnë disa nga pikat kryesore të eventit.
Vendimarrës të nivelit të lartë dhe të ftuar të shquar
Në ceremoninë e hapjes së Konferencës më 7 nëntor 2023 do të marrin pjesë vendimmarrës të nivelit të lartë dhe të ftuar të shquar. Ndër të tjerë, znj. Enkelejda Muçaj, Zëvendës Ministër, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shqipëri dhe SH. S. Ruth Huber, Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë, Ambasada Zvicerane, Shqipëri do të mbajnë fjalët përshëndetëse.
Lançimi i Qendrës së Ekselencës – Shoqëria UK e së Ardhmes (UoF-CoE)
Në vitin 2019, Banka Botërore dhe partnerët e saj zhvilluan Programin Shoqëria Ujësjellës Kanalizime e së Ardhmes (UoF), një iniciativë e krijuar për të përmirësuar performancën e shoqërive ujësjellës kanalizimeve. Programi UoF po avancon dhe deri më sot ka arritur në mbi 90 Shoqëri UK në më shumë se 35 vende. Aktualisht, Programi UoF po progreson në një nivel tjetër, me lançimin e UoF-CoE në Ballkanin Perëndimor, një qendër njohurish, inovacioni dhe bashkëpunimi, e krijuar për të zbuluar potencialin e plotë të Shoqërive UK dhe për t’i fuqizuar ato të bëhen forca lëvizëse për të përshpejtuar aksesin universal për ujë dhe sanitet.
Eventet Pre-Konferencë në 7 Nëntor 2023
Workshop me temë “Përvojat Ballkano-Gjermane në fushën e trajtimit të ujërave të ndotura dhe trajtimit të llumit. Kërkesat ligjore, teknologjitë, efiçenca e energjisë.” (Aktivitet i hapur me Regjistrim)
Workshopi organizohet me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Agjencisë Bavareze të Mjedisit, Gjermani. Qëllimi i këtij workshopi është të ndajë përvojën gjermane në lidhje me funksionimin dhe menaxhimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura urbane. Grupi i synuar për të marrë pjesë në aktivitet janë punonjës të impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën dhe inxhinierë të rinj në sektorin e ujësjellës kanalizimeve.
Forumi i Profesionistëve të Rinj të Ujit (Aktivitet i Hapur)
Forumi i Profesionistëve të Rinj të Ujit do të ofrojë një platformë të hapur për studentët e universiteteve që janë në vitin e fundit të studimeve dhe Profesionistët e Rinj të Ujit (nën 35 vjeç) që punojnë në institucione të ndryshme në sektorin e ujit apo ujërave të zeza. Profesionistët e rinj të ujit janë të mirëpritur të bashkohen në Forum pa kosto dhe të mësojnë për mënyrat se si të zhvillojnë karrierën e tyre në sektorin e ujit, përfshirë mundësitë për arsim dhe shkollim të mëtejshëm në nivelet e MSc ose edhe PhD.
Seminari Rajonal i Programit Benchmarking UBP për HUB-in e Kosovës dhe Shqipërisë (aktivitet i mbyllur vetëm me ftesë)
Workshopi do të mbledhë shoqëritë pjesëmarrëse në Programin Benchmarking (UBP) Hub për Kosovën dhe Shqipërinë për të ndarë praktikat e tyre të krahasimit për përmirësimin e performancës dhe për të përmbledhur rezultatet e ciklit aktual të programit UBP. Çdo shoqëri pjesëmarrëse në Programin Benchmarking do të diskutojë progresin e tyre dhe do të paraqesë fushat ku mund dhe do të përmirësohem. Programi UBP do të ofrojë mbështetje praktike në vërtetimin e të dhënave dhe finalizimin e draft raporteve të tyre, në identifikimin e boshllëqeve dhe mundësive për përmirësim të vazhdueshëm bazuar në standardet ndërkombëtare dhe në krahasimin e tyre me kolegët që përdorin UBP.
Takim i Përbashkët Koordinues me Palët e Interesit mbi Zhvillimin e Kapaciteteve në Sektorin Ujësjellës Kanalizime në Shqipëri dhe Kosovë (Aktivitet i mbyllur, vetëm me ftesë)
Takimi i organizuar së bashku nga Shoqata e Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë (SHUKALB) dhe Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Kosovës (SHUKOS) synon të lehtësojë dialogun dhe të sigurojë një koordinim më të mirë midis palëve të interesit në nivel kombëtar dhe rajonal për masat e zhvillimit të kapaciteteve të kryera në sektorin në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizime në Shqipëri dhe Kosovë.Takimi organizohet në bashkëpunim dhe me mbështetjen e projektit “Rrjeti i Zhvillimit të Kapaciteteve Rajonale për Shërbimet Ujësjellës Kanalizime (RCDN+)” dhe Partneritetit të Danubit, D-LeaP.
Programi i Konferencës
Programi i Konferencës do të kombinojë sesione plenare, si dhe sesione paralele teknike, duke mbuluar një numër të gjerë dhe shumëdimensional të temave nga politike në teknike, si dhe çështje të menaxhimit të sektorit të ujit.
Konferenca do të ketë dy folës kryesorë.
Ditën e parë, Gustavo Saltiel, Drejtues Global për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizimet, Banka Botërore, SHBA, do të mbajë një fjalim kryesor mbi “Reformat e politikave, institucionale dhe rregullatore për përshpejtimin e ndryshimit në ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve“.
Ditën e dytë, Arne Gooss, Drejtor i KfW Infrastrukturës për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Zhvillimi i Qëndrueshëm Urban, Grupi Bankar i KfW, Gjermani do të mbajë një fjalim kryesor me temën “Financimet në sektorin e ujit në vendet e BB-së: Qasja e Bankës Gjermane për Zhvillim KfW”.
Programi i Konferencës mund të gjendet në këtë LINK.
Eventi Social
Eventi Social është planifikuar të zhvillohet ditën e mërkurë, 8 nëntor 2023, nga ora 19:30-23:00. Eventi Social do të mbahet nëAqua Lounge Bar & Restaurant, një vend me filozofinë e tij të rrënjosur në përkushtim dhe dashuri ndaj ushqimit të shkëlqyer dhe festimeve magjike dhe të paharrueshme. Ambienti ndodhet në qytetin e Durrësit, buzë detit.
Të gjithë pjesëmarrësit e Konferencës janë të ftuar të shijojnë muzikën dhe pijet argëtuese dhe të shoqërohen me njëri-tjetrin, duke përjetuar një natë të paharrueshme. Organizatorët kanë siguruar transportin me autobus për pjesëmarrësit me nisjen nga Grand Blue Fafa në orën 19:00.
Ekspozita Teknike
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të vizitojnë Ekspozitën Teknike ku 20 kompani private do të ekspozojnë produktet e tyre më të fundit, nga tubat, pompat, matesit, softuerët deri te shërbimet inxhinierike dhe menaxhuese. Mund të mësoni më shumë rreth kompanive ekspozuese duke vizituar këtëlink.
Stenda e SHUKALB dhe SHUKOS
Si tradicionalisht, SHUKALB dhe SHUKOS kanë organizuar një stendë ekspozite të dedikuar, ku pjesëmarrësit e Konferencës do të jenë në gjendje të gjejnë informacion të gjerë në lidhje me secilën prej Shoqatave, nga informacioni mbi anëtarësimin deri te informacioni dhe materialet mbi aktivitetet e tyre përkatëse, me një theks në trajnimet dhe mundësite per zhvillimin e kapaciteteve.
Nëse ende nuk jeni regjistruar, ju mund të regjistroheni në vend në ditën e Konferencës.