SHUKALB publikon kalendarin e tij të trajnimeve për vitin 2024
29 Mars, 2024
SHUKALB publikon kalendarin e tij të trajnimeve për vitin 2024
Pas analizës së plotë të rezultateve të nxjerra nga anketa e Vlerësimit të Nevojave për Trajnim, së bashku me njohuritë e paçmueshme të mbledhura nga takimi i Validimit dhe Koordinimit me palët e interesit dhe shoqëritë ujësjellës kanalizime, SHUKALB ka kënaqësinë të ndajë Kalendarin e tij të kurseve të trajnimit dhe programeve të zhvillimit të kapaciteteve (ZHK) për viti 2024.
Kalendari pasqyron një përpjekje bashkëpunuese që synon adresimin e nevojave në zhvillim të fuqisë punëtore të sektorit të ujit në Shqipëri. Çdo kurs trajnimi dhe program i ZHK është projektuar në mënyrë të përpiktë për të pajisur pjesëmarrësit me aftësitë dhe njohuritë thelbësore të nevojshme për të lundruar në mënyrë efektive sfidat në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.
Ne inkurajojmë të gjitha palët e interesit brenda sektorit të ujit, duke përfshirë shoqëritë UK anëtare, trajnerët, partnerët, që të përdorin këtë burim. Duke u angazhuar në mënyrë aktive me kalendarin e trajnimit, palët e interesit mund të kenë akses në mundësi për të mësuar që janë përshtatur në mënyrë specifike për të adresuar nevojat e zhvillimit të kapaciteteve të identifikuara për shoqëritë UK.
Më poshtë është një pasqyrë e detajuar e kalendarit, duke ofruar informacion specifik për çdo kurs trajnimi dhe program ZHK, së bashku me detajet përkatëse të regjistrimit:
PRILL
UDHËZUES PËR ANËTARËT E KËSHILLIT MBIKËQYRES TË SHOQËRISË UJËSJELLËS KANALIZIME 25-26 Prill 2024, Tirana 9-10 Maj 2024, Tirana
Në dritën e Reformës së Sektorit të Ujit 2022 të nisur nga Qeveria Shqiptare, e cila fokusohet në rajonalizimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, shoqëritë rajonale ujësjellës kanalizime (UK) tashmë operojnë nën struktura të ndryshme qeverisëse. Rrjedhimisht, ekziston një nevojë urgjente për trajnime të mëtejshme për të siguruar që anëtarët e bordit mbikëqyrës të këtyre kompanive rajonale të UK mund të përmbushin në mënyrë efektive rolet e tyre. Ky kurs trajnimi është krijuar për të rritur njohuritë dhe aftësitë e individëve të emëruar për të shërbyer në bordin mbikëqyrës të një kompanie rajonale UK. Qëllimi është që të pajisen pjesëmarrësit me mjetet dhe njohuritë e nevojshme për të adresuar sfidat e përditshme të mbikëqyrjes dhe për të kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së kompanisë së tyre.
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për individët që janë emëruar si anëtarë të këshillit mbikëqyrës të shoqërisë UK, administratorëve të shoqërive ujësjellës kanalizime, si dhe çdo individ të interesuar për shërbimet ujësjellës kanalizime në Republikën e Shqipërisë.
TRAJNIM I RCDN MBI PROJEKTET E INVESTIMEVE KAPITALE TË INFRASTRUKTURËS NË SEKTORIN E UJIT Trajnimi 21-22, Maj 2024, Prishtinë, Kosovë Shkëmbim mes kolegësh 23-24 maj 2024, Prishtinë Kosovë
Qëllimi i trajnimit është të aftësojë pjesëmarrësit të kryejnë projekte komplekse investimesh në infrastrukturë. Trajnimi do t’u sigurojë pjesëmarrësve kornizën e nevojshme, njohuritë dhe aftësitë e përgjithshme për të kryer përgatitjet e nevojshme për zbatimin e projekteve për investime në infrastrukturë, zhvillimin e të gjithë elementëve të projekteve të ardhshme të investimeve dhe implementimin e të gjitha fazave të një projekti investimesh. Trajnimi 3-ditor është i kombinuar me një shkëmbim të eksperiencave mes kolegëve 1-ditor në Prishtinë, me qëllim rritjen e njohurive të pjesëmarrësve mbi projekte të suksesshme të infrastrukturës së furnizimit me ujë të përgatitura dhe zbatuara nga Shoqëria Rajonale e Ujësjellësit të Prishtinës dhe shkëmbimin mes kolegëve mbi sfidat dhe mësimet e nxjerra.
PROGRAMI D-LEAP MENAXHIMI I ASETEVE Workshop-i fillestar: 6 qershor 2024 në Tiranë Workshop i ndërmjetëm: 27 Qershor 2024 në Tiranë Workshop-i përfundimtar: 18 korrik 2024, në Tiranë
Formati: 3 workshope nga 1 ditë secila dhe asistencë teknike gjatë 7 muajve.
Grupi i synuar: Menaxhmenti i lartë dhe mesëm, përfshirë administratorët, menaxherët financiarë, menaxherët teknikë dhe inxhinierët.
Objektivi kryesor: T’i mundësojë pjesëmarrësve të zhvillojnë një Plan Menaxhimi të Aseteve (PMA), duke siguruar operim dhe mirëmbajtje efiçente të aseteve të shoqërisë UK.
