Forcimi i burimeve njerëzore në sektorin e ujit – SHUKALB zhvillon në Tiranë takimin e dytë ndërinstitucional
7 Maj, 2025
Forcimi i burimeve njerëzore në sektorin e ujit – SHUKALB zhvillon në Tiranë takimin e dytë ndërinstitucional
Më 11 prill 2025, në ambientet e Hotel Hilton Garden Inn në Tiranë, SHUKALB organizoi takimin e dytë të grupit ndërinstitucional të punës për menaxhimin e burimeve njerëzore në sektorin ujësjellës kanalizime (UK), i organizuar, në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN).
Takimi u përqendrua në diskutimin e mëtejshëm të çështjeve kryesore shqetësuese në lidhje me burimet njerëzore në sektorin e ujit, të identifikuara nga takimi i mëparshëm. Çështjet më vonë u prioritizuan dhe u përfshinë në Planin Vjetor të Punës së grupit të punës.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Enti Rregullator i Ujit, Shoqëria UK Kamëz, Shoqëria UK Rajoni Gjirokastër, Shoqata për Autonomi Vendore dhe SHUKALB. Pjesëmarrësit sollën këndvështrime të ndryshme mbi sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e menaxhimit të burimeve njerëzore në shoqëritë UK, duke kontribuar me ide konkrete dhe duke shprehur angazhim për bashkëpunim të mëtejshëm.
Grupi i Punës do të vazhdojë të punojë për zhvillimin e një Letre Pozicioni i cili do të pasqyrojë diskutimet gjatë dy takimeve të fundit.