SHUKALB merr pjesë në trajnimin e RCDN-së mbi mbledhjen e fondeve të BE-së dhe zhvillimin e projekteve
5 Qershor, 2024
SHUKALB merr pjesë në trajnimin e RCDN-së mbi mbledhjen e fondeve të BE-së dhe zhvillimin e projekteve
Alban Kushi, Menaxher i Shërbimeve ndaj Anëtarëve (në këmbë) duke prezantuar një ushtrim në grup Foto nga RCDN
Nga data 12 maj deri më 17 maj 2024, projekti Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) organizoi një sesion trajnimi gjithëpërfshirës në Tivar, Mali i Zi, duke u fokusuar në mbledhjen e fondeve nga BE dhe zhvillimin e projekteve. Ky trajnim është krijuar posaçërisht për shoqatat të kualifikuara për thirrjen e 4-të të EURO MED për projekte tematike. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor të kualifikuar për Programin EURO MED, dhe rrjedhimisht në trajnim, përfshinin Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte pajisja e këtyre shoqatave me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të lundruar me sukses në kompleksitetin e mbledhjes së fondeve nga BE. Pjesëmarrësit përfshinin përfaqësues nga shoqatat partnere të RCDN-së të qeverisjeve vendore dhe shoqatat ujësjellës kanalizime nga vendet e përmendura më sipër të Ballkanit Perëndimor.
SHUKALB u përfaqësua nga Alban Kushi, Menaxher i Shërbimeve ndaj Anëtarëve dhe Leonida Hoxha, praktikante. Pjesëmarrja e tyre nënvizoi angazhimin e SHUKALB për të rritur kapacitetin e tij në zhvillimin e projekteve të BE-së dhe mbledhjen e fondeve.
Trajnimi u krye nga trajnerët ekspertë Vanja Starovlah, Darko Mrvaljević dhe Miodrag Kolić nga Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore (NALAS). Trajnuesit ofruan një mbulim të thelluar të disa fushave, duke përfshirë: ndërgjegjësimin për mundësitë e financimit të BE-së; Shmangia e gabimeve të zakonshme; Kuptimi i Vlerësimit të Projektit; Menaxhimi i Ciklit të Projektit; Analiza e situatës dhe identifikimi i problemit; Qasja e Matricës së Kornizës Logjike; Elementet e paketës së aplikimit dhe hartimi i projekt propozimeve.
Trajnimi ishte shumë interaktiv, duke i angazhuar pjesëmarrësit në ushtrime praktike dhe punë në grup për të përforcuar të mësuarit dhe për të lehtësuar zbatimin e njohurive teorike në skenarë real. Kjo qasje praktike siguroi që pjesëmarrësit jo vetëm të mësonin konceptet, por edhe t’ia zbatonin ato në praktikë përmes ushtrimeve të ndryshme duke i aplikuar ato.