PROGRAMI D-LEAP PLANI I SIGURISË SË UJIT DHE MENAXHIMI I KRIZAVE Trajnimi Fillestar: 19-20 Qershor 2024 ne Tirane Trajnim në punë dhe vizitat: 8-12 korrik, 2024 në secilin ujësjellës Trajnimi final: 30 korrik 2024 në Tiranë
Formati: Tre trajnime të përbashkëta një ditore dhe një trajnim 1-ditor në punë, i kombinuar me një vizitë në terren dhe asistencë teknike gjatë një periudhe 4-mujore.
Grupi i synuar: Administratori / zv.administratori i shoqërive UK, drejtori teknik, inxhinierët dhe personeli i bashkive i Departamentit të Çështjeve Bashkiake.
PROGRAMI D-LEAP AKSES NË FINANCIM Shkëmbimi mes kolegëve dhe trajnimi: 11-13 shtator 2024 në Tiranë Shkëmbimi mes kolegëve dhe trajnimi: 25-27 shtator 2024 në Tiranë Shkëmbimi mes kolegëve: 9 tetor 2024 në Tiranë
Formati: Tre shkëmbime eksperiencash të përshtatura për vendimmarrësit dhe dy sesione trajnimi dy ditore sëbashku me një shkëmbim eksperiencash 1 ditor, dhe asistencë teknike gjatë një periudhe 6-mujore.
Grupi i synuar: Vendimmarrësit e bashkive dhe shoqërive UK (kryetarët e bashkive, këshilltarët bashkiakë, kryetarët e departamenteve financiarë, anëtarët e këshillave mbikqyrëse); dhe menaxhmenti i lartë (kryetarët e departamentit të çështjeve bashkiake, kryetarët e departamentit të planifikimit dhe analizës, kryetarët e departamentit të zhvillimit, specialistë nga departamenti ekonomik dhe financiar, kryetarët e departamentit të kontabilitetit, specialistët financiarë).
SIGURIA NË PUNË PËR PROFESIONISTËT E UJIT 22-23 Tetor 2024, Tiranë
Ky kurs trajnimi do të identifikoj rreziqet e mundshme gjatë punës dhe masat parandaluese që duhet të ndërmerren me qëllim shmangien e aksidenteve. Gjithashtu, kursi do të theksojë rëndësinë e krijimit të programeve të sigurisë.
Ky kurs është veçanërisht i vlefshëm për punonjesit e departamentit teknik, duke përfshirë kryeinxhinierët, inxhinierët, teknikët dhe laborantët.
AFTËSITË PERSONALE DHE PROFESIONALE 19-20 Nëntor, Tiranë
Kursi do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me standardet e një pune të mirë, etikën, punën në grup, komunikimin, zgjidhjen e problemeve, menaxhimin e kohës, zgjidhjen e konflikteve, delegimin, vendimmarrjen dhe prezantimet efektive.
Kursi është i vlefshëm për të gjithë punojësit e shoqërive ujësjellës kanalizime.
PROGRAMET E ZHVILLIMIT TË KAPACITETEVE NË FUSHËN E GRUMBULLIMIT DHE TRAJTIMIT TË UJIT TË NDOTUR Trajnimi: 11-12 Dhjetor 2024 Trajnime dhe shkëmbime kolegësh gjatë periudhës Janar – Maj 2025 në Tiranë dhe në qark
Formati: Tre trajnime me një total prej 7 ditësh (2 ditor, 3 ditor, 2 ditor) dhe me një shkëmbim eksperiencash një ditor.
Grupi i synuar: Drejtuesit teknikë, anëtarët e stafit teknik të njësive të zbatimit të projekteve, departamenti i çështjeve bashkiake dhe zyra e kryetarit.
Objektivi kryesor: Të përmirësojë ndërgjegjësimin e menaxherëve dhe inxhinierëve për të marrë një rol aktiv në fazat e planifikimit dhe zbatimit të projekteve të infrastrukturës së ujërave të ndotura.
MENAXHIMI I HUMBJEVE TË UJIT 18-19 Dhjetor 2024, Tiranë
Humbjet e ujit janë shkaku kryesor i furnizimit me ujë me ndërprerje dhe nën presionin. Mungesa e një furnizimi të vazhdueshëm, pa ndërprerje, e kombinuar me amortizimin e rrjetit, kontribojnë në ndotjen e ujit të pijshëm. Kontrolli i humbjeve të ujit, qoftë teknike ashtu dhe ato administrative, përbën një nga sfidat më të mëdha të Shoqërive UK. Ky kurs do t’ju ofrojë pjesëmarrësve, njohuritë bazë të nevojshme për monitorimin dhe menaxhimin e humbjeve të ujit.
Ky kurs është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes, teknikët e bilancit, si dhe menaxherët e faturimit dhe arkëtimit.
Ju mirëpresim të fillojmë së bashku këtë rrugëtim të të mësuarit dhe zhvillimit. Për pyetje të mëtejshme ose për t’u regjistruar në ndonjë nga trajnimet ose programet e ZHK të listuara më sipër, ju lutemi kontaktoni Jonida Ahmeti, Menaxhere e Trajnimit dhe Zhvillimit Profesional, në kontaktet e mëposhtme: