SHUKALB hap Regjistrimin për Programin e D-LeaP Plani i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimi i Krizave
7 Maj, 2024
SHUKALB hap Regjistrimin për Programin e D-LeaP Plani i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimi i Krizave
Mungesa e mekanizmave përgjegjës për rritjen e ndotjes dhe rritjes frekuente të katastrofave natyrore sikurse përmbytjet dhe thatësirat pengojnë aftësinë e shërbimeve të furnizimit me ujë për të ofruar shërbimet e tyre në mënyrë të qëndrueshme, duke paraqitur kështu rrezik për shëndetin publik kombëtar.
SHUKALB ka planifikuar dhënien e Programit të D-LeaP Plani i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimi i Krizave gjatë periudhës qershor – korrik 2024. Nëpërmjet këtij programi, shoqëritë rajonale ujësjellës kanalizime mësojnë se si të identifikojnë rreziqet operacionale dhe si të planifikojnë, përgatitin , dhe t’u përgjigjen shpejt këtyre incidenteve, dhe si të shërohen në rast krizash dhe fatkeqësish. Përveç kësaj, pjesëmarresit marrin trajnime praktike të bazuara në skenare për vendimmarrje në kushte pasigurie, duke përfshirë, ndër të tjera, skenarin e një pandemie dhe tërmeti.
Regjistrimi për këtë program tani është i hapur!
Programi D-LEAP Plani i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimi i Krizave Workshop-i i parë: 04 Qershor 2024 në Tiranë Workshopi i 2-të: 18 Qershor 2024 në Tiranë Trajnim në punë dhe vizita në terren: 8-12 korrik 2024 në çdo Utilities Workshopi i 3-të dhe i fundit: 30 korrik 2024 në Tiranë
Formati: Tre trajnime të përbashkëta një ditore dhe një trajnim 1-ditor në punë, i kombinuar me një vizitë në terren dhe asistencë teknike gjatë një periudhe 2-mujore.
Grupi i synuar: Administratori / zv.administratori i shoqërive UK, drejtori teknik, inxhinierët dhe personeli i bashkive i Departamentit të Çështjeve Bashkiake.
Programi është veçanërisht i vlefshëm për menaxhimin e lartë dhe të mesëm në shoqëritë ujësjellës dhe kanalizime: Administratorët, menaxherët e funksionit tregtar dhe teknik, si dhe drejtuesit e njësive operative nën shoqëritë rajonale UK.