Pikat Kryesore që duhet të prisni në Konferencën dhe Ekspozitën e 12-të të Përbashkët Ballkanike
2 Nëntor, 2024
Pikat Kryesore që duhet të prisni në Konferencën dhe Ekspozitën e 12-të të Përbashkët Ballkanike
Konferenca dhe Ekspozita e 12-të të Përbashkët Ballkanike, me temë “Bashkëpunimi fqinjësor: Promovimi i paqes përmes menaxhimit ndërkufitar të ujit“, do të mbahet nga 5 deri më 7 nëntor 2024, në Hotel Emerald në Prishtinë, Kosovë. Me eventin vetëm disa orë larg, ne ju mirëpresim t’ju takojmë atje!
Komiteti Organizativ dhe i Programit kanë kënaqësinë të ndajnë disa nga pikat kryesore të eventit.
Vendimarrës të nivelit të lartë dhe të ftuar të shquar
Ceremonia e hapjes së Konferencës më 5 nëntor 2024, do të nderohet nga pjesëmarrja e vendimmarrësve të nivelit të lartë dhe të ftuar të shquar. Ne presim SH. T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, do të mbajë fjalën përshëndetëse. Po ashtu, ambasadorët dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Zvicrës, Ambasadës Gjermane, Ambasadës së Holandës dhe Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë do të mbajnë gjithashtu fjalime përshëndetëse.
Eventet Pre-Konferencë
Aktiviteti i Lançimit të Partneritetit të Operatorëve të Ujit në Evropën Juglindore (WOP SEE) (Aktivitet i mbyllur, vetëm me ftesë)
Workshopi, i organizuar së bashku nga IAWD dhe GWOPA, do të zhvillohet në datat 4-5 nëntor në Hotel Emerald.
Objektivi i këtij aktiviteti është të identifikojë një listë të Partneriteteve të Operatorëve të Ujit (WOPs) dhe të zhvillojë plane veprimi tentative për të shfaqur interesin e kompanive UK në rajon, veçanërisht në lidhje me komunitetin e donatorëve dhe IFI-ve. Aktiviteti do të mbledhë të gjithë anëtarët e GWOPA-s, të cilët janë të interesuar të marrin pjesë si kompani mentore ose të mentorohen nën iniciativën WOP SEE. WOP-të potencial do të identifikohen duke evidentuar sfidat e përbashkëta dhe fusha specifike që mund të adresohen në mënyrë efektive përmes këtyre partneriteteve.
Takimi koordinues me palët e interesit: “Produktet e Zhvillimit të Kapaciteteve, Praktikat më të Mira dhe Rruga për të Ecur Përpara në Menaxhimi e Ujërave të Ndotura” (Aktivitet i mbyllur, vetëm me ftesë)
Takimi organizohet bashkarisht nga SHUKOS dhe SHUKALB. Takimi synon të nxisë një qasje të koordinuar për zhvillimin e kapaciteteve në fushën e ujërave të ndotura midis aktorëve kombëtare dhe rajonale duke lehtësuar shkëmbimin e njohurive, duke diskutuar mekanizmat inovativë dhe duke promovuar praktikat më të mira. Takimi organizohet në bashkëpunim dhe mbështetur nga projekti “Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve për Shërbimet Ujësjellës Kanalizime (RCDN+),” me fokus të veçantë që të njoh pjesëmarrësit me nismat e zhvillimit të kapaciteteve për ujërat e ndotura dhe inkurajimin e diskutimit dhe shkëmbimit të ideve midis pjesëmarrësve në lidhje me situatën aktuale, sfidat dhe mundësitë në menaxhimin e ujërave të ndotura.
Zotërimi i Programit Benchmarking HUB-i për Kosovën dhe Shqipërinë: Përdorimi i Platformës UBP për Optimizimin e Performancës (Aktivitet i mbyllur, vetëm me ftesë)
Workshopi do të mbledhë kompanitë UK pjesëmarrëse në Programin Benchmarking (UBP) Hub-i për Kosovën dhe Shqipërinë për të rritur aftësitë e koordinatorëve të HUB-it shqipfolës. Qëllimi është të përmbledhë dhe analizojë rezultatet e ciklit aktual të programit UBP, duke i krahasuar me standardet ndërkombëtare për të rritur performancën dhe garantuar qëndrueshmërinë e sektorit. Përveç kësaj, ndarja e praktikave më të mira do të kontribuojë në forcimin e rrjetëzimit dhe bashkëpunimit mes profesionistëve të sektorit të ujit.
