Regjistrohuni tani për Programin e D-LeaP Menaxhimi i Aseteve
30 Korrik, 2024
Regjistrohuni tani për Programin e D-LeaP Menaxhimi i Aseteve
SHUKALB ka hapur regjistrimin për Programin e D-LeaP Menaxhimi i Aseteve. Ofrimi i programit këtë vit mbështetet bashkërisht nga Partneriteti i Danubit (D-LeaP) si dhe Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN).
Objektivi kryesor i programit është t’u mundësojë pjesëmarrësve të zhvillojnë një Plan efektiv të Menaxhimit të Aseteve (AMP) duke siguruar funksionimin dhe mirëmbajtjen efikase të aseteve të shoqërive UK. Programi do të përbëhet nga tre workshope, nga 1 ditë secila, ku i pari do të fillojë në 4 shtator dhe dy të tjerët në 12 dhe 19 shtator.
Gjatë kësaj periudhe, ekspertë/trajnerë do të ofrojnë asistencë teknike për pjesëmarrësit në procesin e zhvillimit të AMP.
SHUKALB do të angazhojë ekspertizën e nevojshme për të punuar ngushtë me ERRU në hartimin e metodologjisë për një plan gjithëpërfshirës për Menaxhimin e Aseteve. Ky shembull do të shërbejë si një kornizë e standardizuar për shoqëritë UK për ta përshtatur me nevojat dhe rrethanat e tyre specifike.
Programi synon 7 shoqëri ujësjellës kanalizime në Shqipëri duke angazhuar dy staf nga secila shoqëri, duke synuar në mënyrë specifike stafin drejtues, i cili përfshin rolet e menaxhereve të lartë dhe të mesëm. Kjo përfshin administratorët, menaxherët e financave dhe menaxherët teknikë.
Tarifa e pjesëmarrjes
Ky program ka mbështetje financiare nga programi D-LeaP, i cili mbulon kostot e trajnerëve dhe qiranë e ambienteve. Programi është i kufizuar në një numër të kufizuar prej 7 kompanish UK nga 2 pjesëmarrës. Tarifa e reduktuar e pjesëmarrjes për këtë program është:
Anëtarët e SHUKALB janë 23 000 lekë/person + TVSH, dhe për
Jo Anëtarë 28 000 lekë/personi + TVSH.
Ju lutemi, regjistrohuni online në këtë LINK ose konfirmoni pjesëmarrjen tuaj me e-mail ne training@shukalb.al deri më 20 gusht 2024.