Ka ende kohë për t’u regjistruar në Konferencën dhe Ekspozitën e 13-të të Përbashkët Ballkanike
14 Tetor, 2025
Ka ende kohë për t’u regjistruar në Konferencën dhe Ekspozitën e 13-të të Përbashkët Ballkanike
?️ 11–13 Nëntor 2025 | Grand Blue Fafa Resort, Durrës, Shqipëri
SHUKALB dhe SHUKOS kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të bashkoheni me ne në Konferencën dhe Ekspozitën tonë të 13-të të Përbashkët Ballkanike, me temë kryesore “Menaxhimi i qëndrueshëm i ujit përballë ndryshimeve klimatike”. Eventi do të vërë theksin në rëndësinë gjithnjë në rritje të qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike, efiçencës së burimeve dhe bashkëpunimit rajonal në menaxhimin e qëndrueshëm të sistemeve të ujit.
Konferenca e këtij viti pritet të mbledhë së bashku më shumë se 500 pjesëmarrës nga rajoni i Ballkanit dhe më gjerë, duke përfshirë profesionistë nga Shoqëritë UK, përfaqësues të pushtetit qendror dhe lokal, akademikë, donatorë, kompani private dhe organizata ndërkombëtare. Konferenca ofron një platformë të jashtëzakonshme për ndarjen e njohurive, prezantimin e kërkimeve të reja dhe nxitjen e bashkëpunimit profesional dhe institucional në të gjithë rajonin.
Paralelisht me Konferencën, një Ekspozitë Teknike do të mbahet në hapësirën pranë sallave kryesore të konferencës, me afro 30 stenda ku kompanitë do të shfaqin produktet, teknologjitë dhe zgjidhjet më të fundit për sektorin e ujit dhe ujërave të ndotura.
Regjistrohuni tani!
Regjistrimi për Konferencë është ende i hapur dhe ne ftojmë të gjithë profesionistët, institucionet dhe kompanitë e interesuara të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre. Ju mund të regjistroheni online duke vizituar faqen zyrtare të internetit:
? Ju lutemi vini re: Periudha e regjistrimit me tarifa të ulëta ka përfunduar, por regjistrimi i rregullt mbetet i hapur deri në fillimin e Konferencës.