Forumi i Profesionistëve të Rinj të Ujit (Aktivitet i Hapur)
Forumi i Profesionistëve të Rinj të Ujit ka për qëllim të nxisë diskutimin për zhvillim dhe ngritje profesionale të gjeneratave të reja që janë në sektor por dhe të atyre që synojnë të zhvillojnë karieren e tyre në sektorin e shërbimeve ujësjellës kanalizime si dhe të forcojnë rrjetëzimin me profesionistët nga rajoni dhe më gjerë.
Inovacionet Holandeze në Menaxhimin e Ujërave të Ndotura dhe Mbrojtjen nga Përmbytjet për Kosovën (Aktivitet i mbyllur, vetëm me ftesë)
Ky sesion interaktiv do të përfshijë prezantime dhe diskutime mbi teknologjitë inovative dhe praktikat e qendrueshme, duke paraqitur raste studimore të suksesshme nga Holanda. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përfshihen në diskutime që synojne nxitjen e partneriteteve dhe adresimin e sfidave, duke fuqizuar palët e interesuara për të zbatuar zgjidhje të avancuara dhe të përshtatura për nevojat e tyre specifike.
Programi i Konferencës
Programi i Konferencës do të paraqesë një kombinim të sesioneve paralele plenare dhe teknike, duke mbuluar një gamë të gjerë temash nga politikat deri te çështjet teknike dhe menaxhuese të sektorit të ujit.
Konferenca do të ketë dy folës kryesorë:
Dita e Parë:Armin Bigham Ghazani, Përfaqësues për Çështjet Mjedisore, Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën, do të mbajë një fjalim kryesor me temë “Shfrytëzimi i Marrëveshjeve Shumëpalëshe Mjedisore për Zhvillim të Qëndrueshëm: Konventa e Ujit e vitit 1992 dhe Protokolli i saj mbi Ujin dhe Shëndetin.”
Dita e Dytë: Harsha Ratnaweera, Profesor i Teknologjisë së Ujit dhe Ujit të Ndotur, Universiteti Norvegjez i Shkencave të Jetës, Norvegji do të mbajë një fjalim kryesor me temë “Dixhitalizimi i Sektorit të Ujit: Sfidat dhe Mundësitë”
Programi i Konferencës mund të gjendet në këtëLINK.
Eventi Social
Jemi të entuziazmuar të ftojmë të gjithë pjesëmarrësit e konferencës në një Event Social të paharrueshëm, të mërkurën, më 6 nëntor 2024, nga ora 19:30 deri në 23:00, në rezidencën elegante Che Bar Marigona. Kjo mbrëmje premton të jetë një eksperiencë e këndshme, duke ofruar një shumëllojshmëri ushqimesh dhe pijesh për t’u shijuar.
Atmosfera do të gjallërohet nga muzika fantastike, që do të mbajë energjinë të lartë dhe do të krijojë një sfond të përsosur për argëtim dhe socializim. Gjithashtu, kemi planifikuar disa surpriza emocionuese dhe aktivitete argëtuese që do ta bëjnë natën edhe më të paharrueshme.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për pjesëmarrësit që të çlodhen, të socializohen dhe të krijojnë lidhje të reja në një ambient të gjallë dhe të këndshëm. Për lehtësi, është organizuar transporti me autobus nga Hotel Emerald, me nisje në orën 19:00.
Ju mirëpresim!
Ekspozita Teknike
Pjesëmarrësit do të kenë gjithashtu mundësinë e vecantë për të eksploruar Ekspozitën Teknike, ku 26 kompani private lider do të shfaqin risitë e tyre më të fundit. Nga tubat, pompat dhe matësat më të avancuar te softuerët dhe shërbimet e specializuara inxhinierike dhe menaxhuese.
Për të mësuar më shumë rreth kompanive ekspozuese, vizitoni këtë link.
Stenda e SHUKALB dhe SHUKOS
Si në vitet e kaluara, SHUKALB dhe SHUKOS kanë përgatitur një stendë ekspozite të dedikuar, duke ofruar një mori informacionesh për të dyja Shoqatat. Pjesëmarrësit e konferencës do të kenë mundësinë të eksplorojnë gjithçka, nga përfitimet e anëtarësimit deri te materialet e detajuara mbi iniciativat dhe aktivitetet e ndryshme të udhëhequra nga Shoqatat. Një fokus i veçantë do t’i kushtohet mundësive të trajnimit dhe zhvillimit të kapaciteteve, duke reflektuar angazhimin tonë për të nxitur rritjen profesionale në sektorin e ujit.
Nëse nuk jeni regjistruar ende, mos u shqetësoni – mund të regjistroheni në vend dhe të bashkoheni me ne për këtë event të rëndësisishëm.