Promovimi i paqes përmes ujit: Sukses rekord në Konferencën dhe Ekspozitën e 12-të të Përbashkët Ballkanike
13 Dhjetor, 2024
Promovimi i paqes përmes ujit: Sukses rekord në Konferencën dhe Ekspozitën e 12-të të Përbashkët Ballkanike
Pjesëmarrësit e konferencës Foto nga Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike (K&EPB)
Konferenca dhe Ekspozita e 12-të e Përbashkët Ballkanike, “Bashkëpunimi fqinjësor: Promovimi i paqes përmes menaxhimit ndërkufitar të ujit“, organizuar bashkërisht nga SHUKALB dhe SHUKOS më 5 deri më 7 nëntor 2024 në Prishtinë, Kosovë, theu një tjetër rekord pjesëmarrjeje, me mbi 500 profesionistë të ujit nga 21 vende, që përfaqësonin shoqëri ujësjellës kanalizime, kompani private, institucione akademike, donatorë dhe entitete qeveritare në të gjitha nivelet. Si gjithmonë, eventi ofroi një platformë të jashtëzakonshme për shkëmbimin e njohurive dhe rrjetëzimin, duke nxitur lidhjet midis profesionistëve të përkushtuar për përmirësimin e sektorit të ujit në Ballkan.
Përpara fillimit të Ceremonisë së Hapjes, më 7 Nëntor, u organizuan disa aktivitete para-konferencë duke përfshirë Aktiviteti i Lançimit të Partneritetit të Operatorëve të Ujit në Evropën Juglindore (WOP SEE),Takimi koordinues me palët e interesit: “Produktet e Zhvillimit të Kapaciteteve, Praktikat më të Mira dhe Rruga për të Ecur Përpara në Menaxhimi e Ujërave të Ndotura”; Workshop-i “Zotërimi i Programit Benchmarking HUB-i për Kosovën dhe Shqipërinë: Përdorimi i Platformës UBP për Optimizimin e Performancës”; Forumi i Profesionistëve të Rinj të Ujit nga Kosova dhe Shqipëria; Workshop-i “Inovacionet Holandeze në Menaxhimin e Ujërave të Ndotura dhe Mbrojtjen nga Përmbytjetpër Kosovën”, i cili u organizua sërish më 8 nëntor me pjesëmarrjen e palëve të interesit të sektorit të ujit në Shqipëri.
Petrit Tare, President i SHUKALB, gjatë Ceremonisë së Hapjes Foto nga K&EPB
Ceremonia e hapjes së Konferencës në mbrëmjen e 5 nëntorit filloi me fjalën përshëndetëse të presidentit të SHUKALB, Petrit Tare dhe presidentit të SHUKOS, Jeton Shabani, të cilët i përshëndetën të pranishmit dhe i ftuan të ndjekin programin e konferencës gjatë dy ditëve të ardhshme dhe të vizitonin ekspozitën teknike të sektorit privat e organizuar paralelisht me konferencën.
Ceremonia e hapjes vazhdoi me fjalën përshëndetëse të SH.T. Jürg Sprecher, Ambasador i Zvicrës, SH.S. Karin Boven, Ambasadore e Holandës në Kosovë dhe Z. Daniel Alker, Udhëheqës i Bashkëpunimit për Zhvillim, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë. Fjalët e tyre përshëndetëse theksuan sesi partneriteti mund të ndërtojë paqen.
Prof. Enkelejda Gjinali, Universiteti Politeknik i Tiranës duke marrë çmimin “Një jetë në sektorin e ujit” nga Petrit Tare, President i SHUKALB. Foto nga K&EPB
Ceremonia e hapjes vazhdoi me ceremoninë tradicionale të ndarjes së çmimeve për njohjen e përpjekjeve të individëve që kanë pasur ndikim në punën e tyre dhe në përmirësimin e sektorit të ujit. Çmimi i SHUKALB i “Bordit të Drejtorëve” iu dha Prof. Enkelejda Gjinali, Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit, Universiteti Politeknik i Tiranës, ndërsa çmimi “Një jetë në sektorin e ujit” iu dhanë Ndriçim Shani, ish Kryetar i Entit Rregullator të Ujit dhe Edmond Koçi, Drejtor i Shpërndarjes pranë Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës. Çmimi i SHUKOS i “Bordit të Drejtorëve” iu dha Burbuqe Nushi Latifi, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Kosovë, ndërsa çmimi “Një jetë në sektorin e ujit” iu dhanë Avni Caka, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakovë, and Agim Demaj, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtinë.
Ceremonia e hapjes u përmbyll me hapjen zyrtare të Ekspozitës Teknike.
Programi Teknik i Konferencës konsistoi nga 12 sesione me tematika të ndryshme të organizuara në 8 sesione të ndryshme paralele dhe 4 sesione plenare, të cilat trajtuan mbi 40 prezantime, duke mbuluar një gamë të gjerë temash të shumëanshme.
Elisabeta Poçi, Drejtor Ekzekutiv i SHUKALB në hapjen e ditës së parë të Konferencës Foto nga K&EPB
Programi Teknik i Konferencës filloi në mëngjesin e datës 6 Nëntor, me fjalën e mirëseardhjes nga Elisabeta Poçi, Drejtore Ekzekutive e SHUKALB, e cila bëri një pasqyrë të aktiviteteve parakonferencës që u zhvilluan një ditë më parë. Ajo vlerësoi edhe kontributin e sponsorëve që mbështetën organizimin e eventit.
Konferenca vazhdoi me fjalimin e parë kryesor nga Armin Bigham Ghazani, Përfaqësues për Çështjet Mjedisore, Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) i cili mori pjesë online dhe mbajti një prezantim me titull “Shfrytëzimi i Marrëveshjeve Shumëpalëshe Mjedisore për Zhvillim të Qëndrueshëm: Konventa e Ujit e vitit 1992 dhe Protokolli i saj mbi Ujin dhe Shëndetin”.
Sesioni i parë plenar i programit “Ndërtimi i Urave: Roli i Menaxhimit të Ujërave Ndërkufitar në Forcimin e Bashkëpunimit Rajonal” Foto nga K&EPB
Sesioni i parë plenar i programit me titull “Ndërtimi i Urave: Roli i Menaxhimit të Ujërave Ndërkufitar në Forcimin e Bashkëpunimit Rajonal” ishte në linjë me temën e përgjithshme të konferencës. Sesioni u moderua nga Elisabeta Poçi, Drejtore Ekzekutive, SHUKALB dhe u bashkë-moderua nga Florent Demelezi, Profesionist i Ri i Ujit, Kosovë. Panelistët që iu bashkuan diskutimeve ishin Arduen Karagjozi, Drejtor i Menaxhimit Strategjik, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Shqipëri; Ylber Mirta, Drejtor i i Departamentit për Ujin, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Fizik, Maqedonia e Veriut; Fatlije Buza, Udhëheqëse e Divizionit për Planifikim Resurseve Ujore, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Kosovë; Bashkim Kurti, Kryeshef Ekzekutiv, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica, Kosovë; dhe Baton Begolli, Ekspert në Sektorin e Ujit, Kosovë.
Sesioni i dytë Plenar “Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimaterike: Menaxhimi i Mungesës së ujit, Thatësirave dhe Përmbytjeve në Ballkanin Perëndimor”
Foto nga K&EPB
Sesioni i dytë plenar “Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimaterike: Menaxhimi i Mungesës së ujit, Thatësirave dhe Përmbytjeve në Ballkanin Perëndimor” u moderua nga Prof.Dr. Albena Reshitaj, Anëtare e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim & Kryesuese e GP për Monitorimin e Ligjit të Ujërave, Komisioni Parlamentar, Kosovë dhe u bashkë-moderua nga Erdonita Humolli, Menaxhere Projekti, SHUKOS. Panelistët që iu bashkuan diskutimeve ishin Zef Maçi, Drejtor, Kompania Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lezhë, Shqipëri;
Fitore Pacolli Dalipi, Kryetare e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Komisioni Parlamentar, Kosovë; Raimund Mair, Specialist i Lartë i Menaxhimit të Burimeve Ujore, Banka Botërore, Austri; Fadil Berisha, Kryeshef Ekzekutiv, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor Prizren, Kosovë; Sylejman Latifi, Zyrtar për Mbrojtjen nga Veprimet e Dëmshme, Departamenti i Ujërave, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Kosovë; dhe Bashkim Kastrati, Projekti “Sistemi i integruar i menaxhimit të thatësirës dhe masat për të zbutur ndikimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë”, SHUKOS&GWPCCE, Kosovë.
Sesioni i tretë plenar “Direktiva e Trajtimit të Ujit të Ndotur Urban: Mundësitë për të Kapërcyer Përpara”
Foto nga K&EPB
Sesioni i tretë plenar “Direktiva e Trajtimit të Ujit të Ndotur Urban: Mundësitë për të Kapërcyer Përpara” u moderua nga Jovan Gjika, Koordinator Projektesh, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, Shqipëri dhe u bashkë-moderua nga Megi Marku, Profesioniste e Re e Ujit, Shqipëri. Panelistët që iu bashkuan diskutimeve ishin Arben Musaj, Koordinator Projektesh, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, Shqipëri; Ljupka Dimovska Zajkov, Zëvendës Drejtore e Departamentit të Ujërave, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Fizik, Maqedonia e Veriut; Francois Debergh, Drejtor për Bullgarinë dhe Greqinë, Drejtor i Zhvillimit për Ballkanin Jugor, Veolia; Fatlije Buza, Udhëheqëse e Divizionit për Planifikim Resurseve Ujore, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Kosovë; Zvonko Naumoski, Këshilltar për Zhvillimin e Kapaciteteve, Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve, GIZ, Maqedonia e Veriut; dhe Lindita Troka, Konsulente për Ujin dhe Sanitetin, Banka Botërore, Shqipëri.
Programi i Konferencës vazhdoi me sesione paralele kushtuar Menaxhimit të Qendrueshëm i Burimeve Ujore; Menaxhimi Teknik i Sistemeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve; dhe Menaxhimi i Kompanive Ujësjellës-Kanalizime.
Bekim Juniku, Zv. Drejtor Ekzekutiv i SHUKOS në hapjen e ditës së dytë të Konferencës Foto nga K&EPB
Dita e dytë e konferencës, më 7 nëntor, filloi me fjalën përshëndetëse nga Bekim Junik, Zv. Drejtor Ekzekutiv i SHUKOS, i cili përshëndeti pjesëmarrësit dhe prezantoi një përmbledhje të shpejtë të një dite më parë. Në konferencë mbajti një fjalim përshëndetës edhe Getoar Mjeku, zv. Ministër i Ekonomisë së Kosovës.
Getoar Mjeku, Zv Ministër i Ekonomisë së Kosovës duke mbajtur fjalën përshëndetëse. Foto nga K&EPB
Konferenca vazhdoi me fjalimin e dytë kryesor nga Harsha Ratnaweera, Profesor i Teknologjisë së Ujit dhe Ujit të Ndotur, Universiteti Norvegjez i Shkencave të Jetës, Norvegji, i cili mori pjesë online dhe mbajti një prezantim me titull “Dixhitalizimi i Sektorit të Ujit: Sfidat dhe Mundësitë”.
Sesioni i katërt dhe i fundit plenar, Përdorimi i Teknologjisë Dixhitale për të Fuqizuar Kompanitë Ujësjellës-Kanalizime u moderua nga Albert Salltakaj, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, Kosovë dhe u bashkë-moderua nga Elsa Belba, Profesioniste e Re e Ujit, Shqipëri. Panelistët që iu bashkuan diskutimeve ishin Petrit Tare, Drejtor, Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Korçë, Shqipëri; Valon Prebreza, Drejtor, Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Ministria e Ekonomisë, Kosovë; Arsim Fetahu, Kryeshef Ekzekutiv, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, Kosovë; Gábor Brandstätter, Drejtor i Zhvillimit, Qëndrueshmërisë dhe Inovacioneve, Ujësjellësi i Budapestit, Hungary; dhe Veprim Jasharaj, Profesionist i Ri i Ujit, Sistemi Informativ për Shërbime Ujore, Kosovë.
Sesioni i katërt dhe i fundit plenar “Përdorimi i Teknologjisë Dixhitale për të Fuqizuar Kompanitë Ujësjellës-Kanalizime” Foto nga K&EPB
Programi vazhdoi me sesione teknike paralele kushtuar Aspektet Institucionale dhe Rregullatore të Sektorit Ujësjellës-Kanalizime; Menaxhimi i Ujërave të Ndotura dhe Llumit; dhe Menaxhimi i Kompanive Ujësjellës-Kanalizime.
Ekspozita Teknike
Pjesëmarrësit në konferencë patën mundësinë të eksploronin Ekspozitën Teknike, e cila u hap zyrtarisht më 5 nëntor pas ceremonisë së mirëseardhjes dhe u zhvillua paralelisht me Programin Teknik më 6 dhe 7 nëntor. Ekspozita prezantoi 26 kompani lokale dhe ndërkombëtare nga 12 vende të ndryshme, duke paraqitur gjithçka, nga shërbimet e avancuara inxhinierike deri te mjetet dhe teknologjitë novatore si tubat, pompat, matësat dhe sistemet softuerike.
SHUKALB dhe SHUKOS shprehin mirënjohjen e tyre të përzemërt për organizatat dhe kompanitë që kontribuan në suksesin e Konferencës dhe Ekspozitës së 12-të të Përbashkët Ballkanike. Falenderime të veçanta shkojnë për Veolia, Rrjetin Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve (RCDN), Ambasadën e Mbretërisë së Holandës, IAWD dhe Hotel Emerald.
Kemi kënaqësinë të ndajmë prezantimet e bëra gjatë dy ditëve të konferencës, së bashku me fotot e eventit. Ju lutemi klikoni në linqet e mëposhtme për të parë dhe shkarkuar materialet: