Shembuj Hymax Intregral Restraint 3 Foto nga Mueller International Holdings Ltd
Përdorni këto kritere për të përcaktuar bashkimet e duhura për t’u instaluar.
Teknikat e bashkimit sigurojnë që tubacionet të qëndrojnë të lidhur dhe ndihmojnë në parandalimin e dëmtimeve që mund të sjellin mbylljen e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm.
Lidhjet mekanike të tubacioneve të nyjeve të tilla si 45s, 90s, kapakët fundor dhe lidhjet e hidrantit janë pika të zakonshme të kufizimit siç janë lidhjet në impiantet e trajtimit të ujit dhe vendet e puseve.
Bashkimi i tubacioneve në rrjesht përdoret aq gjerësisht sa është bërë procedurë standarde midis inxhinierëve të projektit. Në vend që të përdorin bashkime për raste specifike, disa inxhinierë i përdorin ato në të gjithë rrjetin e shpërndarjes së sistemit të ujit të pijshëm. Megjithatë, shtimi i bashkimeve në këtë mënyrë mund të rrisë ndjeshëm kostot e projektit. Ekzistojnë standarde për t’u ndjekur dhe teknika për t’u aplikuar për bashkimin e lidhjeve të tubave në kushte dhe mjedise specifike.
Kriteret e bashkimit
Megjithëse inxhinierët zakonisht vendosin se kur dhe si të bashkojnë tubat, menaxherët e ujësjellësave duhet të jenë pjesë e procesit, pasi u takon atyre të sigurohen që sistemi të funksionojë siç duhet dhe të bëjnë riparime pasi të përfundojë. Gjërat e para që duhen ekzaminuar janë faktorët që mund të përbëjnë rrezik për lëvizjen dhe çarjen e tubit.
Natyra e sistemit të tubacioneve
Në një tubacion të groposur nën presion, siç është linja kryesore e ujit të pijshëm, forcat e shtytjes boshtore veprojnë në tub bazuar në ndryshimet në shpejtësinë e ujit, madhësinë e tubit, kërkesën dhe drejtimin e tubacionit. Kjo zakonisht ndodh në pjesë të tilla si kapakët, valvulat, nyjet, brrylat ose reduktuesit e presionit. Pikat e tilla të nxehta duhet të bashkohen kategorikisht.
Lëvizja e tokës
Tërmetet dhe lëvizja e tokës mund të shkaktojnë dëmtime të lidhjes, prishjes të trarëve ose prerjes dhe çarje përgjatë gjatësisë së një tubi. Tendencat gjeografike të një rajoni ndikojnë shumë në lëvizjen e tokës. Disa rajone kanë rregullisht lëvizje, ndërsa të tjerat janë relativisht të qëndrueshme.
Kalifornia, për shembull, përjeton tërmete dramatike dhe nuk është çudi që të përdoret një bashkim i tubave ne nje nivel te larte sigurie në zonat përgjatë Bregut Perëndimor. Zona të tjera në linjat kryesore pësojnë lëvizje të tokës që edhe pse më pak dramatike mund të dëmtojnë tubacionet.
Çarja e linjës në New Madrid është e dukshme pasi prek më shumë se 15 milionë njerëz në Alabama, Arkansas, Illinois, Indiana, Kentucky, Mississippi, Missouri dhe Tennessee. Përgjatë çarjes në Ramapo, i cili kalon rreth 70 milje përmes Nju Xhersit, Nju Jorkut dhe Pensilvanisë, lëvizja e tokës ka dëmtuar sistemet e tubacioneve edhe pa pasur tërmete të plota. Përveç kësaj, shkencëtarët kanë paralajmëruar për rrezikun e tërmetit nga operacionet e çarjes hidraulike.
Lëvizja e tokës mund të shkaktohet gjithashtu nga ndryshimet sezonale të motit, të tilla si ciklet e ngrirjes-shkrirjes në dimër dhe pranverë. Lëvizja e tokës gjithashtu mund të shoqërojë ndryshimet ekstreme të motit.
Sforcime të tjera në tokë
Disa rrethana kërkojnë që tubat të frenohen, duke përfshirë hidrantët e zjarrit. Lidhja HYMAX GRIP përdor një zinxhir dhëmbësh kapës për të ushtruar kundërpresion për të parandaluar tubin boshtor Foto nga Mueller International Holdings Ltd
Tubi gjithashtu mund të ndikohet nga toka në mënyra të ndryshme. Sasia e gurit në tokë mund të dëmtojë tubacionet. Në prani të një niveli të lartë guri, edhe lëvizjet e lehta të shkaktuara nga trafiku ose moti mund të shkaktojnë çarjen e tubacioneve. Zonat kënetore me tokë të lagësht që lëviz lehtësisht mund të dëmtojnë gjithashtu tubat.
Mjediset që çojnë në shkëputjen e tubave përfshijnë zonat e baticës, kalimet e urave dhe tubat që kalojnë nën ujë. Për këto rrethana, është mirë që të konsultoheni me inxhinierët se si të vlerësoni rreziqet.
Teknikat e bashkimit të tubave
Ekzistojnë disa teknika për bashkimin e tubave, secila me avantazhe dhe disavantazhe në kosto, kohë dhe punë.
Bulonat/Prixhonieret
Relativisht kohët e fundit, prixhonieret jane teknika më e përdorur e bashkimit/xhuntove. Shufrat e bashkimit janë zakonisht bulona ose prixhoniere me rondele dhe dado që futen në fllanxhe dhe bëjnë bashkimin e tubave. Disa lloj bashkuesish madje përdorin prexhonierin për lidhjet e fllanxhave. E meta kryesore e kesaj është se është e kushtueshme për sa i përket kohës dhe materialeve.
Bazament betoni
Bazamentet e betonit janë blloqe betoni të projektuar të vendosur në të dy skajet e një linje tubash ose pranë një nyjeje për të parandaluar terheqjen e tubave. Ndërsa tubat e bashkuar me fllanxha dhe prexhoniere, bazamentet e betonit ofrojnë një ankorim të fortë në fund ose në një kthesë për të parandaluar lëvizjen. Bazamentet e betonit janë bërë zakonisht prej betoni, por versionet e improvizuara janë bërë nga shtylla çeliku, shtylla druri të trajtuara me presion ose qese betoni të gatshëm.
Materialet janë të lira, por kërkon kohë për të ndërtuar bazamentin, për të derdhur betonin dhe për të pritur që ato të trajtohen. Sistemi i tubacioneve duhet të mbyllet për të siguruar që betoni të thahet siç duhet përpara lidhjes së tubit. Kostot shtesë bëhen në kohën që duhet për të përfunduar punën. Në disa raste, nuk ka hapësirë të mjaftueshme për bazamentet e betonit, si p.sh. aty ku linjat e shërbimeve janë afër.
Betoni mund të përdoret gjithashtu për të parandaluar prishjen e lidhjes se tubave. Ndërsa kjo mund të jetë efektive, riparimi i lidhjes në të ardhmen mund të jetë i ndërlikuar. Eshte e novojshme qe te pakten, njëra ane e tubit duhet të rrethohet me plastikë përpara se të derdhet betoni – përndryshe i gjithë tubi dhe lidhja duhet të pritet dhe të zëvendësohet kur nevojiten riparime.
Bashkimet mekanike dhe brrylat
Bashkimet mekanike dhe brrylat përfshijnë lidhjen e linjave te tubave duke përdorur brrylin me fllanxha. Disa produkte të tilla janë në treg, dhe ato janë efektive për bashkimin e tubave. Megjithatë, procesi kërkon kohë. Sa më e madhe të jetë pajisja bashkuese mekanike, aq më shumë bulona ka për t’u shtrënguar. Kjo teknikë është veçanërisht efektive për tubat me diametër të madh që kanë nevojë për përforcime të konsiderueshme për të qëndruar të lidhur.
Pengesa më e madhe e bashkimeve mekanike dhe brrylave është kostoja e tyre e lartë e punës; kostoja materiale e fllanxhave është gjithashtu e konsiderueshme. Përveç kësaj, kur përdorim fllanxhat, mekanizmi i kapjes krijon pika stresi në tub. Specialistëve mund tu duhet gjithashtu një kohë e gjatë për të shtrenguar fllanxhat sic duhet.
Bashkimet lidhëse
Produktet e fiksimit të bashkimit përdorin një mekanizëm për të kapur tubat për t’i bashkuar ato. Ato janë efektive dhe me kosto relativisht të ulët. Të ofruara në një gamë të gjerë diametrash, bashkimet lidhëse mund të përdoren në disa lloje tubash metalikë dhe plastikë ku linjat e shërbimeve ose kalojnë ose shkojnë paralelisht me tubat e ujit. Sigurohuni që të kontrolloni llojet e përshtatshme të tubave të ofruara nga prodhuesi kur përdorni bashkime lidhese. Këto cilësime të afërta tub më tub e bëjnë të vështirë ose të pamundur instalimin e blloqeve të shtytjes dhe shufrës.
Kufizimet e bashkimit HYMAX® nga Krausz ofrojnë devijim të vazhdueshëm dinamik, që do të thotë se tubi mund të përkulet brenda bashkimit për të mbajtur një lidhje të fortë duke parandaluar tërheqjen e tubit. Kjo mund të reduktojë ndjeshëm prishjet, duke pasur parasysh se lëvizja e tokës është një shkak kryesor për tërheqjen e tubave.
Zinxhiri i dhëmbëve shtrëngues të mbajtësit aplikon kundërpresion që parandalon lëvizjen boshtore të tubit. Përveç kësaj, një copë litari me asistencë hidraulike progresive vetë-fryhet duke përdorur presionin ekzistues të ujit. Ndërsa presioni i ujit rritet në tub, uji hyn në copë litari, e cila fryhet vetë dhe lejon devijimin dinamik të tubave duke ruajtur një vulë të sigurt.
Të bashkosh apo të mos bashkosh?
Disa rrethana kërkojnë që tubat të bashkohen. Këto përfshijnë anët e puseve, tubacionet në ujë dhe impiantet e trajtimit, aplikimet industriale që përfshijnë hidrantë dhe valvola. Në të gjitha këto situata, rrjedha e ujit mund të luhatet dhe të krijojë stres në përdorimin e përditshëm.
Pyetja nëse duhet të bashkojmë nuk ka gjithmonë një përgjigje të qartë. Bashkimi e bën sistemin më të fortë, por nëse rreziku është relativisht i vogël, mund të mos ia vlejë kostoja. Vlen të vlerësohen zonat e sistemit që duhet të bashkohen dhe cila teknikë bashkimi do të jetë më e përshtatshme.
Duke parë të gjithë faktorët, inxhinierët dhe operatorët e sistemit mund të përcaktojnë kostot dhe përfitimet e secilës zgjidhje përpara se të vendosin se çfarë lloj bashkimi është optimal.
Autori Cristi Bruns (cristi.bruns@muellerwp.com)është menaxher i llogarive të rrjetit të shpërndarjes dhe përfaqësuesve të HYMAXpër Produktet e ujit Mueller.