Forumi i Ujit të Danubit 2024: Pjesëmarrje aktive nga Delegacioni Shqiptar
5 Qershor, 2024
Forumi i Ujit të Danubit 2024: Pjesëmarrje aktive nga Delegacioni Shqiptar
Pjesëmarrësit në Forumin e Ujit të Danubit 2024 Foto nga IAWD
Forumi i Ujit të Danubit 2024 u mbajt më 29 dhe 30 maj 2024, në Brashov, Rumani, organizuar nga Programi i Ujit të Danubit, i drejtuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Ujit në Zonën Ujëmbledhëse të Lumit Danub, IAWD dhe Banka Botërore, dhe bashkë- financuar nga Qeveria Austriake, në bashkëpunim me Utility of the Future – Center of Excellence. Eventi u prit nga anëtarët e IAWD, Compania Apa Brasov dhe Shoqata Rumune e Ujit, ARA.
Forumi i këtij viti, me temë “Kapërcejmë dallgën: Risitë e Sektorit të Ujit për një realitet të ri klimatik”, arriti një pjesëmarrje rekord të mbi 300 profesionistëve të sektorit të ujit nga më shumë se 28 vende. Forumi kishte për qëllim të nxiste bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive për të adresuar sfidat e sektorit të ujit, duke paraqitur shembuj të praktikave më të mira dhe strategji inovative për të siguruar shërbime me cilësi të lartë në një mjedis që ndryshon vazhdimisht.
Gjashtëdhjetë ekspertë u shfaqën në skenë gjatë eventit dy-ditor, duke prezantuar një sërë temash thelbësore, duke përfshirë:
Sfidat që lidhen me ndryshimet klimatike
Tendencat në trajtimin e ujërave të ndotura
Ripërdorimi i ujit dhe ekonomia qarkulluese
Menaxhimi proaktiv i burimeve ujore
Strategjitë e shërbimit të ujit të qëndrueshme ndaj klimës
Menaxhimi kreativ i burimeve njerëzore
Qasje dhe teknologji inovative për menaxhimin e qëndrueshëm të shoqërive UK
Komunikimi efektiv për shërbimet e ujit
Një delegacion i rëndësishëm nga Shqipëria mori pjesë në forum, duke përfshirë përfaqësues nga disa shoqëri ujësjellës kanalizime, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK), Enti Rregullator i Ujit (ERRU) dhe SHUKALB.
SHUKALB u përfaqësua në forum nga Olta Alla, Menaxhere e Programeve dhe Koordinatore e Trajnimeve dhe Alban Kushi, Menaxher i Shërbimit ndaj Anëtarëve.
Ndër folësit e dalluar shqiptarë ishin:
Elsa Belba, Specialiste në AKUK dhe përfaqësuese e Gropit tëPRU Shqipëri, e cila ishte përzgjedhur si paneliste në Sesionin e Hapjes së Forumit dhe Bashkë-moderatore e Sesioneve 4 dhe 5 të titulluar “Rrethimi i kullimit – Tendencat në trajtimin e ujërave të ndotura, ripërdorimin e ujit dhe ekonominë qarkulluese.”
Enkelejda Gjinali, Pedagoge në Universitetin Politeknik të Tiranës e cila drejtoi këto sesione përkrah znj. Belba.
Pjesëmarrja dhe përfshirja aktive e pjesëmarrësve shqiptarë në Forumin e Ujit të Danubit 2024 nënvizoi angazhimin e tyre për të adresuar çështjet urgjente në sektorin e ujit. Forumi siguroi një platformë të vlefshme për shkëmbimin e njohurive dhe tregoi përkushtimin e Shqipërisë për të adoptuar strategji dhe praktika inovative për të përballuar sfidat e një realiteti të ri klimatik.