Zbulimi i praktikave më të mira: Turneu studimor në Zvicër i SHUKALB
7 Maj, 2024
Zbulimi i praktikave më të mira: Turneu studimor në Zvicër i SHUKALB
Ekipi SHUKALB gjatë prezantimit lidhur me njësinë e trajnimeve të VSA, mbajtur nga Sarah Engelhard, Menaxhere e Projektit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura, VSA (në këmbë) Foto nga VSA
Nga data 16 deri më 18 prill , SHUKALB zhvilloi një vizitë studimore ndërgjegjësuese në Zvicër, të organizuar nga Shoqata Zvicerane e Ekspertëve të Mbrojtjes të Ujit dhe Ujërave të Ndotura (VSA) në Glattburg . Vizita studimore u organizua në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Shërbimet e Ujit dhe Kanalizimeve (RCDN).
Qëllimi i vizitës studimore ishte të përmirësonte funksionet e menaxhimit organizativ të SHUKALB përmes shkëmbimeve të thella me VSA-në mbi njësitë e trajnimit, proceset strategjike, qendrat e kompetencave dhe dialogun e palëve të interesit.
Elisabeta Poci, Drejtore Ekzekutive (në këmbë), duke prezantuar në takimin me ekipin e SECO-s për Financimin e Infrastrukturës së Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik në Bernë. Foto nga SHUKALB
Përfaqësuar nga Elisabeta Poci (Drejtore Ekzekutive), Olta Alla (Menaxhere e Programeve dhe Koordinatore e Trajnimeve), Alban Kushi (Menaxher i Shërbimeve ndaj Anëtarëve dhe Administratës) dhe Evis Gjebrea (Zv. Drejtoreshë e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe Përfaqësuese e Bordit të SHUKALB) , ekipi i SHUKALB u thellua në një spektër të pasur temash gjatë dy ditëve intensive.
Nga proceset strategjike, qendrat e kompetencës dhe njësia e trajnimeve te financimi, komunikimi dhe lobimi dhe angazhimi i profesionistëve të rinj të ujit, turneu ishte një zhytje e thellë në praktikat më të mira të sektorit të ujit në Zvicër. Me rëndësi të veçantë ishte takimi me ekipin e SECO-s për Financimin e Infrastrukturës së Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik në Bernë, gjatë të cilit SHUKALB prezantoi përpjekjet e tij për të rritur kapacitetin dhe për të nxitur qëndrueshmërinë brenda sektorit të ujit në Shqipëri.
Për më tepër, turneu siguroi përvoja të drejtpërdrejta në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Neugut dhe Autoritetin Rregullator për Ujërat dhe Mbetjet në Bernë, duke ofruar njohuri të paçmueshme që do të formësojnë përpjekjet e ardhshme të SHUKALB.